Connect with us

Maqedonia e Veriut

“Rruga drejtë” , debat i ashpër mes Ademit, Memedit dhe Nuhiut

Published

on

Debat i ashpër mes LSDM, BDl dhe Aleancës për shqiptarët në emisionin “Rruga drejtë”.

Përfaqësuesit e partive thanë se listat e kandidatëve për deputetë ende janë në përgatitje e sipër.

LSDM me qëndrim se për fitore me 61 deputet dhe për formimin e Qeverisë do nevojitet edhe një parti e shqiptarëve. Aleanca vlerëson se koalicioni LSDM- Besa është i rrezikshëm.

Emisioni do të transmetohet sonte në ora 20:40 në Alsat.

Të ftuar janë, Edmond Ademi nga LSDM-ja, Remzi Mehmedi, nga Aleanca për shqiptarët dhe Agim Nuhiu nga BDI-ja.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Të hetohet borxhi i lartë i Komunës së Tetovës

Published

on

Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.

Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.

Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale