Connect with us

Bota

Regjistrohet viktima e parë në Zvicër nga koronavirusi

Published

on

Një grua 74-vjeçare ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma.

Vd.ek.ja e parë nga virusi korona është regjistruar të mërkurën mbrëma në Zvicër.

Kjo ka ndodhur në Kantonin Vaud, në perëndim të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Gruaja 74-vjeçare ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje, njoftuan sot autoritetet zvicerane.

Ajo ishte shtruar në spitalin e Lozanës, derisa detajet e tjera do të jepen sot gjatë ditës në një konferencë për media.

Gruaja, e cila kishte edhe sëmundje kronike dhe kështu konsiderohej me rre.zi.k të lartë, kishte qenë paciente në Spitalin Universitar të Lausanne (CHUV) që nga e marta.

Autoritetet kantonale thanë se më shumë informacion do të jepen në një konferencë për shtyp këtë pasdite.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Bota

Ndjekje si në filma: Polici në motor gjuan me revole në drejtim të automjetit që po ikte

Published

on

By

A keni parë ndonjëherë një rast të tillë në jetën reale?

Të gjithë i duam filmat aksion, me ndjekje me makina, të shtëna armësh dhe polic të pamboshtur, por këto gjëra nuk janë vetëm në filma… Jeta reale fatkeqësisht është plot me raste të tilla ku shpesh humben jetë, shkruan lajmi.net.

Një prej këtyre rasteve është bërë viral tani, ku shihet një ploc duke ndjekur një kriminel i cili po arratiset me makinë, ndërsa polici është në motoçikletën e tij zyrtare.

Polici përdorë armën e tij zyrtare 2 herë, deri sa arrinë ta ndaloj makinën, dhe aty intervenojnë edhe policët e tjerë në kapjen e kriminelit.

Me të vërtetë mbresëlënësë!

Continue Reading

Bota

Edhe 256 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Published

on

By

Edhe 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë janë larguar për në Kanada.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.“Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Aktuale