Connect with us

Maqedonia e Veriut

Rasti “TNT” vazhdoi me dhënien e dëshmive

Published

on

Me dhënien e dëshmive gjegjësisht prezentimin e një incizimi të debatit kuvendor mbikëqyrës për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “TNT” të cilin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi.

Par fillimit të seancës, kryetari i Këshillit gjykues Stavrev lexoi email nga doktoresha e cila e ka kontrolluar të akuzuarin Toni Trajkovski për të cilin e konfirmon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se mund ta ndjekë gjykimi.

Avokati i të akuzuarës Elisaveta Najdovska, Merxhan Dauti kërkoi nga gjykata të pranohet si dëshmi dokumenti i Agjencisë së Punësimit që e ka kërkuar në bazë të pohimeve të Canoskit në debatin mbikëqyrës në Kuvend se nëse rrënohet objekti do të mbeten pa punë 300 punëtorë.

Për rrënimin e kompleksit banesoro-afarist “Kosmos” në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës, ata në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fiat Canoskit.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Lajme

Grubi provokon Alternativën: Ne kemi marrëveshje me LSDM-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet.

Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi.

Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara. Këto komente Grubi i bëri në Tv Alsat.

Continue Reading

Aktuale