Connect with us

Lajme

Po intensifikohen aktivitetet parazgjedhore të KSHZ-së dhe partive politike

Published

on

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill aktivitetet i intensifikojnë edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve edhe partitë politike të cilat do të marrin pjesë në to. KSHZ solli udhëzim për mënyrën e procedurës për zgjedhjen e ankesave edhe nga katërt partitë në pushtet edhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit kanë fituar më shumë vota – LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Besa kërkuan propozime prej anëtarëve në Këshillat Zgjedhor. Partitë kanë realizuar aktivitete edhe për konfirmimin e listave kandiduese.

Anëtarët e KSHZ-së nga seanca e mbajtur dje drejtuan mesazhe deri tek pjesëmarrësit në zgjedhjet e 12 prillit se nuk do të pranojnë ankesa të qëllimshme për shkelje të procedurës në ditën e zgjedhjeve dhe për grumbullimin e rezultateve vetëm që të pengohet dhe të keqpërdoret procesi.

KSHZ-ja solli udhëzim për mënyrën e procedurës për zgjidhjen e negociatave. Risi është ajo që Komisioni do të vendos vetëm për shkelje të procedurës në ditën e votimit dhe grumbullim të rezultateve dhe se ankesat nga pjesëmarrësit në zgjedhje gjegjësisht përfaqësues të tyre të autorizuar do të dorëzohen deri tek KSHZ-ja duhet të përmbajnë fakte dhe përshkrim konkret të parregullsive eventuale. Këto janë me qëllim, siç theksuan anëtarët e Komisionit, të mos ndodh kushdo qoftë për çfarë do arsye ta keqpërdorë procesin dhe të prodhojë ankesa pa asnjë bazë dhe pa asnjë përmbajtje.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko potencoi se ata që do ta parashtrojnë ankesën dhe pjesëmarrësit që kanë vërejtur parregullsi eventuale duhet ta theksojnë atë që e kanë parë.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski ishte i drejtpërdrejtë se Komisioni nuk do të pranojë ankesa të qëllimshme që të pengohet procesi zgjedhor dhe se do të duhet ankesat eventuale të përmbajnë fakte dhe të dhëna, si dhe se Komisioni vetëm në atë mënyrë do të punojë.

Në seancë u miratua edhe udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e ankesave të cilat janë në kompetencë të komisioneve komunale zgjedhore. Nga këto zgjedhje kompetencë të re të KKZ është që të vendosin për ankesat për të drejtë personale zgjedhore. Siç u sqarua, nëse qytetari nuk është në Listën zgjedhore, ai do të duhet të plotësojë formular që do të paraqesë dëshmi për Komisionin komunal zgjedhor deri tek i cili do ta dorëzojë ankesën. KKZ pas ankesës do të duhet të vendos për të në afat prej katër orëve pas sjelljes.

Nga ky vit gjithashtu do të organizohet votim në azilet e pleqve. Deri më tani, siç informuan nga KSHZ-ja, aplikime për votim që do të organizohen më 11 prill, ka nga 18 azile të pleqve.

KSHZ-ja në seancë pranoi tre kërkesa për vëzhgim të zgjedhjeve edhe atë për katër përfaqësues të Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFIS, zyra në Maqedoninë e Veriut, për 19 përfaqësues të MOST dhe për 33 vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Biseda në të gjitha nivelet do të zhvillohen deri në Kongresin e LSDM-së më 9 mars.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni zyrtarisht listat me kandidatët për deputet për zgjedhjet e 12 prillit do t’i prezantojnë në ngjarjen që do të mbahet më 11 mars.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Aktuale