Connect with us

Kosovë

Rrëfim i padëgjuar më parë nga Gani Geci për natën kur u rrethua familja Jashari

Published

on

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ka sjellur një rrëfim për natën e 4 marsit të vitit 1998, në natën e fundit të familjes Jashari.Përmes një shkrimi të gjatë, Geci ka sjellur këtë rrëfim, në të cilën përmend disa nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lexoni rrëfimin e plotë të Gani Gecit:

RRETHIMI I FUNDIT – I ADEM JASHARIT ME 05 MARS 1998 DHE KTHIMI NË LEGJEND DHE PËRJETËSI

Më 4 mars në mbrëmje, policia e Serbe, në krye me kriminelin Ilia Trajkoviqin kishin dalë në kodrën e Skenderajt për të vëzhguar terrenin përgjatë kodrës, tonë në terrenin e Llaushës.

Me të dëgjuar ne këtë lajm nga bashkëfshatarët edhe ne dolëm në Kodren e Llaushës me qëllim të vëzhgimit të vendit në kodrën që e lidhë Skenderajn dhe Llaushën ku një orë ma herët kishin qenë policia Serbe.

Fshatarët na shpjeguan se Ilia Trajkoviqi kishte qenë i veshur me një pallto të gjatë, dhe pesë policë tjerë të armatosur me shkorpion të vegjël , dhe se kishin shkuar mbi spital në Skenderaj, deri në kodër, tek shtyllat e betonit te lartëpërquesit e rrymës, ku dukej fshati Llaushë pastaj ishin pas kthyer poshtë, rreth orës 15 apo 16.

Edhe me shkuam në të njëjtin vend 1 ose 2 orë ma vonë.

Të gjitha këto lëvizje te policisë Serbe ishin një shenjë që ne të kuptonim se kishte mundësi të ndodhte diçka në ditët në vijim.

Me ne në Kodrën e Skenderajt ishte edhe Rexhep Selimi, kjo kodër e lidhët me Llaushën me lagjen Rrecaj dhe Aliqkaj atë ditë në mbrëmje Adem Jashari kishte shkuar t’i vizitonte të plagosurit, në Ticë; Sabit Gecin, Musë Jasharin dhe Sabit Lladrofcin që ishin plagosur ne Likoshanë.

Në Ticë Ademi rastësisht është takuar edhe me Dajën Osë (Osman Gecin), pasi që edhe ai kishte shkuar ti vizitoj të plagosurit me Osmanin ka qenë me Hetem Geci Musli Geci dhe Afrim Gecin. Me atë rast Ademi i drejtohet Osmanit:

– Dajë a po vjen sonte te nipat në Prekaz.

– Po nipash po vi i kishte thënë Osmani. dhe Ademi me Osmanin nga Tica me 04 mars kishin shkuar për Prekaz.

PËR HAJËR NA QOFTË LUFTA, O DAJË!

Në mëngjes, herët, Shani Gecin e kanë thirrur në telefon nga Shipoli Rexhë Geci në telefonin e tij të Shanis ne numrin 82 – 303 dhe i kanë thanë nga Mitrovica pi vijnë forca te mdhaja ne drejtim të Skenderajt edhe prej Skenderajt, prapë e kan thirr Shani Gecin e ka thirr Xhafer Babaj sepse ata e përcillnin situatën nga shtëpitë e tyre dhe e kanë lajmëruar se kishte lëvizje të mëdha të policisë dhe ushtrisë. Thirrja telefonike Shanisë i ka ardhë diku rreth orës 5 e 30 në mëngjes dhe i thonë se fshati i Llaushë po rrethohet , pasi kishin parë policë duke u ngjitë në kodrën e Skenderajt që lidhet me Llaushën policia ishin ngjitë këmbë dhe me snajperista i kishin zënë pozicionet me kodrat përreth fahatit tonë herët në mëngjes.

Shanis i thonë Llausha po rrethohej.

Shaniu, sipas sinjalit të alarmit qe kishin lenë paraprakisht me tri të shtëna pushke alarmon lagjen Geci dhe gjithë fshatin. Pastaj i telefonon Adem Jasharit:

– Nipash, për Zotin sipas informatave jemi rrethuar! Llausha është rrethuar! Ademi përgjigjet duke i thanë Shanisë qe menjëherë po mundohen me depërtua dhe me ardhë në ndihmë duke menduar se rrethimi është bërë për fshatin tonë, Llaushën, por ishte e kundërta, e tërë kjo përgatitje ishte bërë për fshatin Prekaz e jo për Llaushë,

Shanin informuesit e kishin njoftuar se forcat e shumta po shkojnë ne drejtim te Prekazit dhe brenda pak min Shani Geci e thërret prapë Ademin dhe i thotë forcat e shumta po vijnë ka Prekazi, Adeni i kishte thanë. “Për hajrë na koftë lufta o Dajē.

Nga a ana e Llaushës u bë rrethim i madh me snajperë me qëllim që askush të mos mund t’i dilte në ndihmë Ademit nga ana e luftëtarëve të Llaushës.

Ne Dolëm në pozicione tona Atë mëngjes herët u vra Miftar Rreci, një trim i rrallë dhe besnik i madh, i fshatit Llaushë, i cili me automatik në dorë, ishte munduar me dalë me vëzhgua terenin tek shtylla e rrjetit të lartëpërquesit-elektrik, në kodër, por ishte rënë në pritë .

Miftari një natë më parë e kishte blerë automatikun me Miftarin ka qenë Nuhi Geci.

Miftari Rreci ishte plagosur rëndë, dhe ne nuk kishim mundësi t’ia ndalnim gjakderdhjen, ai vdiq në mbrëmjen në mes 5 e 6 marsit.

Tërë natën ka qëndruar pranë tij gruaja e tij, e cila nuk kishte si t’i ndihmonte.

Për ti ndihmuar Miftarit janë munduar edhe vëllai i Miftarit dhe vëllai im Haxhi Geci të cilët kanë qëndruar në shtëpinë e Miftar Rrecit tërë natën.

Miftarin e kanë varrosur pas dy ditëve, natën, vëllezërit e Miftarit dhe kushërinjtë e tij.

Ishte vështirë të merrnin pjesë njerëzit ne varrim sepse varrezat, te Xhamia e Llausës ishin shumë afër snajperistëve serbë, që i kishin zënë pozicionet mbi kodrat e Llaushës.

Shaniu mundohet edhe njëherë t’i telefonjë Ademit atë mëngjes por tanimë ishin këputur linjat telefonike nuk punonin.

I tërë fshati kishte dalë në pozicione, siç i kishim të parapara ma herët te xhamia e fshatit Llaushë dhe ne Malin e Deviçit, ishin dal disa ushtarë në anën tjetër, në anën e djathtë të fshatit. Fshati Llaushë kishte e të një pushko-mitraloz, 12.7, armën më të fortë, të vetmen armë që posedonte e tërë Drenica atë kohë por ne kishim vetëm 370 copa fishekë. gjithashtu ne kishin edhe dy murtaja 500 dhe një 150, me nga katër predha, dymbëdhjetë predha murtajash komplet, po ashtu atë kohë i tërë fshati kishte 35 apo 36 kallashnikovë secili me nga 50 apo 60 fishekë, njëqind më së shumti.

Armatimi ynë ka qenë aq i dobët sa që nuk mund të krahasohej assesi me armët e armikut.

Megjithatë nga fshati Llaushë jemi përpjekur ti ndihmojmë edhe pse Filloi njëfarë paniku, sepse deri atëherë ne nuk kishim menduar se armiku do të bëjë luftë me topa e me tanke. Topat dhe Tankset filluan ti përdorën për herë të parë edhe mjetet rënda të blinduara, me minahedhës përdoreshin për herë të parë.

Nuk dinim se çfarë të bënim. Dëgjonim zhurmën nga ana tjetër e kodrës, por nuk mund te shihnim çka po ndodhë ne Prekaz.

Baci Lilë e kishte në dorë një snajperë te vetmen që e kishim i gjithë fshati Llaushë ne ishin futur ne Shtepin e Ajet Gecit afer Gjamis së fshatit

Bacilil bashkë me Besim Dajakun dhe me tha unë do të dilte nga pjesa tjetër fshatit te fabrika e vjetër e tullave, nga ku mund të shihet ma mirë se çka po ndodhë ne Prekaz ka dalë nga ajo pjesë dhe i ka parë përgjatë rrugës Skenderaj – Polac forcat Serbe duke i parkuar tanket e autobusët plotë polic të njësive speciale përgjat rruges për Drenas deri ne kodër të Xanve te Polacit. Aty baci Lilë i ka gjuajtur, dhe i ka ekzekutuar dy polic. Shumë kohë më parë i kishte premtuar Ademit:

– Pasha emrin e Zotit, o nipash, ndoshta unë pas teje gjithnjë nuk do të kem mundësi të rri, por, në qoftë se ndodh, pa e zbrazur një plumb për ty nuk do ta lë!

Pastaj është kthyer në pozicion e ka pa mitralozin 12,7 që kishim, pastaj i ka thënë Jetullahut:

– Jetullah lërma mua qet pushkomitrolozë se e kam njet sot t’i bâj nja dy argat Adem Jasharit e të tjerat, sa të jetë kismet!

Jetullahu i tha se nuk kemi shumë fishekë e se me ata fishek që kishim do të luftonim Pastaj baci Lilë bashkë me Besim Dajakun ka shkuar në lagjen e Vojvodaj, tash i thonë lagja Selmanaj, ka marrë një kalë me një qerre, dhe mbi podin e kanatave ka vënë mitralozin, me Halilin kan qenë Besim Dajaku Smajl Vojvoda dhe Driton Vojvoda e kemi lidhur me armaturë për podi te kerrit pushkomitrolozin për ta transportuar, sepse i ishte i rëndë afër 100 kilogramë. Kur e vendosëm në vendin e caktuar, kemi gjuajtur mbi policin serbe Halili me mitraloz e unë me snajper. Dikur serbët e hetuan pozicionin tonë e Baci Lilë më tha që të mos rrinim të dy bashkë. I thashë:

– Në qoftë shkruar për të vdekur le të vdesim bashkë! për të menduar serbët që ne kemi shumë pushkomitralozë ne e bartnim me kali nga një pozicion në një pozicion tjetër.

Televizioni serb, atë natë ka lajmëruar se në vendin ku kishin gjuajtur ne ishin vrarëë katër e plagosur tre policë, pra në pjesën e Llaushës. Ndoshta mund të ketë pasur më shumë, te vrarëë dhe te plagosur por ne nuk e dimë. Objektivi ynë kanë qenë autobusi dhe kamionat. Policia serbe ka iknin nga aty, duke ndryshuar pozicione, ehe ne kemi ndryshuar pozicionet atë kanë rënë më poshtë buzë lumit Klina. Atë ditë ne i kemi harxhuar rreth 170 copa fishekë te pushkomitralozit dhe na kanë mbetur edhe 150-200 copa edhe i kam harxhuar 80 fishek të Snajperit.

Atë ditë i kam parë dhe dëgjuar nga mali i Deviqit topat nga tanksat duke u goditur shtëpitë e Jasharajve dhe të Ademit me gjyle topi dhe s’kemi pasur asnjë mundësi të iu ndihmojmë dhe te bëjmë diçka më tepër. Llausha ka qenë komplet e rrethuar deri në Polac, andej kah qymyri i Polacit kemi pa këmbësori sikur duaj talle, kanë qenë të shtrirë edhe nga tetë orë rrinin në lavër pa lëvizur fare.

Të nesërmen ka vazhduar me të njëjtin intensitet, topa tanksa e ne kemi dalë prapë të vëzhgojmë nga kodra ku ishim ni dit ma parë por nuk kishim më me çka të gjuanim, nuk kishim municion armë për rezistuar.

Edhe të nesërmen e kemi gjuajtur Fabrikën e Municionit.

Na erdhi lajmi se pas dy ditë e netë luftimeve, të pandërprera, Jasharajt ishin vrarëë.

Trupat e tyre i kishte marrë policia e shkijeve, dhe i kishte sjellē të pas disa ditëve në servisin e Lah Tushillës, me ç’rast u kishin thënë qytetarëve në qoftë se nuk i marrin për t’i varrosur do t’i varrosnin me eskavator.

Në varrim kishte ardhur, duke kaluar shumë pengesa të mëdha edhe atdhetari i shquar i çështjes kombëtare profesor Zekirja Cana. Kishte ardhur gjithashtu edhe fotoreporteri Ilaz Bylykbashi. Aty kishin ardhur edhe Shaban Shala, nga Drenasi si kryetar për mbrojtjen e drejtave dhe lirive te njeriut aty ishin edhe një numër i konsideruar i qytetarëve të Skenderajt, Klinës dhe disa fshatrave aty kishte qenë edhe Fehmi Nika dhe Agim Nika.

Ka shumë spekulime rreth kësaj pyetje, por unë mendoj se nga ai rrethim ka qenë e vështirë të dilej gjallë. Edhe sot shihet vrima ku e ka goditur gjylja e topit shtëpinë e Adem Jasharit, të gjithë ata që nuk kanë luftuar, që nuk kanë patur mundësi të luftojnë, gratë dhe fëmitë kanë qëndruar në një vend, e një gjyle topi ka patur mundësi t’i vrasëë edhe dhjetë vetë përnjëherësh. Ndërsa Osmani e Ademi e ata të tjerët kanë luftuar deri sa kanë patur municion, i cili sigurisht u ka munguar.

Adem Jasharit iu ka hargju edhe municioni edhe armatim e kanë pas te dobët krahasim me armikun sikur Adeni te kishte armatim gjërat do të kishin ndryshuar shumë.

Ata luftuan, qëndruan dhe dhanë jetën duke hyrë në përjetësi.

Ademi dhe Familja Jasharaj kishte marrë vendim qe te qëndronte heroikisht prej vitesh, madhështia e qëndresës së tyre do ta nderojë kombin shqiptar nder shekuj.

Ndërsa ata që u premtuan armatim dhe municione dhe i lanë të paarmatosur kanë për të dhënë llogari një ditë.

Lavdi jetës dhe veprës së familjes Jashari!

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti: Vendimi i SHBA-së vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës në Mitrovicë

Published

on

Kryeministri Albin Kurtim ka thënë se është i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviq dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se ky grup është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve” , tha Kurti.

Tutje theksoi se vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale.

“Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”, u shpreh tutje.

Sipas tij krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare dhe se Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj.

“Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkroi në fund Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Dosja e snajperistit kosovar të ISIS-it që u zbulua nga FBI: U pagua 100 dollarë në muaj

Published

on

100 dollarë në muaj pagë, Skender Qerimi deklaron t’i ketë marrë nga ISIS, çdo muaj, gjatë qëndrimit për 7 vjet në zonat e luftës në Siri. Autoritet kosovare, me ndihmën e FBI-së kanë gjetur prova se ferizajasi, që xhihadin e tij në vitin 2014 e nisi me një kallashnikov, dy vite më vonë arriti që të inkuadrohet në një kontingjent të snajperistëve të brigadës “Dabik”. Ai u riatdhesua në Kosovë në korrik të këtij viti, disa kohë pasi ishte vetëdorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane të cilat në tri vitet e fundit kanë arritur të marrin nën kontroll disa nga bastionet kryesore të ushtrive të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS).

I pafajshëm për akuzat për pjesëmarrje në grup terrorist është deklaruar të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Skënder Qerimi.

Ferizajasi, i njohur me nofkën “Ebu Dher”, ishte riatdhesuar në Kosovë verën e këtij viti, bashkë me 10 persona tjerë që mbaheshin në kampe në Siri nga Forcat Demokratike Siriane.

Me të arritur në vendlindje, 30 vjeçari nga fshati Muhovc i Ferizajt, u arrestua nga autoritet kosovare, dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, e dënueshme nga 5 deri në 10 vite burgim maksimumi.

Prokuroria pretendon se ferizajasi për 7 vjet rresht ka qenë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk, e ku sipas tyre ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e Snajperistëve.

Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se Qerimi udhëtoi për në Siri më 27 qershor 2014, së bashku me dy shokët e tij, poashtu nga Ferizaj, tashmë të deklaruar si të vdekur në luftime atje, Albert Ukzmjali dhe Valon Qukovci.

Aty përshkruhet se treshja rrugën për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS e bënë përmes Aeroportit shqiptar të Rinasit duke fluturuar deri në Stamboll të Turqisë, nga ku më pas përmes lidhjeve të caktuara arritën deri në qytetin Urfa, ku u pritën nga pjesëtarët e ISIS-it me të cilët depërtuan deri në qytetin Raka dhe u regjistruan për të vijuar tutje trajnimet fizike, taktike dhe luftarake si pjesë e organizatës terroriste që atë kohë e kishin nën kontroll pothuajse gjithë territorin e Sirisë dhe Irakut.

Në aktakuzë shpjegohet se Skënder Qerimi, që në atë kohë ishte vetëm 23 vjeç, luftën e tij për shtetin islamik e nisi me një pushkë automatike AK-47, e njohur si kallashnikov, duke arritur tutje që dy vjet më vonë të rekrutohet edhe si snajperist i Batalionit të Snajperistëve të kontingjentit “Ebu Abdurrahman El Beilavi” në brigadën “Dabik”.

Dëshmi për këto, prokurori special pretendon se ka gjetur në pakot e provave që ua ka siguruar Byroja Federative amerikane e Hetimeve – FBI. Në këto prova, në aktakuzën ndaj Skënder Qerimit, të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, përveç të dhënave që përshkruajnë identitetin e të akuzuarit dhe periudhën kohore shkurt 2016 deri qershor 2017 kur ishte i angazhuar si snajperist i ISIS-it, ka të dhëna të mjaftueshme dhe evidentohen edhe pagat mujore me të cilat u pagua kosovari dhe luftëtarët tjerë të bataljonit të cilit i ishte bashkuar i riu nga Ferizaj.

“Veçmas nga pakoja e provave të përshkruar si më lartë e të siguruara përmes rrugëve diplomatike në mënyrë mjaftë të qartë dhe bindëse vërtetohet aktiviteti kriminal i të pandehurit Skënder Qerimi në zonat e konfliktet në Siri ku përshkruhet saktë edhe përfshirja e tij si ushtarë në batalionin e snajperistëve me numër identifikues 1170016136, me emërtimin Skender Derk Zik Qerimi Kusufi, përkatësisht në kontingjentin “Ebu Abdurrahman El Bejlavi” në Brigadën “Dabik”. I njëjti sipas këtij raporti rezulton se ka marrë paga të rregullta mujore nga ISIS”, thuhet në aktakuzë.

Se ka marrë pagë mujore nga ISIS, Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit ua ka pohuar vetë Qerimi në deklaratat e tij të dhëna pas riatdhesimit në Kosovë, para se t’i ngritej aktakuza për terrorizëm.

Sipas tij, ai gjatë qëndrimit në Siri ka marrë nga 100 dollarë në muaj nga organizata terroriste për të qenë i angazhuar si roje në kampin ku ka qëndruar, duke mohuar tutje se ka marrë pjesë direkt në luftime dhe duke mos pranuar të ketë qenë pjesë e batalionit të snajperistëve.

Qerimi në deklaratën e dhënë në hetuesi ka pretenduar se “ekziston mundësia që përgjegjësit e batalionit të snajperistëve ta kenë vendosur gabim në regjistrat”, të cilat autoriteteve kosovare ua ka dorëzuar FBI.

Thotë se gjatë asaj kohe ka poseduar vetëm armën e zjarrit AK47 me katër karikator me municion.

“Mbrojtjen e të pandehurit se kinse në zonat e konfliktit në Siri ka bërë vetëm roje në një depo të armëve dhe municionit duke u arsyetuar se kinse është e mundur të jetë regjistruar gabimisht në batalionin e lartpërmendur e konsiderojmë jologjike, kontradiktore me gjendjen faktike si dhe me provat materiale të siguruara gjatë hetimeve. Andaj, edhe si e tillë është e koncentruar në shmangie të përgjegjësisë penale”, thotë në aktakuzë prokurori i shtetit, Afrim Shefkiu.

“Në këtë fazë, nuk e pranoj fajësinë”, deklaroi i akuzuari Skënder Qerimi, të martën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi aktakuza ndaj tij u prezantua në seancën e shqyrtimit fillestar.

Në afat prej 30 ditësh, nga dje, i akuzuari përmes mbrojtësit të tij, mund të paraqes kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

I akuzuari për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par 2 të Kodit Penal, më 17 korrik 2021 është riatdhesuar në Kosovë. Me marrjen e kontrollit të shumicës së ish-bastioneve të ISIS-it nga Forcat Demokratike Siriane ai iu ishte dorëzuar këtyre të fundit, para riatdhesimit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ishte vënë në ndjekje të ferizajasit qysh korrikun e vitit 2015, një vit pasi ai kishte shkuar në Siri, kur ishte lëshuar edhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj tij. Por, proceduarat për Qerimin ishin pezulluar deri verën e këtij viti kur ai u riatdhesua bashkë me 10 kosovarë tjerë nga Siria në Kosovë, kryesisht gra dhe fëmijë, për t’u mbajtur në paraburgim dhe për të vazhduar përballjen me drejtësinë kosovare.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu përshëndet vendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Veselinoviq e Radojçiq

Published

on

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë vendosjen e sanksioneve amerikane nga grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

“E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës”, shkruan Haxhiu në Facebook.

“Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjellë rend e ligj në atë pjesë të Republikës”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka thënë se Kosova është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e SHBA-së mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane.

Continue Reading

Aktuale