Connect with us

Kosovë

Tadiq: Kurti ka pak përvojë, kjo e ngadalëson zgjidhjen për Kosovën dhe i përgjigjet Vuçiqit

Published

on

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, presidenti aktual Aleksander Vuçiq, ka rrethana më të përshtatshme për arritjen e një marrëveshje me Republikën e Kosovës, shkruan N1.

Tutje Tadiq ka zbuluar se gjatë kohës sa ka qenë në krye të shtetit serb, ishte provuar që të imponohej një marrëveshje Prishtinë-Beograd, por që thotë se e ka refuzuar.

Ish-presidenti serb ka thënë se nuk ka mundur ta pranojë një marrëveshje të tillë që ishte propozuar, duke thënë se “ nuk mund të lejojë të humbim në paqe, diçka që se kemi humbur me luftë”.

Tutje politikani serb ka folur edhe për veriun e Kosovës, që sipas tij është një territor për të cilin Serbia kurr nuk duhet të dorëzohet. Tadiq thotë se në atë pjesë grumbullohet një numër i madh detajesh që janë pjesë e identitetit serb, përfshirë manastiret.

Megjithatë Tadiq thotë se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet dhe se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me patjetër, në të kundërtën thotë se Serbia do të bllokojë rrugën e vetë të integrimit dhe zhvillimit.

Në këtë intervistë, ish-presidenti serb ka folur edhe për qeverinë e re në Kosovë, që drejtohet nga Albin Kurti.

Sipas tij, lideri i VV’së është një politikan që karakterizohet me një energji të madhe dhe me një fanatizëm politik, ndërkohë thotë se ka mungesë përvoje në drejtimin e institucioneve.

Sipas tij një mungesë e tillë përvoje e Kurtit ndihmon Aleksander Vucicin që të marrë frymë më lirshëm meqë tashmë presioni ndërkombëtar është mbi Prishtinën dhe jo mbi Serbinë.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore

Published

on

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se anëtari i ekipit negociator të Serbisë në dialog, Velko Odaloviq, nuk po merr pjesë në takimet mes dy delegacioneve në kryeqytetin evropian.

Më 15 qershor të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar nga Serbia që ta heqë Odaloviqin nga ekipi negociator.

Sipas Bislimit, për të kaluarën e Odaloviqit Bashkimi Evropian nuk ka pasur informacione.

“Odaloviq nuk është pjesë e asnjë takimi ku jemi ne. Ne nuk kemi thënë që kemi probleme me përfaqësuesin e Serbisë, kemi probleme me personin Odaloviq, për të kaluarën e tij”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në “Kallxo Përnime”.

Bislimi tha se Odaloviq ishte në listën e zezë të BE-së.

“Si duket në BE ka pasur një vakuum të madh informativ mbi të kaluarën e z. Odaloviq. Përfaqësuesit dhe negociuesit e Bashkimit Evropian as nuk kanë qenë të informuar që në vitin 2000 vetë Bashkimi Evropian e ka vendosur z. Odaloviq në listën e kuqe të personave apo të zezë, të personave që nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe disa pretendime të tjera që, sipas tij, Odaloviqin e bëjnë jokredibil për të qenë pjesë e delegacionit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kanë qenë të informuar mbi funksionet që ka qenë z. Odaloviq në vitet 1997-1999, nuk kanë qenë të informuar për faktin se z. Odaloviq ka qenë në listën e hetimeve nga administrata ndërkombëtare në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe arsyet që kanë çu në pushimin e hetimeve ndaj tij. Nuk kanë qenë të informuar edhe me manipulimet e tokave që Odaloviq i ka bërë”, vlerësoi Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, i njëjti nuk ka hyrë asnjëherë në takimet mes dy shteteve në Bruksel.

“Bashkimi Evropian nuk i fton individët, i fton palët. BE e fton vetëm Petkoviqin, ai e cakton ekipin e tij. Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore”, deklaroi ai.

Continue Reading

Kosovë

Milaim Zeka për sindikatat: Janë organizata politike që bëjnë shantazh, janë të korruptuar

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta pas deklaratës së tij kur u pyet për grevat që janë mbajtur nga disa sindikata sa i përket Ligjit për Paga.

Kurti kishte deklaruar se është mirë që edhe kryesitë e Sindikatave të ndryshojnë ashtu siç ka ndryshuar politika në vend.

Gazetari Milaim Zeka, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se e mbështet plotësisht qëndrimin e kryeministrit Kurti, duke thënë se të gjitha kryesitë e sindikatave në Kosovë janë të korruptuara.

“Sa i përket qëndrimit të kryeministrit në raport me kryesinë e sindikatave, unë e mbështes plotësisht kryeministrin e Kosovës. Jam i bindur, nuk po flas në ‘hava’, por në qoftë se ka diku kryesi tërësisht të korruptuar, janë kryesitë e Sindikatave të Kosovës. Shikoji ata njerëz, janë në krye të sindikatave që 20-30 vjet. Këta kanë bërë më shumë punë politike Sindikatat e Kosovës, se sa punë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Ata nuk e dinë së pari se çfarë roli kanë”, ka thënë Zeka.

Tutje, ai ka thënë se sindikatat nuk kanë pasur kurrë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Zeka ka theksuar se shpesh herë sindikatat kanë bërë marrëveshje me pushtetet e kaluara, andaj nuk i cilëson si “sindikata”.

“Sindikatat e Kosovës me konceptin perëndimor nuk janë sindikata, janë organizata politike që merren me politikë dhe me shantazhe”, ka deklaruar Zeka.

Kujtojmë se ndaj deklaratave të Kurtit kanë reaguar deri më tani kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla dhe kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi.

Ata kanë kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos tentojë të politizojë apo të ndikojë në kryesitë e sindikatave, ndërsa kanë cilësuar deklaratat e kryeministrit si përqarëse. /Lajmi.net/

Continue Reading

Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj: I gatshëm të bashkëpunoj me Kurtin! Të mbrojmë sovranitetin e vendit

Published

on

Ramush Haradinaj, kreu i partisë AAK ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojnë me kryeministrin Albin Kurti përballë Serbisë.

Ai tha se Kosova nuk e ka luksin për debate në këto momente, e as për t’i kërkuar dorëheqjen Kurtit, por duhet të bëhen së bashku për të bërë të mundur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Unë dhe Partia ime si dhe Grupi Parlamentar i AAK-së, jemi të gatshëm që në çdo kohë e në çdo situatë të jemi aleatë të kësaj qeverie e të këtij kryeministri, që në betejën politike me Serbinë, ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kjo duke mos rrezikuar për asnjë moment të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Kosova sot nuk e ka komoditetin e debateve as për tërheqje, as për dorëheqje e as për zgjedhje të reja”, shkruan Haradinaj.

Sipas Haradinajt, siguria në Ballkan është në rrezik dhe sipas tij Kosova ndodhet përballë sfidave të mëdha që duhen përballuar.

“Informatat për situatën e sigurisë në Ballkan, kurrë nuk kanë qenë më shqetësuese në këto njëzet e sa vjet. Kosova sot është përballë sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj. Natyrisht sfida më e madhe është marrëveshja finale me Serbinë, e cila ka të ngjarë të hyjë në fazën e vet përfundimtare”, sipas Haradinajt.

Continue Reading

Aktuale