Connect with us

Lajmet kryesore

Masa të përforcuara për mbrojtje nga koronavirusi në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Published

on

Udhëtarët nga Milano dhe nga Venecia të cilët arrijnë në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit do të plotësojnë një pyetësor për koronavirusin, që është edhe një hap më lartë për ngritjen e nivelit të kontrollit pasi ka gjithnjë e më shumë të sëmurë në Evropë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje njoftoi se numri i të infektuarve në rajonin evropian është 3,365 pacientë dhe se vendet e reja në të cilat është përhapur virusi janë Andorra, Letonia dhe Portugalia.

“Konfom asaj që gjithnjë e më shumë njerëz të infektuar ka në Evropë dhe në përputhje me masat më rigoroze të njoftuara nga autoritetet italiane për rajonin verior, ne kemi vendosur të bëjmë një hap tjetër drejt ngritjes së nivelit të kontrollit që do të thotë për udhëtarët në aeroplanin ‘Vizer’ nga Milano dhe Venecia në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit do të duhet të plotësojnë një lokator-kartë shëndetësore të dakorduar nga linja ajrore e cila do të lejojë një kontroll të mirë dhe ndjekje të udhëtarëve”, tha Filipçe.

Udhëtarët në pyetësor do të duhet të lënë detaje se në të cilën adresë qëndrojnë, në mënyrë që nëse pas një numri të caktuar ditësh lajmërohet ndonjë udhëtar me simptoma ta kenë më lehtë ta gjejnë.

Dje pasdite, nga Ministria e Shëndetësisë informuan se edhe një person në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile është testuar për koronavirus, por rezultati ka qenë negativ.

E vetmja paciente e cila është e hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore gjithnjë e më shumë është duke u përmirësuar.

Ministri bëri apel deri te qytetarët që t’i zbatojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi dhe nëse nuk është e nevojshme, të mos udhëtojnë në rajone të rrezikuara, ndërsa të gjithë që kthehen në vend të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje.

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Aktuale