in7 - 2019

Denoncime

Strugë, ndërtohet me të madhe në bregun e liqenit / Institucionet heshtin

Publikuar

on

Derisa qytetarët qëndronin mbyllur në shtëpitë e tyre për tu ruajtur nga pandemia e koronavirusit, dikush ka shfrytëzuar rastin për të bërë zgjerime apo ndërtime te reja në breg te liqenit. Punohet pa ndërprerje, betonohet në pak metra nga liqeni, shtohen anekse në objektet ekzistuese e madje edhe ndërtime te reja. Institucionet duket sikur nuk i shohin ato që i shohin gjithë qytetarët, shkruan in7.

Nga Komuna e Strugës nuk iu përgjigjen pyetjeve tona. Kontaktuam edhe me Udhëheqësin e Sektorit të Urbanizmit, Natmir Nexhipi. Edhe ai ishte i pakapshëm dhe nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Nga Policia e Strugës, jozyrtarisht mësuam se tashmë janë marrë disa iniciativa, por që janë në procedurë fillestare. Kanë dalë në terren pas paraqitjes nga qytetarë, por ende askush nuk është vënë para drejtësisë.

Objekti më i madh që bie në sy është ai i Hotel Drim-it. Një objekt që ka filluar gjatë verës së vitit të kaluar është përfolur shumë edhe në media, por edhe nga partitë politike. Disa herë është kërkuar llogari nga autoritete lokale, por askush nga Komuna e Strugës deri tani nuk ka dhënë llogari. Në Këshillin e Komunës këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Emin Kupa, disa herë ka kërkuar sqarim, duke pretenduar se objekti është pa leje. Ai madje publikoi një dokument të lëshuar nga Komuna e Strugës, në të cilin shkruhej se për objektin ne fjalë ështe duke u zhvilluar një procedurë për dhenien e lejes për rinovim të objektit. E ndërkohë që punimet vijonin ende pa e marrë lejen. Përkundër kësaj, opozita akuzonte se ky ndërtim nuk ka të bëjë fare me rinovimin, por është objekt krejtësisht i ri dhe shumë më i madh.

Hotel Drim në Strugë

“Është absurde. Ndërtohet vazhdimisht pa ndërprerje, ndërkohë që vetë Këshilli i Komunës votoi moratorium për çdo ndërtim shkaku i rrezikut të humbjes së statusit nga UNESCO dhe rekomandimeve nga Qeveria. Merko nuk ka dhënë llogari dhe vazhdimisht fshihet. Punimet tek ky objekt, por edhe në objektet tjera rreth liqenit nuk janë ndërprerë. Përkundrazi, janë intensifikuar e sidomos tani në kohë të pandemisë. Këtë e shohin të gjithë, përveç Ramiz Merkos, inspektorëve komunalë, policisë dhe prokurorisë. Është për të ardhur keq”, thotë për in7, Imer Imeri nga Aleanca për Shqiptarët.

Për të mësuar më shumë rreth objektit tek Hotel Drim-i, shkuam ne vendngjarje. Kontaktuam me Drejtorin Teknik të hotelit, Pero Meçkaroski, i cili nuk deshi të prononcohet. Shkurtimisht na tha se kanë leje dhe e kanë angazhuar avokatin të merret me këtë punë. Deklaratë, tha, nuk mund të jap unë. Për objektin në fjalë, mësuam se ka pasur denoncim në polici. Policia ka kërkuar informacione të detajuar nga ana e Inspektorit të Ndërtimit në Komunën e Strugës. Por kjo ka ndodhur para më shumë se tre muaj, ndërsa nuk kemi dijeni se deri ku ka shkuar kjo procedurë.

Për vite me radhë ndërtimet në bregun e liqenit kanë qënë temë kryesore në media dhe ndër qytetarë, sidomos gjatë muajve të pranverës, atëherë kur bëhen parapërgatitjet për sezonin veror. Kreu i Komunës sëStrugës, Ramiz Merko vazhdimisht këmbëngul se në Strugë nuk ka ndërtime pa leje, por pamjet flasin ndryshe. Koncesionet e shumicës së plazheve nuk janë aktive, është votuar moratorium për çdo ndërtim dhe aktivitet ndërtimor, por sërish ndërtohet. A janë me leje apo pa leje, askush nuk e dëshmon me fakte. /in7.tv/

 

 

Vazhdo leximin

Denoncime

Shmanget aks¡dent i rëndë në Kumanovë – Treni kalon në mes të rrugës, por trau i sigurisë nuk duket askund (VIDEO)

Publikuar

on

nga

Një ngjarje e çuditshme dhe e rrez¡kshme ka ndodhur para pak çastesh në Llopatë të Kumanovës. Në binarët e hekurudhës që kalon nëpër rrugën që hyn nga Kumanova në fshatrat e Likovës, sonte teksa kalonte treni, trau i sigurisë nuk është lëshuar. Asnjë sinjal që tregon se kalon treni, por veç kujdesi i shoferëve që kanë kaluar në moment, ka shmangur ndonjë aks¡dent fatal, përcjell in7.

Siç na tregojnë nga terreni, por edhe nga pamjet më poshtë, shihet se trau i sigurisë nuk duket askund dhe për më tepër, nuk ka as edhe ndonjë sinjal tjetër sigurie që i njofton shoferët të ndalojnë sepse në moment kalon treni.

0

Vazhdo leximin

Denoncime

E çuditshme, por e vërtetë – Konsullata shqiptare dhe ajo sërbe ndajnë të njëjtin objekt në Manastir (FOTO)

Publikuar

on

nga

Në fotografinë më poshtë mund të shikoni se si Konsullata e Republikës së Shqipërisë në qytetin e Manastirit është e vendosur në të njëjtin objekt me Konsullatën e Sërbisë dhe atë të Rumanisë. Foografia po bën xhiron në rrjetet sociale nga qytetarë që pyesin se si është e mundur kjo gjë.

Shikoni fotografinë më poshtë!

 

Vazhdo leximin

Denoncime

Turqia shet sisteme anti-dron në Shqipëri, mediat greke japin alarmin

Publikuar

on

nga

Lajmi i botuar në mediat turke se Shqipëria po furnizohet nga a rmët anti-dronë ka alarmuar mediat turke që e shohin si me rrezik këtë bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe vendit tonë.

“Bashkëpunimi për mbrojtjen Shqipëri-Turqi është forcuar dhe kjo kuptohet nga fakti se Shqipëria ka blerë sisteme dronësh nga një kompani turke e mbrojtjes me seli në Turqi, sipas mediave të shtetit dhe qeverisë turke”, kështu e nis artikullin kushtuar marrëdhënieve shqiptaro –turke një nga mediat online në Greqi.

Ende pa u shuar debati i ndezur për marrëveshjen Shqipëri –Greqi për çështjen e kufirit detar, mediat e shtetit fqinj i kushtojnë rëndësi të veçantë marrëdhënieve dhe zhvillimeve diplomatike, sidomos atyre për sigurinë, duke vendosur në lupë shtetin turk.

Teknologjitë Kombëtare të Mbrojtjes të Teknologjive të Lu ftës Inc. me qendër në Antagia ka prodhuar kits anti-dron për rreth 25 vjet. Sistemi, duke përfshirë një sistem paralajmërimi të hershëm të mjetit ajror pa pilot (UAV), është eksportuar në Shqipëri dhe Katar. Të dy vendet janë të parët që blejnë sistemet turke nga Turqia, ndërsa një kompani turke njoftoi se negociatat po vazhdojnë me vendet e tjera.

Koordinatori i kërkimit dhe zhvillimit i ndërmarrjes turke, Bekir Yalsin, i tha medias se kompania prodhon bllokime dhe sisteme anti-dron në përputhje me kërkesat e Forcave të Armatosura Turke. Sipas informacioneve, shqiptarët do të përdorin sistemet kundër mjeteve ajrore pa pilot që transportojnë dr ogë, bo mba ose lloje të tjera të objekteve të paligjshme”, thuhet në artikull.

Më tej shkruhet se “Pyetja që ngrihet është kush i ndalon ata t’i përdorin ato kundër dronëve grekë për shembull? Yalsin theksoi se sistemi anti-dron “IHAMAX” i eksportuar në Shqipëri është superior ndaj produkteve të tjera në fushën e tij, peshon rreth 4 kg dhe siguron mbrojtje lineare dhe rrethore deri në 2 km”.

“Ju kujtojmë se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Turqinë, dhe shpesh konsulentë turq marrin pjesë për trajnimin e forcave të ar matosura shqiptare. Ankara gjithashtu po përgatitet të zgjerojë objektet e saj në bazën e Pashalimanit në Vlorë, ??ku ankorohen anijet lu ftarake detare turke, dhe ka shumë të ngjarë që mini-aeroplanmbajtësi turk “Anadolu” të vendoset atje periodikisht, me përfundimin e saj për disa muaj.

Theksohet gjithashtu se një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ushtarake për Forcat e A rmatosura Shqiptare është dërguar vazhdimisht nga Turqia për disa vjet. Komandot shqiptarë dhe Forca Speciale Ushtarake e Policisë në Zall Herr tashmë kanë zëvendësuar modelet e armëve ruse me a rmë automatike turke, si M20, MP5, M4A1, MPT-76, etj. Ndërtesat e sapo-ndërtuara me standarde të NATO-s në Bazën Ajrore Kuçovë mbajnë ngjyrën karakteristike të ullirit të instalimeve ushtarake turke”, thuhet më tej në artikull.

Sipas medias greke, objektet e financuara nga Turqia e fabrikës së municionit në Poliçan dhe bazës detare Bisht Palla në Durrës, të cilat sigurojnë qasje të papenguar në të gjitha anijet e Marinës Turke si pjesë e bashkëpunimit ushtarak dypalësh, janë përmirësuar gjithashtu.

“Vizitat e shpeshta të nëndetëseve turke në bazën detare të Durrësit janë një ngjarje e jashtëzakonshme. Për Turqinë, Shqipëria ka një pozitë të shquar në Ballkan për planet e saj neo-Osmane, të cilat tani po shpalosen në Nago-Karabak dhe Mesdheun Lindor”, thuhet në këtë artikull.(Shqip)

Vazhdo leximin

Aktuale