Connect with us

Sport

Harry Kane mund të transferohet tek United verën e ardhshme

Published

on

Kapiteni i Totenhemit, Hari Kejn do të mendojë për transfer në Mançester Junajted për këtë verë. Sipas “Gol”, sulmuesi preferon të kalojë në “Old Traford”, në vend se të presë që Totenhemi të ndërtojë ekip të ri, i cili në fund do të luftojë për trofe në ndonjë fazë. Nëse ekipi londinez nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, kjo do të jetë edhe një arsye që të kërkojë ndërrim të ekipit.

Burime të afërta të Kejnit dëshirojnë të dinë se lojtari është i mendimit që të transferohet në Mançester Junajted. Kjo duhet t’u japë dritë jeshile “djajve të kuq” që të tentojnë ta tërheqin gjatë verës.

Sulmuesi ka kontratë me Totenhemin deri në vitin 2024, ndërsa “gjelat” do të kërkojnë shumë solide për yllin e tyre. Megjithatë, Kejn (26) nuk planifikon ta vazhdojë kontratën që e nënshkroi në vitin 2018. Ai është i interesuar të luftojë për trofe, ndërsa ekipi nga Londra për momentin nuk shihet si ekip që mund ta bëjë këtë.

Kejn për momentin është i lënduar dhe ndoshta nuk do të luajë deri në fund të sezonit. Menaxheri i Totenhemit, Zhoze Murinjo, paralajmëroi se nuk do të rrezikojë me situatën e tij dhe ta vendos në lojë para se të shërohet tërësisht. Qëllimi kryesor i sulmuesit është që të shërohet deri në verë që të mund të luajë në Kampionatin Evropian me reprezentacionin e Anglisë.

Continue Reading

Sport

Barcelona merr lajmin e keq para ndeshjes kundër Bayernit

Published

on

Ansu Fati mungon ndaj Bayern, nuk kompleton dot rikuperimin

Ylli në rritje i Barcelonës, Ansu Fati, nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Bayern Munich.

I riu spanjoll kishte pësuar një dëmtim që po e mbanë jashtë fushave të blerta. Shpresat ishin të mëdha për një rikuperim para ndeshjes me Bayern, por një gjë e tillë nuk ka ndodhru.

Marca shkruan se lojtari nuk ia ka dalur që të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj bavarezëve.

Xavi po ashtu ka publikuar listën me lojtarët që janë ftuar për këtë ndeshje dhe aty nuk ishte Ansu.

Akhomach do të jetë pjesë e skuadrës, anash emrave si Coutinho, Dembele, Ter Stegen e Memphis.

Ansu pritet të rikuperohet para fundit të këtij viti kalendarik.

Continue Reading

Sport

Fjalimi emocionues i Majlinda Kelmendit: Faleminderit populli im, ju dua pa fund (Video)

Published

on

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore. Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Majlinda Kelmendi:

“Faleminderit shumë. Mirëmbrëma të gjithëve. E nderuara presidente faleminderit për këtë event jashtëzakonisht të veçantë. Ka kohë që kam filluar ta shënojë këtë letër. Mendoja të them vetëm faleminderit dhe të ulem. S’dija nga të fillojë. Më lejoni të falënderojë të gjithë. Unë jam Majlinda Kelmendi, e lindur në vitin 1991 në Pejë. Vij nga një familje gjashtë anëtaresh të cilët sot më nderojnë me prezencën e tyre. Është hera e parë që familja ime është kështu me mua. Njerëzit më kritikonin që nuk po i falënderoja e përmendja shpesh. Ne e dimë sa duhemi dhe nuk kishte nevojë për më shumë. Modestinë e kam trashëguar nga babi, egon e shpirtin luftarak nga mami, ajo është grua për ka burrëri sa shtatë burra. Kështu i them unë. Butësinë e qetësinë e kam nga vëllai, kurse motra e madhe më ka rritur, meqë prindërit punonin. Atë e thërrisja mami. Kaltërina ka filluar xhudo, dhe më detyronte edhe mua të shkoja. Nuk guxoja ta kundërshtoja. Akoma i mbaj mend shpullat e saj. Duhej të merrja çantën dhe të shkoja në xhudo dhe ajo tashmë merr meritat për sukseset e mia sepse thotë se më ka detyruar. Një person tjetër i veçantë për mua që nuk mund të vinte sonte, është gjyshja.

Ajo është engjëlli im mbrojtës, ajo lutet gjithmonë për mua. Shpesh e ngacmoj pse vetëm unë të ngjava, krejt janë të gjatë dhe vetëm unë e vogël. Ajo thotë se edhe diamanti është i vogël por i shtrenjtë. Si fëmijë isha e butë, e qetë dhe personi i parë që pa shpirtin tim luftarak , është padyshim trajneri im legjendar, Toni Kuka. Shumë njerëz nuk e kuptojnë pse ai është i lidhur aq shumë me mua dhe karrierën time. Unë kam filluar të ushtroj xhudo në moshën tetë vjeçare. Unë jam rrit me të si garuese, ai është rrit me mua si trajner. Për shumë vite ishim vetëm unë dhe ai kundër botës. I kemi treguar botës sa kemi vlera ne Kosova. Kur unë kam qenë 15 vjeç ai ka filluar me fol për medalje ari, njerëzit e quanin të çmendur, por ai sot ka tri medalje olimpike nga shteti i vogël i Kosovës. Derisa unë u bëra kampione botërore, ak qenë Toni bashkë me familjen Kuka, të cilët kanë paguar të gjitha shpenzimet për gjithçka. Unë nuk e di a mund t’ua kthej këtë. E di se arrita rezultate, por për mua bënë më shumë sesa vet familja ime. Faleminderit familja Kuka. Zoti u ruajt dhe u bekoftë. Tonit vetëm dua t’i them faleminderit. Jam e bekuar që Zoti të çoi tek unë, apo mua më solli tek ti. Do të mundohem të bëjhë më të mirën nga vetja, të të bëj krenar deri sa të jem gjallë.”

“Një falënderim tjetër shkon për ekipin tim, shokët e shoqet. Ju falënderoj dhe ju kërkoj falje nëse ndonjëherë kam qenë e padrejtë. Ju kërkoj ndjesë nëse jeni ndjerë keq ndonjëherë. FAlenderim special për sparing partneren time Disin. Ishim sparing per 14 vite. Ajo e dinte se çfarë dua. Ajo sot është kampione aktuale olimpike, dhe për mua xhudistja më e mirë në botë aktualisht. Një falënderim shumë shumë shumë i madh nga zemra, shkon për vendim tim për popullin tim, vendim tim, të cilët më kanë përkrahë gjithmonë pa kusht. E di që jam për ju heroinë, më krahasoni me Nënën Terezë, Adem Jasharin, por unë pa ju nuk mund të arrija. Shpresoj se kam arritur t’iu bëjë krenarë. Shpresoj që ju kam sjellë lot gëzimi, në momente të caktuara edhe hidhërimi, mirëpo ka qenë nderë, krenari dhe privilegj shumë i madh për mua (nuk i përmban lotët…)”.

“Ka qenë nder shumë i madh për mu me përfaqësu Kosovën, me iu përfaqësu juve, populli im. U jam mirënjohës deri në frymën time të fundit, dhe ju dua pa fund.”

Continue Reading

Kosovë

Me ceremoni shtetërore sot pensionohet Majlinda Kelmendi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht sot do të pensionohet nga të gjitha aktivitetet e saj si xhudistë aktive.

Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila do të mbahet ne Institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim ne ora 18:00.

Majlinda pati arritje të mëdha në skenën botërore të xhudos ku gjatë karrierës së saj ka koleksionuar 46 trofe shumë të rëndësishme në këtë sport, transmeton KosovaPress.

Kelmendi i ka fituar 32 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Së fundi ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë.

Ajo tashmë është angazhuar si trajnerë e këtij sporti përkrah trajnerit Driton Kuka.

Pensionimin e saj Majlinda e kishte paralajmëruar që në fillim të vitit 2020 kur për KosovaPress kishte deklaruar se është duke e vlerësua vendimin e saj për shkak se për të qëndruar mnë majat e këtij sporti duhet një përgatitje e madhe fizike dhe psiqike.

Continue Reading

Aktuale