Connect with us

Lajme

Një çift bashkëshortor pozitiv në koronavirus, deri më 13 mars vazhdojnë masat për ndalimin e tubimeve publike

Published

on

Dy rastet e reja të konfirmuara të personave të infektuar me koronavirus janë çift bashkëshortor nga Dibra, të moshës 62 dhe 68 vjeçarë, të cilët në vendin tonë kanë arritur nga Bresha, Italia e Veriut më 27 shkurt. Ata me simptome më të lehta më 2 mars janë paraqitur tek mjeku amë, por ai nuk ka njohur indikacion që të bëhet test i koronavirusit, dhe i ka dërguar në mjekim shtëpiak. Sot ata janë paraqitur vet në spital në Dibër, ku u janë marrë brisa që të bëhen testet. Në vend kanë udhëtuar me autobus me edhe 40 udhëtarë, të cilët janë identifikuar dhe do t’u bëhen kontrolle.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe,dje tha se pacientët do të dërgohen me transport special në Shtëpinë e shëndetit Shkup në Klinikën infektive, ku ekipi kujdestar është i gatshëm t’i presë. Gjendja e tyre, është stabile, kanë fotografi mjaftë të lehtë klinike, formë të lehtë të infektimit respirator.

“Pas hyrjes në kufi nga autobusi, udhëtarë kanë zbritur në Kumanovë, në Shkup dhe në Dibër. Atëherë udhëtarët nuk kanë pasur kurrfarë simptome dhe për herë të parë me simptome mjaftë të lehta janë paraqitur më 2 mars, të hënën te mjeku amë, i cili nuk ka njohur indikacion që të bëhet testi për koronavirusin, i ka dërguar në mjekim shtëpiak që sot të paraqiten në spitalin në Dibër, ku vjen infektolog nga Gostivari. Këtu është vendosur indikacioni në pajtim me simptomat, të cilat janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme. Janë marrë brise dhe sot janë janë bërë testet”, tha ministri i Shëndetësisë.

Filipçe sqaroi se sipas informatave që i kanë marrë për ta gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, ata kanë pasur kontakt vetëm me vëllanë e gruas.

“Sot në orët e pasdites po bëhet intervistë nga ana e epidemiologëve që të vlerësohet nëse nevojitet në izolim të vendoset vetëm ai njeri, farefisi ose anëtarët e familjes së tij”, tha Filipçe.

Në bashkëpunim dhe komunikim intensiv me MPB-në, siç kumtoi, veçmë janë gjetur emrat, numrat amë të të gjithë 40 udhëtarëve në autobus, i cili në vend ka hyrë më 27 shkurt, e ku kanë qenë edhe dy pacientët.

“Në këtë moment bëhet identifikimi dhe që prej sonte dhe gjatë ditës së nesërme udhëtarët pas identifikimit dhe locimit të tyre që do ta bëjnë epidemiologët, së bashku me pjesëtarët e MPB-së, do të intervistohen dhe në pajtim me të dhënat do t’i japin, por edhe në pajtim me gjendjen e tyre shëndetësore, analizat e kontakteve që ata i kanë pasur në ndërkohë, do të prezantohen edhe masat përkatëse”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Rrezik më të madh, sipas tij, ka për udhëtarët të cilët janë ulur tre radhë para dhe pas pacientëve, por, siç potencoi, do të intervistohen të gjithë në pajtim me konkludimet do të caktohen hapat e ardhshme.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të 14-të e pranoi propozimin e Komisionit për sëmundje infektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdojë rekomandimi për kufizimin e ngjarjeve publike me mysafirë nga jashtë vendit, rekomandimi për mos mbajtjen e tubimeve dhe ngjarjeve të mëdha publike, si dhe rekomandimi që ndeshjet sportive të mbahen pa shikues deri më 13 mars dhe i konfirmoi si konkludime dhe rekomandime të saja deri tek opinioni dhe deri tek institucionet.

Në pajtim me situatën në Evropë, situatën në Itali, si dhe në rajone tjera me numër më të madh të rasteve të regjistruara, mbetet rekomandimi i Qeverisë për të gjithë udhëtarët nga këto rajone, ta paraqesin hyrjen në vend dhe t’i njoftojnë autoritetet shëndetësore dhe të sigurisë në vendkalimet kufitare nëse dyshojnë se kanë simptoma të cilat mund të jenë pasojë e kontaktit me koronavirusin, qëndron në kumtesë

Në pyetje të gazetarëve lidhur me kontaktet që në ndërkohë këta pacientë i kanë pasur me persona të tjerë dhe nëse do të ndërmarrin masa, ministri Filipçe theksoi se është shumë i vogël rreziku për bartje të linjës së tyre të virusit.

Ajo që mjeku amë nuk ka parë indikacion për testimin e koronavirusin, sipas ministrit të Shëndetësisë, obligohet në atë që është shumë vështirë të jepet diagnozë për diçka që është shumë e ngjashme me rraskapitjen dhe ftohje. Për këtë, tha, edhe njëherë apelojmë në rëndësi të veprimit serioz dhe analizë të të gjithë pacientëve.

Lidhur me grupin e 20 turistëve nga Singapori dhe nga Japonia që përmes Bullgarisë e kanë kaluar vendkalimin kufitar Deve Bair është dashur të arrijë në vendin tonë, Filipçe informoi se të gjithë janë në Shkup, se janë intervistuar dhe u janë marrë të dhëna të detajuara anamnestike.

“Kanë kaluar shumë ditë nga qëndrimi i tyre në Bukuresht. Nuk ka ekzistuar asnjë indikacion që të ndërmarrim diçka në kuptim të ndalesës. Të gjithë janë të shëndoshë dhe të gjithëve u është bërë intervistë nga ana e epidemiologut lokal”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Aktuale