Connect with us

Maqedonia e Veriut

Hidhet poshtë kallëzimi penal për parregullsi zgjedhore në referendumin shtetëror në vitin 2018

Published

on

Prokuroria Publike Themelore Tetovë ka sjell vendim me të cilën e hedh poshtë padinë penale të dorëzuar nga partia politike VMRO-DPMNE për parregullsitë zgjedhore kundër më shumë kryetarëve, zëvendës-kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave zgjedhore në komunën Zhelinë dhe Bogovinë, kundër personave të panjohur të cilët kanë ndihmuar me nxitje, ndihmë dhe bashkëveprim, si dhe kundër zyrtarëve policorë të cilët kanë kryer detyrën zyrtare të sigurimit të vendvotimeve zgjedhore për kohën e procesit votues për Referendumin e vitit 30.09.2018.

Prokuroria publike sot kumtoi se sipas udhëzimeve nga lajmërimi, të paraqiturit ngarkohen për vepra penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “keqpërdorimi i të drejtës zgjedhore”, “mashtrime zgjedhore”, “falsifikim apo shkatërrim i librave amë” apo “cenim të fshehtësisë së votimit”.

“Prokurori publik i cili veproi në lëndën, ndërmori veprime për kontrollin e parashtresave në lajmërimin, me çka i dëgjoi personat e lajmëruar dhe e mori të gjithë dokumentacionin nga organet kompetente, në mes të cilave Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionit Shtetërorë Zgjedhore. Pas ndërmarrjes së veprimeve për marrjen e dëshmive materiale dhe verbale në lëndën, Prokuroi publik kompetent konfirmoi se procesverbalet në Këshillat zgjedhor nga votimi i bërë në referendumi shtetërorë janë korrekt të plotësuar dhe të nënshkruar nga kryetarët dhe anëtarët e Këshillave pa theksuar se ka pasur ndonjë parregullsi në votimet. E shkruara në procesverbalet është konfirmuar me deklaratat e dhëna nga të gjithë dëshmitarët. Parregullsi nuk kanë qenë të konstatuara as nga personat tjerë që kanë qenë të angazhuar për përcjelljen e zgjedhjeve, siç janë mbikëqyrësit e MOST-it. Në deklaratat e dhëna, zyrtarët policor të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë siguruar vendvotimet kanë theksuar se gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur gjendje nga e cila ka pasur nevojë të reagohet në ndërmarrjen e veprimeve për lajmërimin dhe zhbërjen e parregullsive”, theksohet në kumtesë.

Pas analizave në lëndën, shtohet se, Prokuroi publik kompetentë konfirmoi se nuk ka kurrfarë dëshmie verbale apo materiale për konfirmimin e paraqitjeve nga lajmërimi i dorëzuar, me çka vendosi të njëjtën ta hedh poshtë nga arsyet se në veprimet e personave të paraqitur nuk përmbajnë elemente të veprave penale të cilat ngarkohen as edhe veprimet e tyre nuk përmbajnë elemente të ndonjë vepre penale tjetër për të cilën bëhet ndjekje penale sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale