Connect with us

Maqedonia e Veriut

VMRO-DPMNE: Do të fitojmë në zgjedhje dhe do të sjellim rindërtimin e Maqedonisë

Published

on

Fitorja më 12 prill dhe formimi i qeverisë së ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të thonë rindërtim i Republikës së Maqedonisë.

Për VMRO-DPMNE-në inovacioni, investimi në arsim dhe kulturë janë segmente të cilat duhet të jenë motor i progresivitetit në shtet.

Për këtë para qytetarëve zotohemi në rindërtim i cili do të përfshijë ndërtim e 20 shkollave të reja dhe të paktën rikonstruktimin e 50 shkollave në Republikën e Maqedonisë. Me këtë projekt do të mundësohen kushte të përshtatshme për punë, gjegjësisht ndjekjen e mësimit në kushte më të mira.

Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së zotohet gjithashtu të sjellë paga më të mëdha për kuadrin mësimor universitar, gjegjësisht do të vendoset metodologji e cila do të sigurojë rritjen e të ardhurave. Do të sigurohet deri në 100.000 denarë për profesorët e rregullt universitar, deri 80.000 denarë për profesorët ordinarë, deri 60 denarë për docentët dhe 45 mijë denarë për asistentët e fakulteteve. Kjo do të thotë 2,5 herë më shumë nga kjo që sot e siguron shteti.

VMRO-DPMNE-ja zotohet edhe në rritjen e pagave të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa kjo do thotë respektim të Marrëveshjes kolektive.

VMRO-DPMNE pas 12 prillit do të sjellë rindërtim të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me këtë edhe përmirësim të standardit të jetesës dhe qytetarë të kënaqur të cilët të ardhmen e tyre do ta ndërtojnë në shtetin e vet.

VMRO-DPMNE-ja zotohet të sjellë më shumë para të secilin në shtet.

Pas 12 prillit vijon energjia e re, shpresa e re, dinjiteti, puna dhe kujdesi i vërtetë për qytetarët.

Qendra për Komunikime të VMRO-DPMNE-së

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale