Connect with us

Maqedonia e Veriut

LSDM të hënën në Kongres do t’i definojë listat zgjedhore, Zaev këto ditë paralajmëroi takim me PDSH-në

Published

on

Të hënën pas Kongresit të LSDM-së do të dihen listat zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të caktuara për më 12 prill. Në konkurs janë paraqitur rreth dy mijë kandidatë, pas selektimeve fillestare në nivel lokal mbetën rreth një mijë dhe ata më tutje selektohen në nivel qendror të partisë, në pajtim me analizat dhe anketat, por edhe në pajtim me rekomandimet e komisionit selektiv. Emrat e disa prej kandidatëve në disa vendbanime të caktuara tashmë dihen, por shumica ende janë në proces të zgjedhjes për pjesëmarrje në lista.

Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke cekur se të hënën në orën 16:00 do të mbahet Këshilli qendror i partisë, ndërsa në orën 18:00 vijon Kongresi.

Lidhur me atë nëse me BESËN do të shkojnë me listë të përbashkët në zgjedhje, për shkak të deklaratës së kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkovski se me atë BESA do të humbë anëtarë në Komision, por edhe në këshillat zgjedhorë, Zaev tha se koalicioni është kumtuar, në zgjedhje do të dalin me listë të përbashkët të deputetëve dhe me program të përbashkët. Shtoi se ligji është i qartë për të gjitha aspektet dhe fazat e zgjedhjeve.

“Nëse individë i kahëzojnë koalicionet në drejtim të dekurajimit në një shtet, i cili është shoqëri multietnike, kjo nuk çon drejt së mirës”, tha Zaev.

Theksoi se deri sot BESA dhe Aleanca për Shqiptarët janë në opozitë dhe ato gjeneruan veprim opozitar dhe prandaj kanë të drejtë të caktuar të dalë nga aspekti i partive opozitare.

“E tani ajo që e dinë se BESA do të jetë parti në pushtet, ajo është punë tjetër. Nuk duhet të udhëhiqemi nga pritjet në të ardhmen”, theksoi lideri i LSDM-së.

Lidhur me mundësinë për bashkëpunim me PDSH-në e Menduh Thaçit, Zaev thotë se këto ditë është e mundur të mbahet takim dhe të shihen rezultatet nga ai.

“Të shohim se çka do të dalë, kemi mjaft analiza, si qëndrojmë, çfarë janë gjendjet, por të paktën duhet të flasim”, shtoi ai.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev tha se nuk e pranon ftesën e TV Alfa-s për duel me Mickoskin. Tha se ai është liridashës, beson në vlerat, por është edhe njeri, i cili e dëgjon popullin. Shtoi se mbetet në dispozicion për duele në vende të tjera, nëse arrijnë ftesa.

Lidhur me fushatën dhe thëniet për djegie të billbordeve të porositura nga VMRO-DPMNE, në të cilat ai është i shfaqur me çantë Luj Viton, Zaev theksoi se i dënon të gjitha veprimet e djegies së billbordeve dhe shkaktimin e dëmit në çfarëdo lloj prone private.

Në pyetjen për qëndrimin e tij ndaj Sllovenisë dhe mandatarit për Qeverinë e re sllovene, Janez Jansha, Zaev theksoi se çdoherë kemi qenë në raporte të mira me Slloveninë, që nga koha e ish-Jugosllavisë dhe shtoi se ai llogaritë në mbështetjen e Sllovenisë në secilin kuptim.

Pushtetet ndërrohen, por raportet e mira mbeten, thotë Zaev dhe shton se ai është kundër nacionalizmit, jo vetëm në Slloveni, por edhe në vendin e tij.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale