Connect with us

Maqedonia e Veriut

Vendoset tabela e re e SHF “Imri Elezi” më komunën e Çairit

Published

on

Emrat e shkollave nuk i përcakton Qeveria, as ministri i Arsimit dhe Shkencës. Iniciativa fillon nga bordi i shkollës, pasi kjo çështje zgjidhet me Statutin e shkollës, ndërsa propozues i Statutit të shkollës është Bordi i shkollës, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në vendosjen e sotme të tabelës së re në shkollën fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.

“Pastaj duhet të merret leje edhe nga themeluesi, më saktë nga këshilli komunal, e pastaj në fund pëlqim edhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës. Ashtu që, ministri i Arsimit dhe Shkencës jep pëlqim për Statutin që e propozon Bordi shkollor”, tha Ademi.

Ministri potencoi se çdoherë kur nga ai si ministër i Arsimit dhe Shkencës u kërkua pëlqim për riemërimin e shkollave, ndryshim ose plotësim të statutit të shkollave, me të cilin emërohen edhe shkollat, kanë marrë pëlqim.

“Çdoherë në fjalimet tona kemi theksuar se emrat e shkollave nuk duhet të politizohen, por përkundrazi emrat e shkollave duhet ta reflektojnë vullnetin e qytetarëve, ku është vendosur ajo shkollë, vullneti i arsimtarëve, e veprimtarëve profesionalë, prindërve…Nuk do të doja të ndërhyjë në çështjet e politizimit dhe partizimit të çështjeve të tilla, të cilat kanë të bëjnë me riemërimin e shkollave konkrete. Ato duhet ta reflektojnë vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Ademi.

Në pyetje të gazetarëve, Ademi tha se nuk din nëse ka iniciativë për riemërimin e shkollës së mesme “Cvetan Dimov”.

Elez Elezi, vëllai i Imri Elezit, ka shprehur falënderim deri te të gjithë që kanë kontribuar për aktin e tillë të emërimit të shkollës me emrin e vëllait të tij.

“Në emër të familjes e kemi mbështetur këtë iniciativë prej në fillim. Jemi të kënaqur që më në fund u realizua edhe ky akt përfundimtar, besoj që kjo shkollë do të kultivojë njerëz të vullnetit të mirë siç ishte Imriu, njerëz intelektual, rilindas, njerëz që bashkëpunojnë me të gjithë. Faleminderit të gjithëve që kanë dhënë kontributin për emërtimin e kësaj shkolle me emrin e Imri Elezit. Besoj me këtë këtë emër do t’ju japim motiv gjeneratave të ardhshme se një shembull si Imri Elezi kishte qenë mirë me pas populli, kombi jonë, pse jo edhe Maqedonia e Veriut. Këtë punë nuk bën me lidh me politikë. Unë, Imriun dhe gjithë dëshmorët e kombit i llogaris të kombit, e jo të partisë”, tha Elezi.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale