Connect with us

Maqedonia e Veriut

Edhe dy persona të dyshuar me korona virus në Shkup

Published

on

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes një konference urgjente për media, ka bërë të ditur se në një hotel në Shkup gjenden dy shtetas të huaj të dyshuar se janë të prekur nga korona virusi. Njëri është shtetas i Australisë, ndërsa tjetri nga Singapori. Të dy së bashku kanë ardhur nga Kolni i Gjermanisë, raporton Zhurnal.

Siç bëri të ditur Filipçe, të dy personave po i’u bëhen analizat dhe për disa orë do të dalin rezultatet. Nëse rezultatet dalin pozitive, atëherë të njejtit urgjentisht do të dërgohen në spitalin klinik për sëmundje infektive. Deri atëherë të njejtin do të jenë të izoluar në hotel.

Ministri Filipçe njofton se po bëhen bisedime me operatorët celularë që të shtohet një masë e re, me çka, të gjithë të huajt të cilët futen në vendin tonë, menjëherë t’i arrijë një sms porosi me të cilën do të njoftohen se çfarë duhet të bëjnë në vendin tonë si prevencion nga korona virusi.

“Nuk është e ditur se sa do të shkojë numri i të prekurve me korona virus. Shohim si lëvizë në Europë, nuk e dimë si do të ndikojë rritja e temperaturave. Përshkak këtyre gjërave të panjohura mbajmë masa më të ashpra dhe në përputhje me numrat të të prekurve në rajon dhe Europë”, tha Filipçe.

Filipçe bëri të ditur se nëse rezultatet dalin pozitive, do të kontrollohen të gjithë personat me të cilët kanë patur kontakte personat e prekur. Ai thotë se edhe nëse kanë patur kontakte shumë të shkurtëra, janë të vogla shanset që virusi të bartet te tjetri.

“Do të bëhet analizë se ku kanë qenë, sa kohë kanë kaluar në cilat vende, dhe me cilët njerëz kanë qenë në kontakt”, tha Filipçe.

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Aktuale