Connect with us

Maqedonia e Veriut

Kryetari i Gjykatës kushtetuese Murati u takua me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Published

on

Në takimin e realizuar më 5 mars 2020, mes kryetarit të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së veriut, z.Sali Murati dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në RMV, E.T. z. Dirk Jan Kop, u bisedua për rolin e Gjykatës kushtetuese në realizimin e vlerës themelore të rendit kushtetuese – sundimin e së drejtës, si dhe për sfidat me të cilat përballet Gjykata dhe aktivitetet që po ndërmerren për tejkalimin e tyre. Në takim, kryetari Murati e njoftoi Ambasadorin me punën e Gjykatës kushtetuese të shprehur përmes dy shtyllave kryesore: mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit që Gjykata e kryen për numër të kufizuar të lirive dhe të drejtave në pajtim me nenin 110 alinea 3 nga Kushtetuta. Me atë rast, u cek se është posaçërisht me rëndësi të avancohet mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit të konstatuara në Kushtetutë, përmes vendosjes së instrumentit ankesë kushtetuese.

Krahas kësaj, kryetari Murati e njoftoi Ambasadorin edhe me nevojën për miratim të Ligjit për Gjykatën kushtetuese i cili do ta garantonte pavarësinë buxhetore, administrative dhe funksionale të Gjykatës.

Në këtë takim, kryetari Murati shprehi kënaqësi për interesimin për rolin dhe punën e Gjykatës kushtetuese, si dhe për mbështetjen të cilën ia ofron Republikës së Maqedonisë së Veriut Mbretëria e Holandës në zbatimin e proceseve reformuese.

Ambasadori z. Dirk Jan Kop u falënderua për informatat për punën e Gjykatës kushtetuese dhe e përshëndeti punën e reformave në sundimin e së drejtës.

Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Aktuale