Connect with us

Maqedonia e Veriut

Memedi: Ju po i amnestoni organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit (VIDEO)

Published

on

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare debati politik bëhet gjithnjë e më i nxehtë.

Nuk kursehet retorika, ajo shpesh bëhet populiste, ndërsa tashmë nuk ka rregulla edhe në adresimin e kritikave.

LSDM dhe BDl, partnerë gati tre vjeçar edhe në qeverisjen 2002-2006 nuk kanë reshtur kritikat e ndërsjella.

LSDM, tashmë është deklaruar haptas se është parti shumë-etnike.

Faktet flasin se pas vitit 2016 nuk mbeti parti shqiptare pa hyrë në koalicion me LSDM-në.

Partia e vetme që nuk ishte në koalicion me Zaevin, Lëvizja BESA shkoi një hap edhe më tej, bëri koalicion parazgjedhor me LSDM-në.

Kështu Agim Nuhiu, nga BDl, në debatin e mbrëmshëm me përfaqësues të LSDM-së dhe ASH-së, i pyetur rreth asaj se sa vota të shqiptarëve vlerësojnë se do të shkojnë tek LSDM-ja, nuk është përgjigjur, por ka thënë  se BDl asnjëherë nuk ka bërë koalicione formale, qoftë me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në, por se gjithmonë kanë pasur parësor interesin e shqiptarëve. Ai pranon se bashkëqeverisja ka qenë me një klimë më të butë me LSDM-në, por shton se asnjë nuk i ka pritur me krahë hapur.

Ndërkaq në një replikë, Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi ka shfryrë gjith dufin ndaj politikave populiste të të dy partnerëve të koalicionit të deritanishëm qeverisës, duke theksuar se LSDM me vetëdije të plotë dhe vetëm për të mbajtur pushtetin ka shkelur mbi atë që proklamonte gjatë të ashtuquajurit ‘Revolucion Laraman’, duke e mbajtur në pushtet dhe duke i ndihmuar edhe në zgjeddhjet lokale eksponetëve të ish regjimit të Gruevskit.

Gjithashtu ai ka akuzuar bashkëqeverisjen e LSDM-së dhe BDl-së, për amnestimin e organizatorëve të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të 2017, përcjell in7

“Bërja e qeverisë në vitin 2017 ishte pasojë e një beteje qqë e bëmë të ndarë, ju me konceptin qytetarë, dhe në për të rrëzuar regjimin e Gruevskit bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Në kuadër të kësaj ju ishit ato që publikuat ‘bomba’ dhe vendosët gishtin tek i tërë sistemi i atëhershëm, madje duke e apostrofuar me emër e mbiemër eksponentët e caktuar vetëm e vetëm që të arrini në pushtet dhe pas kësaj po të njëjtën eksponent shkuat dhe ju dhatë mbështetje nga pozita e të qenurit kryeministër, e të qenurit qeveri, këtu e kam fjalën për Strugën, për Gostivarin, për Tetovën e kështu me rradhë. Kjo është politikë tërësisht joparimore nga ana e juaj. E dyta, ndodhi rasti i terrorizmit të 27 prillit, ku Nuhiu më pyeti se çfarë bënë kuadrot e Aleancës në atë qeveri, ky ka qenë edhe ministër i asaj qeverie dhe minimalisht duhet të jepte dorëheqje si akt moral, sepse ndodhi një rast i paparë ndonjëherë në kontinentin e Evropës, terrorizëm klasik, ku një grup banditësh sulmoi shtëpinë më të lartë të këtij shteti dhe kam për synim atentatin e liderit të një subjekti politik shqiptar, dhe çfarë bëjnë bashkë këtu, si partnerë të koalicionit, bëjnë amnesti për njerëzit të cilët dyshohen se organizatorët e atij akti terrorist dhe kjo është politikë etatiste?!”, ka thënë Remzi Memedi nga ASH, në emisionin e mbrëmshëm ‘Rruga Drejt’ në Alsat.

https://www.facebook.com/aleancashqiptarett/videos/201289081279180/?v=201289081279180

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Lajme

Grubi provokon Alternativën: Ne kemi marrëveshje me LSDM-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet.

Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi.

Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara. Këto komente Grubi i bëri në Tv Alsat.

Continue Reading

Aktuale