Connect with us

Spektakël dhe Yje

Katy Perry publikon këngën e re “Never Worn White” teksa zbulon se është shtatzënë (VIDEO)

Published

on

Këngëtarja e popullarizuar amerikane, Katy Perry, ka njoftuar se po bëhet nënë për herë të parë.

Artistja 35-vjeçare ka publikuar projektin e ri muzikor “Never Worn White” të mërkurën në mbrëmje, dhe disa sekonda më vonë ka konfirmuar të gjithë ata që fansat spekuluan gjatë gjithë ditës: ajo është në pritje të fëmijës së parë.

Videoja përfundon me një fotografi të Perry që tregon sharmin e saj edhe gjatë shtatzënisë.

Pas publikimit të videos, Perry u bashkua në një diskutim të drejtpërdrejtë me fansat e saj në Instagram, ku ajo tha që shtatzënia e saj është “ndoshta sekreti më i gjatë” që “është dashur ta ruajë”.

Foshnja do të jetë e para e për yllin botëror, dhe e dyta për të fejuarin e saj, Orlando Bloom, i cili ka një djalë 9-vjeçar, Flynn, me ish-gruan Miranda Kerr.

Thashethemet e shtatzënisë filluan të qarkullojnë më herët gjatë ditës kur Perry ndau disa klipe të shkurtra në Instagram, njëra prej të cilave dukej se tregon yllin e popit duke mbajtur barkun e saj.

“A jeni shtatzënë?”, ka pyetur një person. “Perry me foshnje”, shkroi një tjetër. “Foshnja po vjen”, ka shkruar po ashtu një tjetër fans. “Nuk mund të besoj, ajo është shtatzënë”, tha komentuesi tjetër. /Telegrafi/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

E konfirmuar nga Keithi: Adriana kaloi opecionin me sukses

Published

on

By

I dashuri i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, Keith Groeneveld, ka konfirmuar se operimi i saj ka kaluar me sukses

“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

‘Nëse i duhet ndihmë do të dal në rrugë si ushtar i saj’, Adriana Matoshi i përgjigjet Labit

Published

on

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi njofto dje se do të operohet pasi i është kthyer pas nëntë vitesh tumori në tru. Pas njoftimit të saj, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën. Ajo ka shkruar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.

“E vleresoj shume iniciativen e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrejte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar. Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, i është përgjigjur Matoshi Tahirit.

Labi sot ka shkruar se nëse është nevoja, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

“NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.

Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!”, ka shkruar Labi.

Përveç Labit, ndihmë ka ofruar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ai ka shkruar se mund t’i ndihmojë Matoshit duke e dërguar për shërim jashtë vendit.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Atdheu ironizon Borën, pas afrimitetit të Donaldit me Beatrixën

Published

on

Ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Për’puthen”, Atdhe Xheravina shpeshherë është përfolur në media për një lidhje të mundshme me moderatoren e këtij emisioni, Bora Zemanin. Por, që tani dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin as në rrjete sociale.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është ish i dashuri i Borës, Donald Veshaj, me të cilin moderatorja zhvilloi një takim brenda shtëpisë, ku shfaqen ndjenjat për njëri-tjetrin. Ata i dhanë një mundësi njëri-tjetrit për t’u sqaruar pas përfundimit të këtij reality-show, por siç duket gjërat kanë marr drejtim tjetër.

Në 3-vjetorin lidhjes së tyre, Donaldi u përkujdes që t’i dhuronte qaforen e tij Borës, e që këtë dhuratë ajo e vendosi menjëherë duke u paraqitur në disa dalje në publik me varësen e humoristit.

Por, ditëve të fundit, Donaldi ka nisur flirtimet me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, e që kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Borës, duke publikuar një fotografi pa varëse.

Ndërsa, nuk ka vonuar reagimi i Atdhe Xheravinës, i cili publikoi një fotografi me varëse, teksa ka shkruar: “Ta heq varësen apo ta mbaj”.

Kujtojmë, që Donaldi ka reaguar i revoltuar para disa ditësh duke thënë se është lodhur me etiketimet brenda shtëpisë si partneri i Borës dhe u shpreh se është beqar.

Continue Reading

Aktuale