in7 - 2019

Editorial

Sot 12 prill, në kushte normale do të kishim zgjedhje

Publikuar

on

Sot, më 12 prill në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të duhet të mbaheshin zgjedhjet e parakohëshme parlametare, shkruan in7.

Vendi shkoi në zgjedhje për shkak të dështimit për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev kishte marrë përgjegjësinë për këtë, edhe pse vendimin e krerëve të BE-së e kishte quajtur “gabim historik të BE-së”, pasi, sipas tij, Maqedonia e Veriut i kishte plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, që është konsideruar si pengesa e vetme në rrugën e integrimit evropian.

Vendimi për të shkuar në zgjedhje atëkohë u bë i ditur nga kryeministri Zoran Zaev, pas takimit disaorësh që u mbajt te presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Zaev kishte propozuar që zgjedhjet të mbahen në dhjetor të këtij viti, por kjo nuk ishte pranuar nga partitë opozitare, për shkak se me Ligjin për qeverinë parashihet që 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të formohet qeveri teknike, e cila nuk do të drejtohet nga Zoran Zaev, por nga ndonjë personalitet tjetër i nominuar nga Lidhja Social-Demokrate (partia e Zaevit).

Liderët e partive politike, në takim me presidentin, gjithashtu kishin theksuar përkushtimin e tyre për integrimin evropian të vendit, duke thënë se “përveç NATO-s dhe BE-së, Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër”, përcjell in7.

Edhe kryetarët e partive tjera politike e kishin mirëpritur vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare si zgjidhje më e mirë për gjendjen në të cilën ndodhej atëherë vendi.

Në këto zgjedhje që duhej të mbaheshim sot, më 12 prill 2020, ndodhi edhe një koalicionim në mes të një partie politike shqiptare dhe një partie maqedonase, LSDM dhe Lëvizja BESA, e cila nuk u dakordua të dilnin bashkë në këto zgjedhje me bllokun politik opozitar shqiptar, që përbëhej nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilat edhe krijuan një koalicionim parazgjedhor. Ndërkaq BDl dhe PDSH vendosën që të garojnë të vetme në këto zgjedhje, shkruan in7.

Por, për shkak të paqartësisë së situatës me koronavirusin (Covid-19) më 17 mars në takimin e liderëve të partive politike parlamentare që u mbajt në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u arrit konsensus që të prolongohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill për një datë ende të pa shpallur, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (Covid-19)./in7.tv

Vazhdo leximin

Editorial

Cilat janë motivet e fshehura që janë pengesë për formimin e qeverisë

Publikuar

on

nga

Përpara publikut, emërtuesi i përbashkët i programeve të partisë theksohet ende si angazhim parësor dhe më i rëndësishëm, për të cilin nuk ka pikë dhe pengesa të diskutueshme.

Këto janë: lufta kundër pandemisë si përparësi kryesore për kujdesin shëndetësor të qytetarëve, stabilizimin ekonomik të vendit, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në eshalonin më të larta të pushtetit, mbështetje të plotë për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgaria, Marrëveshja e Ohrit, negociatat me BE dhe reformat domethënëse që rrjedhin nga kapitujt e Brukselit që çojnë në familjen evropiane me anëtarësi të barabartë, shkruan in7.

Sigurisht, anëtarësimi në NATO zë një vend të rëndësishëm këtu, bazuar në rezultatet e arritura tashmë në tre vitet e kaluara dhe përshpejtimin e mëtutjeshëm të proceseve demokratike që çojnë në realizimin e përfitimit më domethënës të Maqedonisë së Veriut si shoqëri, pra një shtet për të gjithë, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, gjuhësore dhe politike.

Këto janë angazhime të forta programatike dhe politike për publikun për të cilat nuk ka dyshim se ata gjejnë mbështetje të shumicës. Atëherë, ku është pengesa e fshehur që i pengon partitë politike dhe liderët që mbështesin publikisht këto interesa strategjike të shtetit, që të bien dakord shpejt dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme, e cila do të punojë për t’i arritur këto në katër vitet e ardhshme dhe të dëshmojë arsyetimin e të gjitha lëshimeve dhe sakrificat e bëra me nënshkrimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Marrëveshjen e Fqinjit të Mirë me Bullgarinë dhe ligjin për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe, tre kompromise kryesore dhe të vështira që nuk ishin të mundshme pa guxim të madh, me përgjegjësinë më të madhe të qeverisë dhe parlamenti në përbërjen e mëparshme, shkruan in7.

Pse atëherë kësisoj përpjekjesh që janë më të dukshme dhe të vazhdueshme? A është thjesht problemi tek Kryeministri shqiptar apo ka disa motive të tjera të fshehura të panjohura për publikun, a është një luftë nëntokësore për të parandaluar saktësisht interesat më të rëndësishëm shtetëror, duke filluar nga sundimi i ligjit, duke shqyrtuar origjinën e pronës së politikanëve, raste të Prokurorisë Speciale, e cila përfshin qindra zyrtarë partiak dhe shtetëror dhe njerëz të fuqishëm që duhet të ulen në pankinën e prokurorisë?

Shqetësim i vazhdueshëm është pengimi premanent i procedurave gjyqësore në çështjet Prokurorisë Speciale Publike, të transferuara tash në zyrat e prokurorisë së rregullt, të cilat vijnë jo vetëm nga nëntoka e kriminelit dhe autorët e krimit të organizuar, por edhe nga udhëheqja politike e vendit, mediat dhe partitë politike.

Ose është thjesht çështje kotësi, kokëfortësi dhe lëshime të mëdha në ndarjen e pushteteve që çojnë në zgjedhje të reja me një pasiguri të madhe për ata që tani kanë mundësinë më të madhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe një shumicë parlamentare./in7.tv/

Vazhdo leximin

Editorial

EDITORIAL / Dilema e Pendarovskit – Legjitimiteti i zgjedhjeve apo Gjorge Ivanov (II)

Publikuar

on

nga

Editorial

Mosarritja e një marrëveshjeje për datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mes partive politike në Maqedoninë e Veriut, ka sjellur në një situatë të palakmueshme vetë shtetin. Në mesnatën e kaluar përfundoi gjendja e jashtëzakonshme, me çka filluan të rrjedhin afatet për zgjedhje e që sipas interpretimeve të autoriteteve dhe dekretit me të cilin muaj më parë u shtynë ato të 12 Prillit, zgjedhjet duhet të mbahen më 5 Korrik. Kjo do të sjellë një sërë efektesh të padëshiruara, mbi të gjitha politike, por që vënë në rrezik ardhmërinë e vendit.
Sipas paralajmërimeve, partia më e madhe opozitare maqedonase pritet t’i bojkotojë zgjedhjet, nëse ato mbahen më 5 Korrik. Kjo, pak a shumë, ishte e pritshme dhe e parashikuar edhe nga LSDM’ja në pushtet. Me këtë, zgjedhjet do të ishin ligjore, por me dozë të madhe dyshimi mbi legjitimitetin e tyre. Por, në fund të fundit, qëllimi është pushteti dhe në këtë pikë, partisë që do e fitojë atë pushtet, nuk do t’i bëjë shumë përshtypje legjitimiteti. Rezultatet e zgjedhjeve do t’i jepnin partisë së parë një numër të madh deputetësh, sa për të krijuar shumicën në Kuvend e madje edhe shumicën prej dy të tretave (80+).

Përderisa tek partitë maqedonase “dihet” se si do të veprojnë në rast të zgjedhjeve më 5 Korrik, tek partitë shqiptare, kjo gjë mbetet e paqartë. Kjo për faktin se edhe gjatë këtij procesi të gjatë bisedimesh mes palësh, ata kanë pasur rol dytësor. Të fundit që e përfunduan këtë maratonë bisedimesh për arritjen e zgjidhjes ishin vetëm dy liderët e partive maqedonase dhe Presidenti i Shtetit. Ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të nxjerrë një rezultat të kënaqshëm për te gjitha palët dhe të shmangte këtë situatë të palakmueshme për vendin dhe demokracinë në vend. Megjithatë, tani vjen mundësia e fundit e tij.

E gjithë barra politike, morale dhe njerëzore në këtë rast, bie mbi Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai është mbi të gjitha palët dhe duke marrë parasysh edhe situatën ku ndodhet shteti, i bie të jetë edhe personi i vetëm që ushtron një pozitë të rëndësishme shtetërore e që ka legjitimitet të plotë politik. Presidenti Pendarovski ka mundësinë të tregojë dhe dëshmojë se nuk është lojtar partiak, se është burrë shteti, por mbi të gjitha, të shmangë mundësinë reale për t’u shndërruar në një Ivanov të dytë. Kështu të paktën, mund të mbahet mend në rast se kjo situatë nuk gjen zgjidhje dhe nëse shkohet në variantin më të keq të mundshëm. Të gjithë e mbajnë mend shembullin e keq që dha Gjorge Ivanov, ish presidenti, që në fakt ishte kukull që i shërbente ekskluzivisht partisë nga e cila ishte propozuar dhe mbështetur për dy mandate.

Loja e Ivanovit me të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”, mosdhënia e mandatit për formimin e qeverisë tek atëkohë lider i opozitës maqedonase, pas dështimit të Nikolla Gruveskit për ta formuar qeverinë dhe plani famëkeq, që po dëshmohet dita ditës, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme pas trazirave në Kuvend më 27 Prill, të gjitha kishin një qëllim. Pamundësimi i ardhjes në pushtet të opozitës. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi, por ama 27 Prilli do të mbahet si një nga ditët më të zeza në historinë e shtetit dhe si goditja më e rëndë ndaj demokracisë në vend. E Ivanovi si personazhi kyç në gjithë këtë plan të tmerrshëm.

Prandaj, Presidenti Pendarovski duhet të bëjë përpjekjen fundit, që realisht nuk do të jetë dëshpëruese, për ta zgjidhur ngërçin e krijuar. Fillimisht, duhet t’i ulë edhe njëherë në tavolinë palët. Duke pasur parasysh se dallimi në qëndrime i tyre nuk është shumë i madh, por vetëm disa ditë, një zgjidhje e situatës nuk do të jetë e vështirë. Nëse pretendimet e Mickoskit, të paktën sipas deklarimeve te fundit, janë që zgjedhjet të mbahen të paktën në mesin e muajit Korrik, kjo nuk përbën ndonjë dallim të madh. Zoran Zaev nga ana tjetër ishte i gatshëm të lëshojë pe dhe të caktohej 8 Korriku si datë zgjedhjesh. Kështu shohim se dallim mes dy palëve është vetëm 7 ditë. Këtu duhet të hyjë në lojë Presidenti. Në vendet me demokraci të zhvilluar, ajo që bën lëshime në dialog, gjithmonë është pozita. Pra, pushteti lëshon pe e opozita dikton situatën. Edhe tek ne, opozitës i duhet një trofe në gjithë këtë situatë. Trofeu është “një javë”. Sado e vogël të duket, mjafton të thuhet se ata e fituan këtë betejë (për t’i kënaqur aktivistët) dhe se nuk u bë siç donte pushteti. Ndoshta duket shumë e thjeshtë, por përshkrimi është bërë sa për të treguar se zgjidhja është e arritshme.

Pas arritjes së marrëveshjes, Presidenti do të duhet të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme (për të cilën vet tha se nuk i duhet propozim nga qeveria), për aq ditë sa do të ishte e nevojshme që të plotësohen dhe arrihen afatet ligjore për datën e marrë vesh mes palëve.
Nëse nuk do të bënte këtë, pra arritjen e zgjidhjes, do të krijohej një krizë dhe situatë e pandodhur më parë. Fillimisht, opozita maqedonase shpall bojkot të zgjedhjeve. Me këtë, do të krijohej mundësia që Naqe Çulevi dhe zëvendësministrat teknik të opozitës të dorëhiqen dhe me këtë ti jepet fund Qeverisë së Përzhinos, që është edhe kusht për mbajtje të zgjedhjeve. Hapi i radhës, dorëheqja e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky i fundit, hapur ka shprehur mospajtimet e tij, se zgjedhjet nuk mund të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se nuk do të nënshkruajë listën e votuesve. Hapi tjetër, dorëheqja e të gjithë komisionerëve të opozitës në të gjithë vendet e votimit në vend. Kjo do të sillte një situatë ku në çdo vendvotim, pushteti do të ketë të paktën nga tre komisionerë, ndërsa opozita zero. LSDM me dy anëtarë komisioni në çdo vendvotim, për shkak se njëri i takon Lëvizjes Besa që është në koalicion me të, pas refuzimit që iu bë kërkesës së Aleancës për Shqiptarët, me të cilën kjo e fundit kërkonte një anëtar komisioni në çdo vendvotim. Ndërsa një anëtar komisioni i takon partisë tjetër të pushtetit, Bashkimit Demokratik për Integrim.

E gjithë kjo situatë, sjell në rrezikun që zgjedhjet të humbin legjitimitetin, por edhe rrezikimin e procesit integrues të vendit, në një periudhë shumë të rëndësishme në këtë proces. Kjo për faktin se në këtë kohë pritet Udhërrëfyesi për fillimin e negociatave me BE’në, ndërsa zgjedhjet e lira, demokratike dhe sipas gjitha nishaneve të një vendi që aspiron kyçjen në familjen e madhe evropiane, janë një nga elementet kryesore. E sa të lira dhe demokratike do të ishin zgjedhjet e 5 Korrikut nëse krijohet skenari i paraparë më lartë, nuk do diskutim.

Redaksia e in7.tv

Vazhdo leximin

Editorial

Sulme të koordinuara kibernetike ndaj in7.tv / Jemi sërish me ju

Publikuar

on

nga

Të nderuar lexues dhe ndjekës të “in7.tv”,

Prej orëve të paradites, disa sulme të koordinuara kibernetike në serverin tonë kryesor, bënë që faqja jonë të mos punojë për disa orë.

U deshën rreth 8 orë që teknikët tonë ta rikthejnë faqen dhe ta lirojnë serverin. Sipas teknikëve, sulmet kanë qënë të vazhdueshme dhe të koordinuara, ndërsa adresa e tyre del të jetë jashtë Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për rrjet hakerësh me pagesë.

Gjithsesi, sulmet ndaj faqes sonë tregojnë vetëm një gjë. E vërteta është e dhimbshme për dikë dhe kjo na bën që të angazhohemi akoma më shumë.

Tani jemi sërish bashkë.

Ju falënderojmë që na ndiqni e që jeni pjesë e jona.

Sinqerisht,

Redaksia e in7.tv

Vazhdo leximin

Aktuale