Connect with us

Lajme

Artan Grubi si reper: “O thirrni dajt se Çairi u bo krejt për njo”

Published

on

Deputeti i BDl-së, Artan Grubi ka shpërndarë ca vargje në profilin e tij në rrjetin social Facebook, bashkë me fotogradi të aktivitetit partiak të hapjes së shtabit zgjedhor në Çair. Vargjet janë të stilit të reperave, ndërsa me to siç duket Grubi dëshiron të tregojë për forcën që sipas tij partia e tij e ka në Çair.

“O thirrni dajt se Çairi u bo krejt për njo, njo për krejt

N’shehër tem ti dallon si Fanta
N’jeten tem ti jo nuk ki shanca
Shokt e tu bir, i kena fanca
E Shoktë e mi janë krejt ikona
Tu bo dritë n’aftër si neona
Shoktë me miliona
Ti pe din krejt bota osht e jona

P.S.
Ti s’ke pas kurr rreth
As n’mahall nuk t’folin“- janë vargjet që Artan Grubi i ka shpërndarë në rrjetrt sociale, përcjell in7.tv

Continue Reading

Lajme

Regjistrohen 410 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 11 pacientë

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.674 testime janë regjistruar 410 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 185 janë në Shkup, Manastir 31, Prilep 22, Ohër dhe Strumicë 15, Veles, Kavadar dhe Shtip 14, Kumanovë 13, Tetovë dhe Koçani 10, Dellçevë 8, Kriva Pallankë dhe Probishtip 6, Radovish, Vallandovë dhe Demir Hisar 5, Berovë, Kratovë dhe Krushevë 4, Negotinë 3, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Resnjë Vinicë, Makedonski Brod dhe Makeondksa Kamenica 2 dhe nga 1 rast në Gostivar, Strugë, Dojran, Bogdanci dhe Pehçevë.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 290 pacientë të shëruar dhe 11 persona të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 6 janë nga Shkupi dhe nga një në Pirlep, Ohër, Veles, Tetovë dhe Gostivar.

Që nga fillimi i pandemisë ka pasur gjithsej 215.995 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 200.293 janë shëruar dhe 7.592 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në 8.110.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Të hetohet borxhi i lartë i Komunës së Tetovës

Published

on

Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.

Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.

Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Aktuale