Connect with us

Lajmet kryesore

“Miqtë e zgjerimit”: BE-ja ka borxh ndaj vendeve të rajonit

Published

on

Mbështetje e hapur ndaj Republikës së Maqedonisë së veriut në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s nga grupi i vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e zgjerimit”. Morëm edhe urime për durimin dhe reformat. si dhe bindje se BE-ja na e ka borxh vendimin për pranim në BE.

Urime për durimin dhe përpjekjet dhe reformat, shprehi ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius.

“Atë që e bëtë deri më tani është e shkëlqyeshme, vetëm vazhdoni me tempon e njejtë. Dhe kjo është përgjigja e vetme për të gjithë skeptikët. Mund të mbështeteni tek ne, pa marrë parasysh atë se çka do të ndodhë”, tha Linkeviçius.

Sipas MPJ të Polonisë, Jacek Çaputoviç ka një dimension etik të anëtarësimit të vendeve nga rajoni në BE.

“Konsiderojmë se BE-ja ua ka borxh këtyre vendeve vendimin për t’i pranuar në BE, ai është borxh ndaj shoqërisë, ndaj qytetarëve, por këtu është edhe dimensioni i sigurisë dhe ka aktorë të tjerë jashtë BE-së të cilët janë aktivë në rajon, kështu që vendimi për fillim të negociatave do ta parandalojë ndikimin negativ”, tha Çaputoviç.

Shpresë se vendi do të vazhdojë të arrijë përparim si edhe në të kaluarën, shprehi ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë. Edgars Rinkeviç.

“Flasim edhe për vazhdimin e reformave, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe konsideroj se është shumë me rëndësi të arrihet përparim në këto dy sfera”, tha Rinkeviç.

Zëvendësministri i Estonisë për Çështje Evropiane, Mart Volmer potencoi se janë këtu për të na dhënë mbështetje dhe për të shprehur lëvdatë për të gjitha arritjet tona.

“Konstatuam disa sfera ku mund të arrijmë përparim dhe ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, tha Volmern.

Çaputoviç, Rinkeviç, Linkeviçius dhe Volmer qëndruan për vizitë dyditëshe në vend në cilësinë e përfaqësuesve të grupit të vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e zgjerimit”. Ata dje realizuan takime me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, ndërsa pardje u pritën edhe nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani rehaton baxhanakun në MPJ, paga 500 euro

Published

on

By

Amir Loki baxhanaku i Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në nëntor të vitit 2020 është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku Ministër është Osmani.

Rroga e tij mujore është 30,000 denarë në muaj (500 euro).

Nuk dihet nëse baxhanaku i Bujar Osmanit është transferuar nga ndonjë institucion tjetër apo është punësuar për her të parë në MPJ./infomagazin.net

Burimi

Continue Reading

Lajme

A do të ketë rritje të çmimit të rrymës?

Published

on

By

Oferta që EMV-ja duhet t’ia japë furnizuesit universal do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi, duke mos dashur që të kalkuloj me numra, por ka nënvizuar se këtë do ta thotë Komisioni Rregullator për Energji.

“Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, ne i kemi dhënë EMV-së gati pesë miliardë për të siguruar burime shtesë për prodhimin e energjisë elektrike ose furnizimin me energji elektrike për tregun e rregullt. Siç është paralajmëruar, do të ketë ofertë nga EMV për furnizuesin universal të energjisë elektrike, e cila sipas atyre vlerësimeve, me siguri do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike”. Deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Sa i përket rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe atë vendas, Besimi tha se një gjë e tillë nuk pritet të vazhdojë nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm.

“Ne e ndjekim analizën në mbarë botën ku inflacioni pritet të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit, dhe projeksionet tona janë që për vitin e ardhshëm inflacioni të jetë 2.4 për qind dhe nga viti 2023 të stabilizohet në dy për qind. Vitin 2020 do ta mbyllim me inflacion prej tre për qind”, deklaroi Besimi.

Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sipas Besimit, duhet të shihet si masë e përkohshme, ndërsa sa i përket propozimit për ngrirjen e marzhit, tha se varësisht nga nevojat që do të dalin do të hartohen edhe masat.

Continue Reading

Lajme

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Published

on

By

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pyetjes së distancimit të VMRO-DPMNE-së nga ndodhitë e 27 prillit ju kundërpërgjigj me një kundër pyetje: A u distancua nga këto ngjarje BDI-ja?

“U deshtë që të ndodhë një bashkëpunim i tillë që ata ta përmendin 27 prillin. Gjatë zgjedhjeve lokale ato duke u marrë personalisht me mua edhe njëherë e dëshmuan implikim direkt të tyre në ngjarjet e 27 prillit, duke e ditur se ministër të punëve të brendshëm ishte kuadër i tyre”, tha Sela.

Ai shtoi se debati që u zhvilluar për bashkëpunimin ose jo me opozitën maqedonase, duke ditur se ka qenë implikimi i tij, fjalën e fundit edhe si kryetar edhe si njeri i prekur direkt e kishte ai.

“Por çdoherë e kam thënë me qindra herë. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për demokracinë e vendit. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për mbylljen e perspektivës dhe nevojës për ndryshim që ka kjo shoqëri e sidomos ajo shqiptare, dhe për sa kohë është personale dhe unë shkel vetëm mbi veten dhe jo mbi tjetër, mbi ndonjë tjetër, kushdo coftë ai, qoftë edhe individ, po, unë do ta kapërdi këtë në emër t kthimit të shpresës dhe ndryshimit në shoqëri”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale