Connect with us

Maqedonia e Veriut

Disa dëshmitarë në “Titanik” nuk ishin në dijeni se në emër të tyre është paguar për VMRO-DPMNE-në

Published

on

Gjashtë anëtarë të partisë politike VMRO-DPME nga viti 2011, sot dëshmuan në Gjykatën penale për lëndën “Titanik” në të cilin të akuzuar janë shumë persona për parregullsi zgjedhore dhe financim të paligjshëm të fushatave parazgjedhore. Që të gjashtit janë marrë në pyetje nga prokurorja Lile Stefanova dhe deklaruan se nuk ishin në dijeni se në emër të tyre është paguar shumë prej 60.000 denarëve për partinë VMRO-DPMNE, si donacion dhe se për këtë kanë mësuar në deklaratën në PSP kur u janë theksuar fletë pagesat.

Daniella Gruevska e punësuar në SHF “Marko Cepenov” në komunën e Zelenikovës, si dhe Natalija Geleva e punësuar në SPB Strumicë, thanë se as ata nuk kanë dhënë, e as dikujt i kanë dhënë 60.000 denarë për të paguar në emër të tyre për partinë politike VMRO-DPMNE si donacion.

Dëshmitari Stojanço Arsov ka thënë se deputetja Beti Kuzmanovska i ka bërë thirrje dhe i ka thënë të mbushë një fletëpagesë në të cilën do të paguhen para nga tarifa e anëtarësisë dhe nuk i kanë konfirmuar se ajo është paguar, e as që është bërë e ditur shuma në fletëpagesë e cila është paguar.

Xvonko Mitkovski tha se as nuk ka dhënë leje, as ndonjë i afërm i tij ka paguar një mijë euro donacion për VMRO-DPMNE-në dhe se në inspektimin në PSP është vërejtur se fletëpagesa është mbushur gjysmë nga ai dhe gjysmë me shkrim tjetër.

Të njëjtën e theksuan edhe dëshmitarët tjerë se nuk janë të njoftuar për pagesën e një shume të tillë, por thanë se kanë dhuruar para për partinë, disa prej rreth 300.000 denarë, disa të tjerë rreth 5.000 denarë dhe se këtë e kanë bërë në arkën e pranimit.

Gjykimi do të vazhdojë më 11 mars për kur janë propozuar tetë dëshmitarë.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Lajme

Grubi provokon Alternativën: Ne kemi marrëveshje me LSDM-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet.

Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi.

Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara. Këto komente Grubi i bëri në Tv Alsat.

Continue Reading

Aktuale