Connect with us

Spektakël dhe Yje

Duket se koha ka ndalur për 50-vjeçaren, nëna e dy fëmijëve shfaqet më tërheqëse se kurrë (FOTO)

Published

on

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka treguar edhe një herë se mosha për të është thjesht një numër. Këtë të mërkurë, 50-vjeçarja ka ekspozuar trupin me bikini në plazhet e Miamit.

JLo ktheu të gjithë sytë nga format e saj trupore, teksa postoi në profilin e “Instagram”-it disa poza provokuese. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, ajo sërish është në super formë dhe kalon shumë kohë në palestër.

Video që ajo ka postuar ka marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente, ku ndjekësit nuk ngurrojnë që ta komplimentojnë për format trupore dhe bukurinë që ka.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Ku ndodhet muzika sot? Alban Skënderaj: Artistët shqiptarë kanë në fokus clubet sepse aty ka para

Published

on

Alban Skënderaj ka folur për muzikën në ditët e sotme, duke thënë se bëhet kryesisht vetëm për clube, duke harruar që një pjesë e madhe e shoqërisë pret t’i ofrohet diçka tjetër.

Këngëtari tha 90% e artistëve shqiptarë kanë në fokus clubet, pasi aty ka një pagesë të mirë, pa e kupuar se muzika që të gjithë po realizojnë iu përshtatet vendeve të tila.

Sipas tij muzika nuk mund të mbahet me 20-vjeçarë, pasi ka edhe një brez tjetër që kërkon gjëra të tjera.

“Problemi me clubin është që nuk është vetëm clubi mjet matës i dëfrimit, i qasjes ndaj muzikës. E kemi bërë ne. 90% e artistëve shqiptarë kanë si fokus clubin, sepse aty ka para, ka pagesa, ka jetë, ka qarkullim, është një biznes. Dhe pa kuptuar, nuk e vërejmë se të gjithë, qoftë edhe unë bashkë, që ndikohemi muzikalisht nga ajo atmosferë dhe bëjmë muzikë vetëm për clube. Ndërkohë që unë nuk mendoj se në shoqëri është vetëm clubi si formë dëfrimi.

Unë mendoj që është edhe një brez tjetër, që kërkon gjëra të tjera, por nuk i ofrohen. Është një pjesë shumë e madhe e shoqërisë që nuk merret fare në konsideratë. Nuk mund të mbahet muzika vetëm me 20-vjeçarë.

Për shembull, në club nuk ke mbi 30. Të tjerët çfarë bëjnë, ku shkojnë? Presin t’u ofrohet diçka. Kur unë bëra koncertin në Pallatin e Kongreseve, nuk e prisja kurrë që do kishte interes. Nuk e prisja kurrë që do ishin 3 netë, diku te 6500 bileta të shitura. Pse?Sepse kishte uri për diçka ndryshe,” –u shpreh Albani në një intervistë me Mira Kazhanin.

Këngëtari mbajti një koncert 3-ditor në mars të vitit 2018, të quajtur “Hapësira e një ëndrre”.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Po vjen mega hiti nga Nora Istrefi, Bardhi & Shkurta

Published

on

Ashtu siç ishte raportuar kjo verë pritet të jetë e nxehtë nga Nora Istrefi.

Nora tani ka gati projektin në bashkëpunim me Bardhin dhe Shkurte Gashin.

Kënga quhet “Mama Mia” dhe do të publikohet shumë shpejt.

Në bazë të postimeve të super treshes, realizimi vizuel i këngës është në përfundim e sipër dhe duket se ritmet e kësaj kënge do të na ndjekin gjithë verën./indeksonline/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Tayna dhe Azet publikojnë “Tequila” (Video)

Published

on

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, reperët Tayna dhe Azet kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.

“Tequila” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa tekstin e kanë shkruar vet dyshja – secili pjesët e tyre përkatëse me ndihmë nga Endrit Mumajesi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është tipik veror dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit Secuenca.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes pasi një vit më parë ata kishin sjell edhe një tjetër duet, të quajtur “Ti harro”.

Continue Reading

Aktuale