Connect with us

Kulturë

Çfarë dokumenti kishte zbuluar Esat Pasha, para se të vritej nga Avni Rustemi (DOKUMENT)

Published

on

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Prill 2020

“Le Siècle” ka botuar, të martën e 30 nëntorit 1920, në faqen n°3, një shkrim të vëllezërve dhe shkrimtarëve të shquar francezë, Jean dhe Jérôme Tharaud, dedikuar Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vëllezërit Tharaud (Jean dhe Jérôme, shkrimtarë të shquar francezë) i kanë kushtuar një artikull emocionues në “Le Figaro” Esat Pashës, vrasësi i të cilit shfaqet sot para gjykatës :

Në momentin kur ra nën revolverin e Avni Rustemit, ai po përpiqej që Konferenca e Aleatëve të njihte të drejtat e tij dhe ato të qeverisë së tij mbi Shqipërinë.

Në një dokument që sapo kishte prezantuar në Konferencë, ai foli me hidhërim për një marrëveshje të fshehtë, e cila thuhej se ishte nënshkruar në Londër, në prill të vitit 1915, në të cilën Franca, Britania e Madhe dhe Rusia i njihnin Italisë një situatë të privilegjuar në Shqipëri, dhe kjo në fakt e vendoste vendin nën protektoratin italian.

Ai kërkonte për atdheun e tij një autonomi të plotë, nën kontrollin e thjeshtë të një komisioni të përbërë nga delegatët e fuqive aleate.

Nuk ka dyshim se vdekja e tij çliron miqtë tanë italianë nga një shqetësim i madh. Por ata dhe ne do të gabonim nëse nuk do të ishim shumë mirënjohës e të harronim shërbimin e jashtëzakonshëm të bërë për kauzën e përbashkët nga ky kryetar klani jashtëzakonisht i madh, i cili shpëtoi ushtrinë serbe, falë të cilës patëm, për herë të parë, ndjenjën se ora e fitores kishte ardhur përfundimisht.

Continue Reading

Kulturë

Filloi emisioni më i ri satirik “FaceOff” (Video)

Published

on

Sonte ora 21:00 në Youtube në kanalin zyrtarë të “Face off”-it filloji emetimi i episodit të të parë të emisionit satirik “Face off” me protagonistë Hasim Memishi – Sopi, Enis Ajrullai- influencer dhe Lind Denjalli – aktor, përcjell in7.

Emisioni e ka kuptimin e çjerrjes së maskave, domethënë edhe emisioni do të mundohet t’ua çjerr maskat të gjithë atyre që thonë tjetër gjë e bëjnë tjetër gjë.

“Face Off” do të jetë risi për hapësirat shqiptare, ku do të ketë ngjyra të ndryshme të humorit.

“Face off” do të ketë pesë rubrika, hyrjen, lajmet, fotot e javës, anketa me qytetarë dhe moti si asnjëherë më parë. Emisioni përveç Youtube-s do të transmetohet live në Facebook, çdo të diel në ora 21:00.

Ndryshe, ky projekt mbështetet nga Ambasada e Amerikës në Maqedoninë e Veriut. /in7.tv/

Continue Reading

Kulturë

Filmi “The Bodyguard” së shpejti i ripunuar për fansat e tij

Published

on

Dramaturgu Matthew López, i cili u nominua për çmimin Toni për dramën “The Inheritance”, u angazhua të shkruaj edhe skenarin e filmit ikonik në të cilin me rol debutoi ikona e muzikës Whitney Houston, të pagëzuar “The Bodyguard”.

Këtë film do ta realizojë Warner Bros.

Filmi i ri “The Bodyguard” do të realizohet inspiruar nga drama e vitit 1992, në të cilën me role paraqiten Houston dhe Kevin Costner. Filmi origjinal fitoi mbi 400 milionë dollarë amerikan në Box office-n botëror, si dhe u konsiderua filmi me muzikën më të mirë të të gjitha kohërave, ku disa këngë të Hjuston kryesuan toplistat aso kohe.

Lawrence Kasdan nga kompania Kasdan Pictures dhe Dan Lin, si dhe Jonathan Eirich nga Rideback janë prodhuesit e filimit të ri. Kasdan ishte skenarist dhe producent edhe i filmit origjinal.

Deri më tani nuk është bërë i ditur ekipi e aktorëve që do të paraqiten me role në filmin e ri.

Filmi i skenaristit Lopez, “The Inheritance” u dha premierë në Londër në vitin 2018, ku u vlerësua drama më e rëndësishme amerikane e shekullit.

Më pas u shfaq në West End, e në Broadway në vjeshtën e vitit 2019./21Media/

Continue Reading

Kulturë

Komapania financiare ofron 1 mijë e 300 dollarë për atë që shikon 13 filma horror gjatë tetorit

Published

on

Komapania financiare ofron 1 mijë e 300 dollarë për atë që shikon 13 filma horror gjatë tetorit

Një kompani financiare do të paguajë 1 mijë e 300 dollarë për atë që do të mund të shikojë 13 filma të frikshëm në tetor. Kjo vjen si një përpjekje për të gjetur nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij.

CNN shkruan se “FinanceBuzz” po kërkon të punësojë dikë që do të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm, ndërkohë do të monitorojë rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit.

“Për nder të sezonit të frikshëm, ne në FinanceBuzz po vdesim të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë japin apo jo frikë më të fortë sesa ata me buxhet të ulët. Ju do të na ndihmoni të zbulojmë nëse buxheti i një filmi ndikon apo jo sa frikësues mund të jetë, duke veshur një Fitbit për të monitoruar rrahjet e zemrës suaj derisa shihni këta 13 filma”, ka shtuar kompania”, ka thënë në një njoftim kompania.

Sipas CNN, personat që do të pranojnë këtë sfidë në këmbim të parave do të shikojnë filmat e mëposhtëm midis 9 tetorit dhe 18 tetorit: “Saw, Amityville Horror”, “A Quiet Place”, “A Quiet Place Part 2”, “Candyman”, “Insidious”, “The Blair Witch Project”, “Sinister”, “Get Out”, “The Purge”, “Halloween (2018)”, “Paranormal Activity” dhe “Annabelle”.

Po ashtu “FinanceBuzz” do t’i sigurojë personit që do shoh filmat dhe një gjurmues Fitbit së bashku me 1 mijë e 300 dollarë dhe një dhuratë 50 dollarëshe për të mbuluar kostot e festës së frikës.

Personat e interesuar duhet plotësojnë një formular dhe t’i tregojnë kompanisë pse janë personi më i mirë për këtë punë.

Aplikimet duhet të përfundojnë deri më 26 shtator, dhe FinanceBuzz do të zgjedhë një fitues deri më 1 tetor./KultPlus.com/

Continue Reading

Aktuale