Connect with us

Denoncime

Largohet tabela në Gjuhë Shqipe te Qendra Klinike në Shkup / Denoncon ish Ministri i Shëndetësisë

Published

on

Ditëve të fundit në hyrjen e Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup është larguar tabela informuese, e shkruar në dy gjuhë. E këtë e denocoi sot edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ky i fundit thekson se tabela edhe në Gjuhën Shqipe është vendosur gjatë kohës që ai ishte Ministër i Shëndetësisë, ndërsa akuzon pushtetin se me largimin e tabelës, po tregon se sa prapa në kohë, sipas tij ka ecur Maqedonia, përcjell in7.

Ecja e kohës para supozon të sjellë edhe zhvillimin e çdo gjëje në përgjithësi, po ky nuk është rasti në Maqedoni…
Në kohën kur ministria e Shëndetësisë drejtohej nga ASH-ja, në hyrje të Qendrës Klinike të Shkupit vendosëm një tabelë ku për herë të parë në historinë e vendit, shkruhej edhe në gjuhën shqipe emri i godinës (të mendoni që këtë gjë e bëmë në një kohë që ende nuk ishte miratuar ligji për përdorimin e gjuhës shqipe).
Kurse sot si e vëreni tabela është larguar fare nga vendi, si për të treguar se cilët janë rregullat e rija, se sa prapa kemi shkuar në kohë”, ka shkruar Arben Taravari.

 

Continue Reading

Denoncime

Ç’po ndodh në BDI-në e Çairit dhe Artan Grubin? – Propozimi për shkarkimin e Irfan Buçit shkakton pakënaqësi

Published

on

By

Zëvendës drejtori i doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi është personi i radhës që ka hyrë në listën e zv.kryeministrit për shkarkim, njofton News33.

Nisma e Grubit për shkarkimin e Buçit është për arsye se Grubi po tenton që të merr timonin e bastionit të BDI-së dhe të kontrollojë këtë degë.

Këtë nismë sipas burimeve tona, Grubi e ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Qeveri, por në moment të fundit shkarkimi i Buçit është shtyrë për disa javë.

Continue Reading

Denoncime

Certifikatat për vaksinim në Maqedonisht dhe Anglisht / Shqipja askundi, zv.ministri Hasani nuk përgjigjet

Published

on

By

Gjuha Shqipe nuk figuron askund në certifikatat zyrtare të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. Në këto certifikata ka vend për gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze, por jo edhe për gjuhën shqipe edhe pse kjo e fundit ligjërisht është zyrtare në vend. Arsyetimet për mungesë kuadri, apo vonesa teknike nuk kanë vend në këtë rast, siç ka pasur herave tjera, pasi bëhet fjalë për një dokument që nuk ka shumë fjali brenda dhe nuk merr më shumë se disa minuta për ta përkthyer e përshtatur, shkruan in7.

Ministria e Shëndetësisë edhe pse jo e vetmja, njihet për mosrespektim të përdorimit të gjuhës zyrtare në të gjitha nivelet e komunikimit, me përjashtime të vogla. Shpesh ka qënë cak i kritikave për këtë temë, ndërsa arsyetimet kanë qënë nga më të ndryshmet. Nevoja për përdorim të gjuhës shqipe bëhet edhe më e madhe në kohë pandemie, por pikërisht në muajt e pandemisë ka pasur pengesa të mëdha.

Në lidhje me dokumentin e fundit, certifikatën për vaksinim, in7 ka dërguar pyetje para disa ditëve në adresë të zëvendësministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Hasani nga BDI. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, asnjê përgjigje nuk ka ardhur në redaksinë tonë. /in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

“Avash o Ali Ahmeti…” / Publikohen pamjet nga bastisja e qelive të Grupit të Kumanovës në Burgun e Idrizovës (VIDEO)

Published

on

Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun e Idrizovës ishte kryer një aksion, bastisje në qelitë ku janë të vendosur pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Aksioni, për të cilin në media u njoftua se ka ndodhur qetë dhe pa ndonjë incident, êshtë kryer me qëllim që të kontrollohet për prezencë të sendeve të palejuara në ambientet e burgut. Janë gjetur dhe konfiskuar celularë dhe gjësende tjera, të cilat janë dërguar për ekspertizë. Disa pamje nga ky aksion janë xhiruar nga dritarja e një qelie tjetër, ndërsa janë publikuar së fundmi në faqen e facebookut me emrin Pjestarët e Grupit të Kumanovës, përcjell in7.

Në këtë faqe shpesh shpêrndahen materiale nga ky grup, ndërsa mbi videon në fjalë ka edhe një mesazh për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Avash se jemi të paarmatosur o Ali Ahmeti”, shkruan autori i kësaj videoje në rrjetin social facebook./in7.tv/

Videon nga momentet e bastisjes në qelitë e Grupit të Kumanovës mund ta ndiqni më poshtë!

Continue Reading

Aktuale