Connect with us

Lajme

Shkup: Izolohet një hotel, dyshime për koronavirus

Published

on

Dy meshkuj, nga Singapori dhe Australia, që kanë arritur në Maqedoninë e Veriut para një jave, sot janë testuar për koronavirus, për shkak se në tri ditët e fundit kanë pasur simptoma të sëmundjes. Numri i të sëmurëve me koronavirus në Evropë dhe rajon po rritet, për këtë shkak në Maqedoninë e Veriut mbetet rekomandimi që të mos mbahen tubime publike dhe ndeshje sportive me prani të publikut.

Dy policë ruanin hyrjen e hoteli “Elsa” sot në mëngjes në qendër të Shkupit. Menjëherë pas njoftimit se aty janë izoluar dy burra, nga jashtë, të cilët u janë nënshtuar testeve për infeksion me koronavirus, filluan të vinë edhe gazetarë, duke kërkuar më shumë detaje. Jozyrtarisht në hotel ka edhe persona të tjerë që nuk guxojnë të dalin jashtë hotelit, përveç të punësuarve dhe dy burrave. Më vonë ministri Venko Filipçe pohoi se njëri është nga Singapori, ndërsa tjetri nga Australia, të ardhur në vend më 28 shkurt, me aeroplan të Viz Air nga Këlni, dhe tashmë qe tri ditë kanë simptoma të ftohjes.

“Në këtë moment në vendin e ngjarjes është ekipi i epidemiologëve që bisedojnë, për kontaktet që i kanë pasur, çfarë kanë bërë këtyre ditëve në qytetin tonë, janë marrë mostra, janë dërguar për analiza dhe testime në laboratori, gjatë 3-4 orëve në vazhdim do të jenë gati.”– tha Venko Filipçe, ministër io Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se në takimin e rregullt të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe komitetit për ndjekjen dhe informimin për situatën me koronavirusin është propozuar që Qeveria ta vazhdojë rekomandimin për mosmbajtjen e tubimeve publike dhe ndeshjet sportive të mbahen pa publikë deri më 13 mars.

Në varësi të rezultatit të testeve laboratorike do të merren masa të mëtejshme për dy turistët në Shkup dhe eventualisht për personat me të cilët kanë kontaktuar gjatë javës së kaluar. Personat tjerë që do të vinë në vend, gjatë hyrjes do të marrin SMS porosi nga ana e operatorëve të telefonisë mobile me udhëzime si të veprojnë në rast të sëmundjes, që të parandalohet shkuarjen në ambulancë. /Biljana Georgievska/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore

Published

on

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se anëtari i ekipit negociator të Serbisë në dialog, Velko Odaloviq, nuk po merr pjesë në takimet mes dy delegacioneve në kryeqytetin evropian.

Më 15 qershor të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar nga Serbia që ta heqë Odaloviqin nga ekipi negociator.

Sipas Bislimit, për të kaluarën e Odaloviqit Bashkimi Evropian nuk ka pasur informacione.

“Odaloviq nuk është pjesë e asnjë takimi ku jemi ne. Ne nuk kemi thënë që kemi probleme me përfaqësuesin e Serbisë, kemi probleme me personin Odaloviq, për të kaluarën e tij”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në “Kallxo Përnime”.

Bislimi tha se Odaloviq ishte në listën e zezë të BE-së.

“Si duket në BE ka pasur një vakuum të madh informativ mbi të kaluarën e z. Odaloviq. Përfaqësuesit dhe negociuesit e Bashkimit Evropian as nuk kanë qenë të informuar që në vitin 2000 vetë Bashkimi Evropian e ka vendosur z. Odaloviq në listën e kuqe të personave apo të zezë, të personave që nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe disa pretendime të tjera që, sipas tij, Odaloviqin e bëjnë jokredibil për të qenë pjesë e delegacionit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kanë qenë të informuar mbi funksionet që ka qenë z. Odaloviq në vitet 1997-1999, nuk kanë qenë të informuar për faktin se z. Odaloviq ka qenë në listën e hetimeve nga administrata ndërkombëtare në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe arsyet që kanë çu në pushimin e hetimeve ndaj tij. Nuk kanë qenë të informuar edhe me manipulimet e tokave që Odaloviq i ka bërë”, vlerësoi Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, i njëjti nuk ka hyrë asnjëherë në takimet mes dy shteteve në Bruksel.

“Bashkimi Evropian nuk i fton individët, i fton palët. BE e fton vetëm Petkoviqin, ai e cakton ekipin e tij. Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore”, deklaroi ai.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Published

on

SHBA-ja ka njoftuar për një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Por, sportistët amerikanë do të marrin pjesë dhe do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.

Kina më herët ka thënë se do të marrë kundërmasa në rast të një bojkoti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar ka thënë se po shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të kësaj ngjarje.

Sekretarja për media e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar bojkotin të hënën, duke thënë se derisa sportistët amerikanë do të kenë përkrahjen e plotë.

Continue Reading

Aktuale