in7 - 2019

Denoncime

380 denarë për një maskë / Aleanca për Shqiptarët denoncon për zhvatje drejtorin e BDI’së

Publikuar

on

 denarë dhe 40 denarë, Aleanca për Shqiptarët:  A vazhdojnë funksionarët e BDI-së me logjikën e zhvatjes edhe në kohë pandemie?!

 

Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar sot se Drejtori i Klinikës Torakale dhe Vaskulare, Nexhati Jakupi ka blerë maska për klinikën me çmime shumë larg reales. Sipas kësaj partie, maskat që disa institucione i kanë blerë për 97 denarë dhe 40 denarë, kjo klinikë i ka paguar për 380 denarë.

Ja reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët.

 

Edhe në kohë pandemie siç duket zyrtarët e BDI-së nuk bëjnë “kompromis” me korrupsionin dhe zhvatjen. Ata vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër e të zakonshëm. 

Klinika për kirurgji torakale dhe vaskulare të cilën e udhëheq Nexhati Jakupi, funksionar i BDI-së, kanë blerë maska mbrojtëse FFP për 380 denarë copë. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes të njëjtat maska i ka paguar nga 97 denarë, derisa  Shoqëria Aksionare për Banesa dhe Objekte Afariste po të njëjtat maska mbrojtëse i ka paguar nga 40 denarë. 

Kjo është logjika e zhvatjes së zyrtarëve të BDI-së në kohë pandemie, ndërkohë trumbetojnë se rrogat e tyre do t’i japin në fondin për solidaritet ndaj situatës së krijuar nga virusi Covid-19. 

Ftojmë organet kompetente dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ta hetojë këtë rastqë është denoncuar nga 360.com.mk si dhe shumë raste tjera, që të parandalohet korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare. 

Vazhdo leximin

Denoncime

E çuditshme, por e vërtetë – Konsullata shqiptare dhe ajo sërbe ndajnë të njëjtin objekt në Manastir (FOTO)

Publikuar

on

nga

Në fotografinë më poshtë mund të shikoni se si Konsullata e Republikës së Shqipërisë në qytetin e Manastirit është e vendosur në të njëjtin objekt me Konsullatën e Sërbisë dhe atë të Rumanisë. Foografia po bën xhiron në rrjetet sociale nga qytetarë që pyesin se si është e mundur kjo gjë.

Shikoni fotografinë më poshtë!

 

Vazhdo leximin

Denoncime

Turqia shet sisteme anti-dron në Shqipëri, mediat greke japin alarmin

Publikuar

on

nga

Lajmi i botuar në mediat turke se Shqipëria po furnizohet nga a rmët anti-dronë ka alarmuar mediat turke që e shohin si me rrezik këtë bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe vendit tonë.

“Bashkëpunimi për mbrojtjen Shqipëri-Turqi është forcuar dhe kjo kuptohet nga fakti se Shqipëria ka blerë sisteme dronësh nga një kompani turke e mbrojtjes me seli në Turqi, sipas mediave të shtetit dhe qeverisë turke”, kështu e nis artikullin kushtuar marrëdhënieve shqiptaro –turke një nga mediat online në Greqi.

Ende pa u shuar debati i ndezur për marrëveshjen Shqipëri –Greqi për çështjen e kufirit detar, mediat e shtetit fqinj i kushtojnë rëndësi të veçantë marrëdhënieve dhe zhvillimeve diplomatike, sidomos atyre për sigurinë, duke vendosur në lupë shtetin turk.

Teknologjitë Kombëtare të Mbrojtjes të Teknologjive të Lu ftës Inc. me qendër në Antagia ka prodhuar kits anti-dron për rreth 25 vjet. Sistemi, duke përfshirë një sistem paralajmërimi të hershëm të mjetit ajror pa pilot (UAV), është eksportuar në Shqipëri dhe Katar. Të dy vendet janë të parët që blejnë sistemet turke nga Turqia, ndërsa një kompani turke njoftoi se negociatat po vazhdojnë me vendet e tjera.

Koordinatori i kërkimit dhe zhvillimit i ndërmarrjes turke, Bekir Yalsin, i tha medias se kompania prodhon bllokime dhe sisteme anti-dron në përputhje me kërkesat e Forcave të Armatosura Turke. Sipas informacioneve, shqiptarët do të përdorin sistemet kundër mjeteve ajrore pa pilot që transportojnë dr ogë, bo mba ose lloje të tjera të objekteve të paligjshme”, thuhet në artikull.

Më tej shkruhet se “Pyetja që ngrihet është kush i ndalon ata t’i përdorin ato kundër dronëve grekë për shembull? Yalsin theksoi se sistemi anti-dron “IHAMAX” i eksportuar në Shqipëri është superior ndaj produkteve të tjera në fushën e tij, peshon rreth 4 kg dhe siguron mbrojtje lineare dhe rrethore deri në 2 km”.

“Ju kujtojmë se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Turqinë, dhe shpesh konsulentë turq marrin pjesë për trajnimin e forcave të ar matosura shqiptare. Ankara gjithashtu po përgatitet të zgjerojë objektet e saj në bazën e Pashalimanit në Vlorë, ??ku ankorohen anijet lu ftarake detare turke, dhe ka shumë të ngjarë që mini-aeroplanmbajtësi turk “Anadolu” të vendoset atje periodikisht, me përfundimin e saj për disa muaj.

Theksohet gjithashtu se një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ushtarake për Forcat e A rmatosura Shqiptare është dërguar vazhdimisht nga Turqia për disa vjet. Komandot shqiptarë dhe Forca Speciale Ushtarake e Policisë në Zall Herr tashmë kanë zëvendësuar modelet e armëve ruse me a rmë automatike turke, si M20, MP5, M4A1, MPT-76, etj. Ndërtesat e sapo-ndërtuara me standarde të NATO-s në Bazën Ajrore Kuçovë mbajnë ngjyrën karakteristike të ullirit të instalimeve ushtarake turke”, thuhet më tej në artikull.

Sipas medias greke, objektet e financuara nga Turqia e fabrikës së municionit në Poliçan dhe bazës detare Bisht Palla në Durrës, të cilat sigurojnë qasje të papenguar në të gjitha anijet e Marinës Turke si pjesë e bashkëpunimit ushtarak dypalësh, janë përmirësuar gjithashtu.

“Vizitat e shpeshta të nëndetëseve turke në bazën detare të Durrësit janë një ngjarje e jashtëzakonshme. Për Turqinë, Shqipëria ka një pozitë të shquar në Ballkan për planet e saj neo-Osmane, të cilat tani po shpalosen në Nago-Karabak dhe Mesdheun Lindor”, thuhet në këtë artikull.(Shqip)

Vazhdo leximin

Denoncime

Keqmenaxhimi rezultat i grumbullimit të qytetarëve para bankave në Tetovë

Publikuar

on

nga

Shumë qytetarë për ditë të tëra po shihen të grumbulluar para Stopanska Bankës në Tetovë dhe po presin me ora të tëra që të marrin kartelën financiare për kategoritë sociale që po i ndanë Qeveria, edhe pse terminet i kanë në orë të caktuara dhe datë të caktuara, shkruan in7.

Kështu një qytetare që po priste para bankës, për in7 thotë, se edhe pse kemi pasur termin, të cilin e kanë parë dhe kishte dëshmi që ka termin, që nga dita e djeshme po pret para filialës së bankës dhe ende nuk ka mundut të futet dhe të kryejë punë.

“Unë dje më 01.Korrik 2020 në ora 12:35 kam pasur terminin për të marrë kartelën, por që dje nga kjo kohë nuk po mundem të të vij në radhë që të kryej punë, më kanë dhënë një numër, këta të sigurimit para bankës, e ky numër është i 235, kurse këtu në rradhë është numri 11, kështu ndodhi edhe dje, kisha numër 354 i cili deri në ora 19, sa edhe punon banka, nuk erdhi në radhë, nuk e di pse ndodh kjo, pasi në kohë pandemie nuk është në rregull të punonet kështu. Problemi qëndron pikërisht në menaxhimin egjithë kësaj pune nga ana e bankës , pasi ka banka tjera që shumë më mirë e kanë menaxhuar këtë situatë”, thotë një qytetare e cila priste rradhë për të marrë kartelën para bankës.

 

Nga shtabi i krizës në komunën e Tetovës vazhdojnë të apelojnë deri tek bankat që të shtojnë numrin e rendmbajtësve.

“Ditëve të fundit vërehet një frekuentim i shtuar i qytetarëve përpara objekteve bankare, që lidhet me dhënien e kartelave pagesore vendore. Me qëllim që të evitohen skenarë të padëshirueshme të infektimit të mundshëm si pasojë e grumbullimit në masë të njerëzve, apelojmë që bankat komerciale të rrisin numrin e rend mbajtësve në sportele dhe hapësirat e jashtme përpara objekteve bankare,” u tha nga Shtabi i Krizës, Tetovë.

Në lidhje me këtë in7 ka komunikuar me përfaqësues të bankës në fjalë, të cilët thonë se të gjithëve personave u dërgohet sms ku i lajmërojmë për terminin kur do të duhet që të marrin kartelën, duke mos dhënë asnjë informacion se ku tangon kjo procedurë, e cila është treguar e pasuksesshme, pasi bankat tjera e kanë të rregulluar më mirë këtë procedurë.

Para bankës nuk mungojnë edhe zënkat në mes të qytetarëve, ku gati çdo ditë ka konfrontime verbale, por ndonjëherë edhe fizike në mes të qytetarëve dhe në mes të të punësuarëve në këtë bankë, thonë qytetarët.

Kjo gjendje është kështu, që kur Qeveria nxori emrat e qytetarëve që janë fitues të karteleve për të blerë produkte ushqimore vendore.

Por para bankave mund të shihet sigurim që mbajnë vetëm radhë që të futen në bakë në bazë të numrit dhe jo edhe për ruajtjen e distancës. Në qytetin e Tetovës gjatë ditëve të fundit rastet e të infektuarëve me Covid 19 po shtohen./in7.tv/

Vazhdo leximin

Aktuale