Connect with us

Komente

Abdyl Frashëri 1879: Gjeneral, ju mund të keni të drejtë, por ne jemi epirotë, dhe për momentin armiku ynë i menjëhershëm është Greqia…”

Published

on

Nga Aurenc Bebja*

“La France” ka botuar, të hënën e 5 majit 1879, në faqen n°2, shkrimin e Korrespondencës politike të Vjenës në lidhje me çështjen greke si dhe takimin asokohe të Abdyl Frashërit me Guiseppe Garibaldin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Buletini i jashtëm

Propozimi i Waddington-it.

Kohët e fundit kemi folur për propozimin e Waddington-it dhe cituam Pester Lloyd-in në lidhje me lajmet për një pajtim zyrtar të Austro-Hungarisë. Korrespondenca politike e Vjenës, e 2 majit, shprehet kështu në një artikull kushtuar çështjes greke :

“Kabineti francez duhet të dijë që një fuqi e madhe fqinje dhe miqësore dyshon për mënyrën me të cilën Franca kërkon që të zgjidhet çështja greke. Fuqia e madhe në fjalë propozon të mos e paraqesë këtë pyetje në një konferencë ambasadorësh, por të lë, përkundrazi, ambasadorët e akredituar pranë Portës së Lartë ta zgjidhin atë përmes rrugëve të zakonshme diplomatike.”

E njëjta gazetë botoi një ditë më parë një korrespodencë nga Kostandinopoja, në të cilën thuhej se një figurë e lartë u ishte përgjigjur delegatëve shqiptarë : “Ne nuk mund të bëjmë asgjë në mënyrë të hapur për ju, por nuk refuzojmë t’ju bëjmë një favor; takoni Garibaldin.”

Korrespondenti gazetës austriake shkon më tej. Ai vazhdon në këto fjalë :

“Heroi i Caprera-s”, pasi dëgjoi dëshirat e tyre, u tha që në fillim : “Ju nuk duhet të injoroni se armiku juaj më i rrezikshëm është Perandoria Austro-Hungareze. Ju duhet të ruheni dhe të jeni të përgatitur veçanërisht kundër këtij armiku.”

Thuhet se Abdyl beu i ka kthyer këtë përgjgje : “Gjeneral, ju mund të keni të drejtë, por ne jemi epirotë, dhe për momentin armiku ynë i menjëhershëm është Greqia, dhe ne ju kërkojmë të na mbroni nga orekset e saj.” — “Me gjithë dëshirë, u tha heroi. Do tu japim tridhjetë mijë pushkë që mbushen nga gryka dhe municionet e nevojshme. Vetëm ju do të angazhoheni t’i përdorni ato ditën kur do të merrni sinjalin tonë dhe kur partia ime dhe unë do t’ju thërrasim.”

Delegatët shqiptarë premtuan gjithçka që Garibaldi dëshironte.

Edhe pse “Avvenire d’Italia” pretendon se është në gjendje të pohojë se fuqia miqësore dhe fqinje në fjalë nuk është Italia, kjo gazetë beson se marrëveshja nuk është arritur ende midis kabineteve.

Sa i përket Italisë, ajo nga ana e saj i kushton një artikull të madh mosmarrëveshjes turko-helene dhe sugjeron që në Prevezë, në bisedimet e fundit, është vërejtur se ka aspirata të tjera për të mbrojtur sesa ato të racës helene.

Çështja, siç mund të shohim, është larg e të qenit e zgjidhur.

Continue Reading

Komente

Gazetari Furkan Saliu mesazh Ahmetit: Mos e flliqni sportin…

Published

on

By

Furkan Saliu – gazetar:

Para disa viteve, me vinte aq gerrdi kur e shihja se si e shfrytezojne per qellime politike FC Shkupi, sa qe vendosa qe mos te shkoj me ne stadium.
Pasi KF Shkëndija u be me pronare te ri qe i dhane nje pamje evropiane klubit, fillova serish te shkoj ne stadium. Prej Shkupi ne Tetove, vetem per tu kenaqur me kete loje te bukur. Enderra dhe deshira me e madhe e imja ishte qe kete klub nje dite ta shoh ne UEFA Champions League.
Prej sot, per mua personalisht, Shkendija e humbi shkelqimin qe e kishte ne syte e cdo shqiptari.
Sportistet merren me sport sepse nuk duan te degjojne per politike.
Sporti nuk duhet te felliqet me politike, duhet te mbetet i paster qe lojtaret ta ndjenje veten me fat vetem kur te zbresin ne fushen e gjelbert.
Si t’ua shpjegosh kete fotografi mijera djemve te rinj’ qe enderrojne nje dite te jene futbollist profesional?
Qe nese don’ te behesh futbollist duhesh te jesh anetare i partise?

#JoPolitikeMeSport!!!

Postimi i plotë:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1446297092382838&id=100010076834178

Continue Reading

Komente

Reagon Krenar Osmani i Ballistësve: E pafalshme dhe e shpifur

Published

on

By

Krenar Osnani (Ballistët):

E pafalshme dhe e shpifur tentativa për të fituar poena politik në krah të Shkëndisë!

TURP!

Postimi i plotë:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160300605414672&id=735369671

Continue Reading

Komente

Ballistët OUT, BDI IN

Published

on

By

Arianit Xhaferi në Facebook:

Ballistët OUT ➡️
BDI IN⬅️

Haxhi, me nder me thanë e ke dhí…
Le ta themi hapur dhe zëshëm, KF Shkëndija duhet të jetë epiqendër e bashkimit të shqiptarëve, por sot u bë epiqendër e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Prezenca e partisë në pushtet në fushën e blertë është e turpshme. Nëse duhej, më mirë t’i kishin ftuar krerët e të gjitha partive shqiptare, pse jo edhe të partive maqedonase. Ose ASNJË. Por kjo është e turpshme.

Unë nuk jam Ballist, jam vetëm një tifoz i thjeshtë që e ndjek Shkëndijën kur kam kohë, por BALLISTËT që lanë pas punët e tyre, familjet e tyre, fëmijët e tyre, karrierat e tyre për ngjyrat kuq e zi, nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

Tribinat do hapen, tifozët dhe BALLISTËT do ndihen të huaj…

Turp!

Continue Reading

Aktuale