Connect with us

Lajme

Kanguri nuk ndalon së përqafuari vullnetaren që i shpëtoj jetën nga zjarret në Australi

Published

on

Një pamje prekëse është shfaqur këto ditë, ku Australia po përballet me zjarre të shumta apokaliptike, ku shumë kafshë kanë humbur jetën si pasoj e zjarrit që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit, ndërsa shumë vullnetar janë angazhuar për shpëtimin e kangurëve dhe kafshëve të tjera që janë në rrezik.

Është për të ardhur keq që ne njerëzit shpesh harrojmë rëndësinë e mirënjohjes.

Është një vlerësim mirënjohës për atë që marrim, një mënyrë për të pranuar mirësinë në jetën tonë.

Mirënjohja konfirmohet se është e lidhur me lumturinë, pasi rrit pozitivitetin, ndërton marrëdhënie të forta, dhe përmirëson shëndetin.

Për dallim nga njerëzit, kafshët kurrë nuk harrojnë të na falënderojnë për dashurinë dhe kujdesin që u japim atyre.

Këtë e vërteton edhe sjellja e këtij kanguri, pasi që i shpëtohet jeta nga vullnetarët në Australi.

Continue Reading

Lajme

Dy persona ndërrojnë jetë shkaku i një orteku të dëborës në Turqi

Published

on

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore. Autoritetet njoftojnë se personat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur.

Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe. Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar. Në anën tjetër, Turqia Lindore është “e mësuar” me mot të ftohtë.

Continue Reading

Kosovë

Kurti në Kuvendin e Kosovës: Mos e nënvlerësoni variantin Omicron

Published

on

Në debatin parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në vend, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës foli për situatën aktuale epidemiologjike pas shfaqjes së variantit Omicron të virusit dhe për veprimet institucionale me qëllim menaxhimin e saj.

Përballë këtij varianti jashtëzakonisht ngjitës, kryeministri tha se Kosova ka pasur një avantazh të dukshëm në krahasim me disa vende tjera për shkak të përgatitjeve dhe reagimit me kohë nga ana e institucioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët. Ndryshe nga vende tjera në Evropë dhe rajon, vala e këtij varianti në Kosovë filloi në një kohë kur ishin më pak se 10 raste të reja në ditë dhe më pak se 5 pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Megjithatë, në dyjavëshin e fundit, rastet e reja ditore janë rritur për më shumë se 10-fish dhe ka filluar të vërehet një rritje e dukshme e numrit të spitalizimeve, tha kryeministri Kurti.

Sado që numri i spitalizimeve në këtë fazë mund të duket relativisht i ulët dhe përkundër numrit të madh të të vaksinuarve me dy doza, që tashmë ka arritur numrin prej 800 mijë qytetarë, duhet theksuar që kjo nuk na ofron aspak siguri për ditët dhe javët në vijim, tërhoqi vëmendjen kryeministri Kurti.

Ai tha se qëllimi kryesor i masave aktuale është, që të ngadalësohet aq sa është e mundur rritja e rasteve të reja, sepse ato nuk ndalen dot. Masat synojnë, që në njërën e anë të sigurojnë, që sistemi shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar dhe në anën tjetër nëpërmjet ngadalësimit të shpërndarjes, t’u japin kohë qytetarëve, që të vaksinohet sa më masivisht.

Sa i përket vendimmarrjes për masat e miratuara, kryeministri Kurti tha se kanë qenë rezultat i një procesi të kujdesshëm ndërinstitucional dhe reflektojnë një balancim në mes të vlerave dhe parimeve të ndryshme. Ato nuk janë ekstreme, por janë thelbësisht të moderuara. Duke i referuar studiuesve nga Universiteti i Oksfordit, kryeministri tha se ashpërsia e masave në shumë shtete të Evropës është më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore janë duke monitoruar në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend e më gjerë, në mënyrë që këtë balancë ta ruajmë gjatë ditëve dhe javëve në vijim, me përditësim të masave sipas nevojës. Pra, vendimet tona politike e qeveritare gjithmonë do ta kenë substancën e do të paraprihen nga vlerësimet shkencore, shtoi më tej ai.

“Mos e nënvlerësoni Omicronin”, ishte mesazhi i kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij, meqë ky variant ka shkaktuar dhe po vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda edhe në vendet më të zhvilluar të botës. /Express/

Continue Reading

Bota

Në Afganistan, prindërit shesin fëmijët dhe veshkat për të ushqyer familjet e uritura

Published

on

Pas tërheqjes së forcave perëndimore nga Afganistani vitin e kaluar, regjimi taliban mori pushtetin, ndërkohë që vendi po përballet me një varfëri ekstreme.

Sipas mediave të huaja, disa prindër po shesin veshkat e tyre, në mënyrë që të marrin shuma monetare për të ushqyer familjet e tyre.

Mësohet se tre vëllezër dhe dy motrat e tyre shitën organet e tyre për rreth dy mijë euro për të ushqyer familjet e tyre.

Ndërkohë javë më parë mediat kanë raportuar se prindërit kanë shitur dhe fëmijët e tyre për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.

Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë thënë se nuk kanë as mjete spitalore për pacientët të cilët i nënshtrohen operimeve të tilla.

Continue Reading

Aktuale