Connect with us

Komente

Gazeta gjermane (1910) / Isa Boletini, shpirti i kryengritjes shqiptare, shefi jozyrtar i saj, pronar, gjyqtar, patriark që nuk hasim më në Shqipëri

Published

on

Nga Aurenc Bebja*, Francë

La France” ka botuar, të martën e 3 majit 1910, në ballinë, shkrimin e gazetës gjermane “Le Nouvelliste de Hambourg” në lidhje me revoltën (kryengritjen) shqiptare dhe udhëheqësin e saj Isa Boletinin.

Berlin, 2 maj.

“Le Nouvelliste de Hambourg” merr nga Kostandinopoja informacionin e mëposhtëm për revoltën shqiptare :

“Shpirti i kryengritjes është shefi i fisit mysliman Isa Boletini, i quajtur Boletinatz ose Bolietinatz, shefi më i rrezikshëm i brigandëve në të gjithë Shqipërinë. Ai nuk është shefi zyrtar i revoltës, pasi që prej vitit të kaluar fshihet nga një dënim i dhënë në mungesë paraqitjeje. Por është ai që ngre banorët, u siguron armë dhe drejton lëvizjen.

Boletini nuk është një brigand vulgar. Ai është një nga ata pronarë të mëdhenj të tokave, gjyqtarë, patriarkë, të cilët ne nuk i hasim më në Shqipëri. Çdo fis i Shqipërisë së Epërme (Sipërme) përbën, ende dhe sot një shtet në vete, ku në krye të të cilit gjendet “Bajraktari”. Por fuqia e tij është e kufizuar, nga “kuvendi” ose asambleja e shteteve (fiseve), e cila ka një zë vendimtar në të gjitha pyetjet kryesore.”

Burimi: Dars (Klos), Mat – Albania)

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Kandidatët e LSDM-së me kohë duhet të distancohen nga deklaratat ofenduese të Zaevit për tragjedinë në spitalin e Tetovës

Published

on

By

Shkruan Arianit xhaferi në Facebook:

Kandidatët e LSDM-së me kohë duhet të distancohen nga deklaratat ofenduese të Zaevit për tragjedinë në spitalin e Tetovës.

Përndryshe mos të habiten nëse mbeten pa votat e shqiptarëve ditën e zgjedhjeve.

Continue Reading

Komente

Ilire Dauti: Zaev e konfirmoi nevojën për dorëheqje

Published

on

Në pyetjen rreth dorëheqjeve për shkak tragjedisë në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev, tha se kjo pyetje është bërë banale.
“Edhe ju e patë këtyre ditëve se është banale e tërë kjo punë. Mendojë se është koha e fundit… Përgjegjësia morale është dorëzuar nga ana e drejtorit ekonomik, ministrat dhe zv/ministrat. Thash, hetimi të përfundojë, të dalin rezultatet dhe do ta them mendimin tim”, u shpreh Zaev, raporton SHENJA, përcjell in7

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi i përgjigjet kryeministrit Zaev pas deklratës së tij: Zaev e konfirmoi nevojën për dorëheqje

Përgjigjja e plotë:

Kjo është vetëm një nga Pse-të e dorëheqjes që Z. Zaev nuk e gjente para pak ditësh!

Po, sepse nuk mund të jetë në krye të vendit një njeri që djegien për së gjalli të 14 viktimave në Spitalin Modular në Tetovë e trajton si banale!

Distancimi ose jo nga deklarata e tijë, mbetet për tu parë: foli si individ apo si Kryeministër!, ka shkruar deputetja Ilire Dauti./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Deputeti Rashidi: Zaev është bërë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve

Published

on

Në pyetjen rreth dorëheqjeve për shkak tragjedisë në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev, tha se kjo pyetje është bërë banale.
“Edhe ju e patë këtyre ditëve se është banale e tërë kjo punë. Mendojë se është koha e fundit… Përgjegjësia morale është dorëzuar nga ana e drejtorit ekonomik, ministrat dhe zv/ministrat. Thash, hetimi të përfundojë, të dalin rezultatet dhe do ta them mendimin tim”, u shpreh Zaev, raporton SHENJA, përcjell in7

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi i përgjigjet kryeministrit Zaev pas deklratës së tij: Zaev është bërë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve

Përgjigjja e plotë:

Skandaloze!!!
Askush nuk kërkon që ju të vetëndizeni me benzin, sepse kjo nuk i këthen 14 viktimat e spitalit të Tetovës.
Ajo që mund ta bëni dhe duhet ta bëni është më e lehtë dhe më thjeshtë. Mjafton të lëshoni kolltuqet dhe të shkoni në shtëpi. Jo vetëm që nuk jeni të dobishëm por jeni bërë edhe të rrezikshëm për jetën dhe sigurinë e qytetarëve…, ka përfunduar deputeti i ASH-së Rashidi./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale