Connect with us

Bota

Tenton arratisjen, treni përplas për vdekje arbitrin e futbollit

Published

on

Arbitri italian Antonio Martinielo ka humbur jetën tragjikisht, teksa është përplasur nga treni. Prej kohësh 31-vjeçari ishte nën arrest shtëpie, për shkak të një ankesë që kishte bërë partnerja e ti në Itali. Sipas mediave italiane thuhet se arbitri kishte shkelur masën që i ishte vendosur dhe policia shkoi në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Ai është përpjekur të largohet pasi nuk donte të arrestohej, teksa ka ikur nga shtëpia në momentin që zbarkoi policia aty. Pikërisht kjo rezultoi tragjike për Martinelon, pasi kur ishte duke kaluar tek shinat e trenit, ai është goditur nga treni duke humbur jetën menjëherë. Ka edhe hipoteza se 31-vjeçari mund të ketë dalë me qëllim para trenit.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Published

on

SHBA-ja ka njoftuar për një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Por, sportistët amerikanë do të marrin pjesë dhe do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.

Kina më herët ka thënë se do të marrë kundërmasa në rast të një bojkoti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar ka thënë se po shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të kësaj ngjarje.

Sekretarja për media e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar bojkotin të hënën, duke thënë se derisa sportistët amerikanë do të kenë përkrahjen e plotë.

Continue Reading

Bota

Shkon në 22 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Published

on

Një vullkan indonezian u aktivizua sërish të hënën, duke nxjerrë re të nxehta hiri, dy ditë pasi një shpërthimi të fuqishëm ku humbën jetën 22 persona dhe disa të tjerë rezultuan të zhdukur.

Sipas medieve të huaja, Mali Semeru, mali më i lartë në ishullin Java, shpërtheu në mënyrë dramatike të shtunën, duke gjuajtur një kolonë të lartë hiri në qiell që mbuloi fshatrat përreth.

Pamjet ajrore tregonin çatitë që dilnin nga hiri, derisa në tokë, oficerët ushtarakë, policia dhe banorët gërmuan nëpër baltë me duar për të nxjerrë viktimat.

Numri i të vdekurve u rrit në 22 deri të hënën, ndërsa 27 ishin të zhdukur, tha agjencia e zbutjes së fatkeqësive të Indonezisë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri “prokosovar” dekretohet në Austri

Published

on

Karl Nehammer është betuar të hënën si kryeministër i ri Austrisë.

Nehammer, që mban postin edhe të kryetarit të Partisë Popullore Austriake (OVP) deri tani ishte ministër i punëve të brendshme.

Në këtë cilësi politikani 49 vjeçar kishte vizituar para dy muajsh Prishtinën.

Ai ishte ndër zyrtarët e rrallë të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian që përkrahu aksionin e njësive speciale të policisë së Kosovës, të cilat për dy javë qëndruan në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak.

Ata po zbatonin masën e reciprocitetit të targave me shtetin serb.

“Një falënderim shkon për policët kosovar që tani janë në krye të detyrës në veri të vendit. Aksioni në fjalë po zbatohet me maturi dhe unë u luta që të vazhdoj në mënyrë të tillë. E kuptojmë sa e zorshme është kjo detyrë për policët e policet por po ashtu e dimë sesa i rëndësishëm është ky aksion për besimin e qytetarëve në shtetin e tyre” kishte thënë Nehammer gjatë konferencës më 28 shtator në Prishtinë.

Veterani i politikës austriak, Hannes Swoboda që udhëheq me Institutin ndërkombëtar për paqe me seli në Vjenë, thotë se Nehammer do i forcojë lidhjet Kosovë-Austri.

Hannes Sëoboda,drejtor, Instituti ndërkombëtar për paqe.

“Atij i pëlqejnë aksionet e forta dhe unë mendoj se ai nuk ishte informuar për detajet e aksionit të Policisë së Kosovës. Por në përgjithësi luftimi i krimeve ndër kufitare dhe veprimtarive kriminale pa marrë parasysh përkatësisë etnike është gjë e mirë dhe në Austri mirëpritet jo vetëm nga qeveria por nga i gjithë shteti ” shtoi Swoboda.

Në kabinetin e Nehammer ministër i punëve të jashtme do jetë Alexander Schallenberg, i cili qe kryeministër për pak kohë, pas dorëheqjes së Sebastian Kurz.

“Kancelari dhe ministri i punëve të jashtme do të kenë angazhim më të fortë në dialogun Kosovë Serbi sepse ata duan paqe dhe stabilitet dhe nuk duan konflikte në rajonin e tyre, pra në fqinjësi. Më urgjentja tani është situata në Bosnjë, pra Republika Srpska dhe Milorad Dodiku . Kështu që do t ketë angazhim të shtuar për dialogun por së pari duhet të ndodhin zgjedhjet më 3 prill 2022 në Serbi” tha presidenti i IIP-ës.

Continue Reading

Aktuale