Connect with us

Komente

Shqiptaro-Amerikani ka disa pyetje për Kasamin

Published

on

Ramazan Hajdini, regjisor, SHBA

Me gjithë respekt Z.Iljas Kadriu, Z. Ramazan Bekteshi dhe Z. Xhevat Prespa!

Në arenën politike shqiptare kemi politikanë idealistë që kanë çuar çështjen shqiptare përpara, me sakrifica dhe me kosto të madha siç janë Dr.Rugova, Prof.Ukshin Hoti, Dr. Fehmi Agani, Albin Kurti, etj.etj. Dhe kemi politikanë “biznismenë”, mashtrues, mafioz, profiterë, që tradhëtojnë idealet kombëtare për përfitime personale, apo për një karrige në Parlament, përmes “patriotizmit të rremë apo fesë, dukuri kjo pas çlirimit të Kosovës dhe konfliktit në Maqedoni.

Këto të fundit fatkeqësisht mbizotrojnë në arenën politike në Tiranë, Prishtinë e Shkup!

Tani shtrohet pyetja cilit bosht i takon Zot. Bilal Kasami?

-Pse refuzoi koalicionin trepalësh me ASH dhe Alternativën?

-Pse koalicionoi me LSDM e Zaevit, i cili me Ali Ahmetin na trajtojnë si popull i 20% në RMV?

-A është Z. Kasami në rrugëtim që të zavendësojë Ali Ahmetin, i cili është plak dhe i janë shterë “gaçkat” (hajmaliat) dhe e pa këtë rast të volitshëm që t’i bashkangjitet LSDM’së?

Këto pyetje vetëm Bilal Kasami mund t’ju përgjigjet, ose koha do të tregojë dyshimet e mija, veç atëherë ndoshta edhe me kosto të mbijetesës të shqiptareve në MV!

Vetëm duhet sqaruar se kush qëndron prapa përkrahjes të Kasamit në Amerikë:

-A nuk ishte lobi i mirëfilltë i Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane, që bëri thirrje për bashkim të partive shqiptare në MV rreth një platforme, e Besa nuk u bashkangjit!

Ja disa fakte:

Do të jem transparent, siç kam qenë tërë jetën, pa doreza!

Në vitin 2015, personalisht jam angazhuar pjesëmarrjen e Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit si mysafir në përvjetorin e Lobit, LQShA, dhe në prezencë të DioGuardit është diskutuar mundësia e krijimit të koalicionit ASH-Besa!

Fatkeqësisht, Kasami ka refuzuar edhe atëherë!

Një rol të dyshimtë pas këtij tubimi ka luajtur edhe Xhevat Sherifi ( apo Prespa, më vonë do t’a ndryshojë emrin). Ai, i cili financoi rrugëtimin e Selës dhe Kasamit si dhe të nipit të tij Arianit Hoxha ( në atë kohë ishte zëdhënës i ASH, e tash u bë i madh me Besën, fale dajës Xhevat), i cili, pra Prespa kërkoi nga Sela që të kandidojë Arianit Hoxhën për deputet.

Nga ana tjetër Sela nuk pranoi një akt të tillë, duke ju arsyetuar që “ai duhet të marrë vota, e janë votuesit që duhet të përcaktojnë listën e deputetëve”.

I mllefosur nga refuzimi i Seles, Sherifi (Prespa) shkon te Kasami dhe dakordohen që Arianit Hoxha të avancohet në rangun partiak.

Dhe ashtu ndodhi, Hoxha aderoi në Lëvizjen Besa si sekretar gjeneral!

-Kush është Xhevat Sherifi (Prespa)?

-Sipas prokurorit të Chicago’s (1996) :

Xhevat Sherifi, “a courier for the Fteja organization who was subsequently convicted for cocaine possession”.

-(Xhevat Sherifi, korrier për organizatën Fteja i cili u dënua më pas për mbajtje të kokainës.)

-A ishte koincidentale vizita e tij më 9 maj 2015, në Kumanovë, atëherë kur u tradhltua grupi i Kumanovës?

-A ishte koincidence vizita e tij në Prespë gjatë qëndrimit të Presidentit Ilir Meta dhe çfarë biznesi po gatuan me Ilir Floririn, një ndër miqtë e ngushtë të Gruevskit dhe hajni me ë madh në historinë e popullit shqiptar?

-Çfarë investimi ka Sherifi në Maqedoni, apo mendon të investoj?

-Pse DioGuardi e përjashtoi Xhevat Prespën nga LQShA, dhe ja ndaloi të flasë në emër të Lobit!

-Sa anëtar i ka LDSHM në Amerikë, me kryetar Xhevat Prespën ?

-Apo, është veç organizatë fiktive e pa regjistruar!

Sot, vetëm të jesh pjesë e mafias politike mund të jesh i “suksesshëm në investime “ në MV!

Me gjithë respekt për përkrahësit e Besës, por, më duket se Bilal Kasami, lidhi koalicion me dreqin “Zaev”, i cili në emër të slloganit të vjetër “vëllazërim bashkimit”, vazhdon me sukses në misionin e asimilimit të shqiptareve në MV, pasi edhe ai është një ndër ato “kopilat” e asimiluar!

-Ishalla jam gabim për vlerësimet ndaj Kasamit, për hirë të mirëqenies së popullit, pasi të merresh me politikë së pari duhet të zotohesh se je në shërbim të popullit. Mirëpo, me vitin 2001 e kam thanë të njejtën frazë (diagnoze) edhe për Ali Ahmetin, dhe fatkeqësisht Ali Ahmeti me vepra e dëshmoi se është argat i qarqeve antishqiptare duke dëmtuar popullin shqiptare në MV, dhe u bë milioner brenda një viti, veç me një tender “MagyarTeleCom”!

E sa për takimin e Kasamit me mikun tonë Kongresmenin Eliot Engle, duhet ta dini se me anë të përkrahjes financiare në Washington mundesh edhe me Trumpin të takohesh, ashtu funksionon lobimi në Washington?

Continue Reading

Komente

Nesimi: Nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Ka$triot R€xh€pi

Published

on

Analisti dhe njohësi i mirë i politikës në vend, Robert Nesimi ka ironizuar përmes postimit në facebook në lidhje pas mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore të Alternativës ku deklaruan se kanë autorizuar kreun e kësaj partie, Afrim Gashi që të negociojë me ekzekutivin për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri, përcjell in7

Nesimi ka shkruar se nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Ka$triot R€xh€pi.

Postimi i plotë:

Nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Ka$triot R€xh€pi

Alternativa paska vendosur të vazhdojë bisedimet për kyçje të saj në qeveri, me pretekstin se don t’a ndihmojë vendin të kalojë ngërçin politik (ndërsa në të vërtetë po shpëton koalicionin SDSM-BDI i cili nuk i ka 60 deputetë). Po të njëjtin argument e përdori para dy javësh deputeti Ka$triot R€xh€pi.

Pra doktrinën e Alternativës e ka shpalosur dy javë para tyre Ka$triot R€xh€pi. Del se vizionari i vërtetë i kësaj doktrine ka qenë Ka$triot R€xh€pi, i cili ka trasuar rrugën kah do të ecë dy javë më pas Alternativa.

Duke qenë më vizionari i kësaj ideologjie, në këto rrethana është mëse korrekte që Ka$triot R€xh€pi tani e tutje të bëhet edhe formalisht kryetar i Alternativës (pasi praktikisht veçmë e ka dëshmuar se i prin proceseve të kësaj partie)./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Nebiu: Afrim Gashit i pengonte tymi i “cigares opozitare”, por nuk i pengon tymi i duhanit të Ali Ahmetit

Published

on

Shkruan: Mr. Driton NEBIU

Ditën që duheshte të votohet mosbesimi qeverisë nuk arritët 5 minuta të qëndroni me Grupin Parlamentar me pretekstin se Afrim Gashit po i pengonte tymi duhanit,Vallë tani a nuk të pengon tymi i duhanit të Aliut dhe i BDI së…….

Nuk jemi të etur për pushtet se jemi të pastër e të drejtë për të ndryshuar politikbërjen në skenën politike shqiptare në RMV.Kryetar edhe pse disa parti qe kishin vetëm vula të partisë e jo anëtarësisë, e as degë e nëndegë me kontributin tuaj dhe aktivistëve të pathyeshëm të ASH -së,u dhamë mundësinë të kenë perfaqësues në Kuvend duke menduar që do të na ndihmojnë në ketë rrugëtim për t’i çliruar shqiptarët nga ky regjim i quajtur BDI.

Mirëpo duke u bazuar në BETIMIN tonë për ketë rrugëtim që gjithsesi do ta vazhdojmë deri në çlirimin e shqiptarëve nga ky kancer politik i quajtur BDI,ne e besuam që do të jenë besnik mirëpo ata na e tradhëtojnë këtë kauzë sepse janë bashkëpunëtorë që herë shiten e herën tjetër blehen dhe po i krijojnë çdoherë komoditet krimit të BDI -së,për të vazhduar keqëbërjen, frikësimin e shantazhet ndaj shqiptarëve opozitar e të papaërcaktuar që jemi shumë më shumë se pushtetarët.

I nderuar Kryetar i partisë dr. Ziadin Sela si themelues i këtij subjekti politik që me sinqeritetin te plotë shpirtëror dhashë dhe do të japë kontributin tim në këtë rrugëtim qe ta besuam dhe je i vetmi që do të besoj duke ditur se qëndron stoik kundër politikave të gabuara të kancerit shqiptar BDI së mendimi im personal është që të vazhdojmë kët rrugëtim vetëm si ASH pa koalicione parazgjedhore me asnjë parti tjetër politike.

Arsyeja është kjo që gjatë të kaluarës dëshmuat si kryetar dhe ne si parti që u mundove dhe u munduam të bashkojmë partit politike shqiptare që llogariteshin opozitare që për fat të keq s’kishte qenë ashtu.Duke u bazuar në ndodhitë e fundit që koha po e dëshmon që njëra e lëshon e tjetri që shiteshte kundër BDI -së mezi presin të bashkëpunojnë më BDI -në përsëri kundër nesh e kundër shqiptarëve,realiteti që ne e dimë dhe e shohin gjithë shqiptarët se i vetmi opcion opozitar që po e dëshmon e ku mund të besojnë në çlirimin nga ky regjim është ASH dhe ju kryetar Ziadin Sela. Andaj edhe një herë ky eshtë vetëm mendimi im personal që ndoshta e kam mendim të gabueshëm po koha do e tregon më së miri.

Unë vazhdoj këtë rrugëtim që e filluam bashkë me shumë shokë e miq Kryetar pamarrë parasysh vendimit tuaj apo mendimit tim në fund të fundit kemi një qëllim për t’i çliruar shqiptarët nga ky monizëm.

Continue Reading

Komente

Deputetja Dauti: Korrupsioni, ky vrasës serik!

Published

on

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti përmes një shkrimi në profilin e saj në facebook ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi me aksidentin rrugorë ku u humbën jetën 45 persona dhe 8 mbeten të lënduar në autostradën “Struma” në perëndim të Sofjes së Bullgarisë të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut, përcjell in7

Deputetja Dauti ka shkruar se Për vetëm tre muaj u shuan 76 jetë njerëzish të pafajshëm, në mesin e tyre 12 fëmijë, të tjerë të reja e të ri që kishin ndarë me ne ëndrrat për të ardhmen e tyre. E vetmja mënyrë për ta përballuar këtë dhimbje është të mendosh se e gjithë kjo nuk mund të jetë dhe nuk është e vërtetë. Sikur të mos ishte! Por, për fat të keq është. Njeri nuk di si të ngushëllojë, si të thur fjali, si të veprojë. Ke frikë për jetën e çdonjërit, frikë nga tragjeditë që përsëriten.

Postimi i plotë:

Korrupsioni vret, djeg, shkatërron, godet në të gjitha format, gjithnjë duke kërkuar shokë që t’i bëjë sikur vetja dhe fatkeqësisht, këtë po e arrin nëpërmjet të krimit politik dhe elektoral. Dhe për fund del e feston, thotë haptas-u rritëm. Po, sepse tashmë ushqehet me gjakun tonë.
Për vetëm tre muaj u shuan 76 jetë njerëzish të pafajshëm, në mesin e tyre 12 fëmijë, të tjerë të reja e të ri që kishin ndarë me ne ëndrrat për të ardhmen e tyre. E vetmja mënyrë për ta përballuar këtë dhimbje është të mendosh se e gjithë kjo nuk mund të jetë dhe nuk është e vërtetë. Sikur të mos ishte! Por, për fat të keq është. Njeri nuk di si të ngushëllojë, si të thur fjali, si të veprojë. Ke frikë për jetën e çdonjërit, frikë nga tragjeditë që përsëriten.
Por as heshtja nuk është zgjidhje, ajo është aprovim i këtij sistemi të devijuar, sistemi që sheh vetëm si të shpëton veten.
Raporti nga Transparency International (2020) si shtet na radhiti në vendin 111 në botë sipas shkallës së perceptimit të korrupsionit në sektorin publik. Ndërsa, paramendoni, autoritetet e shtetit e interpretuan se ky ishte vetëm perceptim, vetëm sa nuk thane-“e kanë gabim qytetarët”. Ndërsa sot, më tepër se asnjëherë u vërtetua se korrupsioni është përjetim të cilin ne të gjithë tmerrësisht po e përjetojmë.
Edhe pse mundet të na akuzojnë se po i politizojmë fatkeqësitë, ndërgjegjja që me heshtje e ushqejmë këtë vrasës serik është më e rëndë se akuzat e të politizuarve haptazi apo tinëzisht.
Pamvarësisht të gjithave duhet folur, vepruar për nder të atyre që shkuan në amshim, të jetëve tona dhe brezave që do të vin!-ka theksuar Deputetja nga rradhët e ASH-së Ilire Dauti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale