Connect with us

Kosovë

Bekim Jashari: Të jemi bashkuar dhe të ecim përpara siç deshën të rënët për liri

Published

on

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Me këtë rast Jashari ka kërkuar që i gjithë spektri politik të jetë i bashkuar në mënyrë që të jetësohet amaneti i të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Unitet dhe përafrim të qëndrimeve të spektrit politik ka kërkuar edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Sipas tij, vendi nuk guxon që të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare me katër qëndrime të ndryshme.

Shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari është duke vazhduar edhe sot me aktivitete të ndryshme.

Në ora 09:00 do te bëhen homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga krerët shtetëror, ku më pas do të vendosen kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.

Ndërsa në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.Në ora 17:00 pritet të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për masat antiCOVID-19: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Published

on

By

Kurti për masat antiCOVID-19: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me masat e reja antiCOVID-19 të vendosura të martën në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës, për çka tha se i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezentë.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Masa të reja kundër COVID-19, promovim dhe respektim i diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara

Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.

Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë.

Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira…

Continue Reading

Kosovë

Nga 3 janari 2022 në Kosovë mund të hyjnë vetëm ata që kanë dy doza kundër COVID-19

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Qeveria ka ndryshuar disa nga rregullat për ata që hyjnë në Kosovë, ku nga 3 janari 2022 në Kosovë do të mund të hyjnë vetëm ata që kanë dy doza të vaksinimit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në vendimin e Qeverisë thuhet se mysafirët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Kurti: Ushtrisë i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas emërimit të gjeneralmajor Bashkim Jasharit në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas largimit të Rrahman Ramës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit.

“Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i komandantit legjendar, i kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës”, shkruan Kurti.

Kurti ka uruar Jasharin për punë të mbarë në detyrën e tij të re, ndërsa gjenerallejtënant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroi suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues në RACVIAC.

Ndryshe, komandanti i deritanishëm i FSK-së Rrahman Rama ka ofruar sot dorëheqjen nga posti i tij. Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Continue Reading

Aktuale