Connect with us

Argëtim

10 ushqimet më të shtrenjta në botë

Published

on

Ja ku janë disa ushqime apo pjata me çmimet e të cilave ju mund të kishit paguar qeranë apo doktoraturën apo atë operacionin e hundës që gjithmonë keni dashur të bëni, etj.

Kërpudhat Matsutake – $1,000

Këto kërpudha janë shumë të rralla por më të preferuarat e llojit të tye gjenden në Japoni dhe prodhimi i tyre kufizohet në më pak se 1.000 tonë në vit.

Çmimi mund të shkojë deri në 2.000 dollarë për kg, edhe pse kostoja e importimit shkon rreth 90 dollarë për kg.

Bagel në Westin Hotel – $1,000

Ky ushqim që “mban firmën” e Frank Tujague, është më i shtrenjti që mund të jetë shitur ndonjëherë.

Arsyeja është se si garniturë përdoret krem djathi me zhardhok kërpudhe të bardhë, por edhe përbërës të tjerë të shtrenjtë.

Omleta “The Zillion Dollar Frittata” – 1.000 dollarë

Kjo omletë serviret si mëngjes në restorantin “Norma’s” (pronari i të cilit është shqiptar) që ndodhet në hotelin “Le Parker Meridien” në New York.

Përbërësit e saj janë vezë, karavidhe dhe rreth 300 gr havjar Sevruga.

Versioni i plotë i omletës është shitur rreth 12 herë gjithësej, ndërsa version më i vogël shitet rreth 50 herë në vit.

Bërxolla prej mishi Wagyu – 2.800 dollarë

Ky lloj mishi viçi prodhohet në Japoni, kryesisht në krahinën Hyogo.

Këtyre kafshëve (ëagyu) u jepen birra, ndërkohë që u bëhet edhe masazh nga njerëzit.

150 gr fileto të këtij mishi në Japoni kushtojnë rreth 50 dollarë, por në Craftsteak të New York-ut një pjatë e plotë me Wagyu është servirur për $2800.

Samundari Khazan – 3.200 dollarë

Një restorant indian në Londër, për të festuar qarkullimin në DVD të filmit të vlerësuar me Oscar, “Slumdog Millionaire”, vendosi që të krijonte një pjatë me përbërësit më të shtrenjtë që mund të gjente për ftuesit e shfaqjes “Kush do të bëhet milioner?”.

Kështu, “Samundari Khazan” përmban gaforre, truffle të bardhë, domate të mbushur me havjar Beluga,etj dhe është e zbukuruar me gjethe ari.

Pizza Royale 007 – 4.200 dollarë

Domenico Crolla është një shef skocez i cili krijoi Pizza Royale 007.

Përbërësit e saj që bëjnë ccmimin kaq të pabesueshëm janë; karavidhe të marinuara në konjak, haviar i gatuar në shampanjë, salmon i tymosur nga Skocia, proshutë, balsam i vjetër, etj.

Kjo picë shërbehet gjithashtu e zbukuruar me gjethe ari.

Produkti nuk u preferua shumë, ndaj shefi e nxori në ankand në eBay dhe siç deklaroi, paratë u përdorën për bamirësi.

Shalqi Densuke – 6.100 dollarë

Ky lloj shalqiri i zi prodhohet vetëm në ishullin Hokkaido që ndodhet në Japoninë veriore.

Nga vjeljet e vitit merren deri në dy duzina shalqinj, por përveç të qenurit i rrallë ky shalqi është edhe shumë i shijshëm.

Një Densuke 7.7 kg është shitur 6.100 dollarë.

Pjepri Yubari – 15.000 dollarë

Pjeprat Yubari King janë një hibrid të dy llojeve pjepri.

Ato prodhohen në një qytet të vogël të Japonisë, që quhet Hokkaid.

Në një ankand në vitin 2008, u shitën për 2.5 milion yen.

Haviar Almas – 25.000 dollarë/kg

Haviari Almas është një lloj haviari shumë i rrallë që vjen nga Irani.

I vetmi dyqan që njihet për shitjen e këtij produkti është Caviar House & Prunier në Picadilly të Londrës.

Dyqani e vendos haviarin në një kuti ari 24 karatësh duke e bërë produktin të kushtojë $25,000.

Nëqoftëse thjesht doni ta provoni, një kuti më e vogël shitet për 1,250$.

Truffle Alba të Bardha – $160,406

Zhardhokët e kërpudhave ose ndryshe truffles, janë të shtrenjta, por jo aq shumë sa versoni Italian alba i bardhë.

Këtto zhardhokë janë shumë të vështirë për t’u kultivuar, gjë që shpjegon edhe çmimin stratosferik.

Një herë një sasi prej 1.51 kg të tyre i është shitur $160,000 një çifti nga Hong Kongu.

Continue Reading

Argëtim

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Published

on

By

Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën në vazhdën e pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke hequr titullin e padëshiruar nga fituesit e përbashkët të Parisit, Hong Kongut dhe Cyrihut, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).

Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbënin pjesën tjetër të pesëshes së parë.

New York-u ishte në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, derisa Kopenhaga, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10.

Londra u ngrit në tre vende në pozitën e 17-të të renditjes vjetore.

Continue Reading

Argëtim

Ndërpritet ndeshja në Angli, arbitri kishte parkuar gabim jashtë stadiumit (Foto)

Published

on

Kur thuhet se në futbollin anglez mund të ndodhë çdo gjë, me shumë mundësi nuk do ta kishit imagjinuar ajo që ka ndodhur në FA Trophy (një kupë gjysmë amatore) në finalen mes Curzon Ashton dhe Chester Fc. Ndeshja në fakt u ndërpre në minutën e 15-të të pjesës së parë, për shkak të një gabimi të gjyqtarit Simon Lucas.

Nuk është se bëhet fjalë për rishikimin e një rasti për penallti të mundshme. Arbitrit ju desh të ndërpriste ndeshjen për disa minuta për të .. lëvizur makinën e tij.

Trafiku rreth stadiumit u bllokua për shkak të një parkimi aspak të mirë nga arbitrit. Një ndalesë e shkurt dhe gjithçka u rregulla dhe ndeshja vijoi rregullisht. Rasti u bë publik nga klubi i Curzon Ashton në rrjetet sociale, ndërkohë që ishin pikërisht at që do të merrnin një fitore në shifrat 2-1 ndaj Chester FC.

Continue Reading

Argëtim

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Published

on

By

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Historia e dashurisë mes Elinës dhe Yllzonit u trajtua këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në Abc. Elina nga Rusia dhe Yllzoni shqiptar nga Kosova u njohën në Gjermani, u dashuruan por u desh të kalonin disa peripeci për të qenë bashkë.

Elina rrëfeu gjatë intervistës se ishin njohur në moshën 18-vjeçare dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. Por prindërit e saj kishin qenë kundër kësaj lidhjeje për shkak të kulturave të ndryshme.

“Isha vetëm 18 vjeç, isha ulur në klasë dhe më pas erdhi Yllzoni, hyri kishte një xhaketë të kolegjit dhe ishte vërtet dashuri me shikim të parë. I thashë miqve të mi, unë e dua atë djalë. Filluam të dalim, isha shumë skeptike në fillim.”, tregoi Elina.

Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe kanë lidhur kurorë. Nga ana tjetër, Yllzoni tregoi se prindërit e tij e kishin mirëpritur që në fillim dashurinë e tij me vajzën nga Rusia.

“Ne u takuam në vitin 2011. Në fillim i thashë nënës time. Babai ishte kundër kësaj lidhjeje sepse jemi nga kultura dhe besime të ndryshme”, deklaroi ajo.

“Ishte një jo e prerë midis shqiptarëve dhe rusëve. Por dolëm së bashku, i kërkova babait që ta takojë se është një djalë shumë i mirë. E takoi dhe në fillim tha se unë të ndaloj që të martohesh me të. Ndërkohë 10 vite më vonë, e shikon si djalin e vet.”, tha Elina. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale