Connect with us

Maqedonia e Veriut

Taravari: Shpresojmë që komisionerët zgjedhor t’i takojnë koalicionit ASH-AAA (VIDEO)

Published

on

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari, në një konferencë për shtyp ka thënë se pasi që ka ndodhur koalicioni LSDM-BESA, komisionerët zgjedhor me automatizëm duhet që t’ju takojë koalicionit ASH-AAA, si parti më e madhe opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.

Sipas tij derisa LSDM dhe Lëvizja BESA janë në koalicion, nuk mund të ketë dy anëtarë në KSHZ dhe si rrjedhojo kjo duhet që t’u takojë opozitës shqiptare që është pjesë e sistemit.

“Jemi 38 para ditës kur do të ndodhë ndryshimi te shqiptarët, para 12 prillit, jemi me aktivitetet tona në terren në vend dhe në diasporë me mërgimtarët, ku shohim një impakt shumë pozitiv, një gadishmëri të madhe nga ana e tyre që më 12 prill së bashku ta bëjmë ndryshimin, ndryshmi që për 18 vite pritet nga shqiptarët, ndryshim që nuk ka ndodhur prej 2002 tek pala shqiptare. Gjithashtu e shfrytëzoj rastin që t’ju uroj edhe atyre të cilët tashmë i kanë mbushur 18 vjet, e që do të kenë të drejtën për herë të parë të votojnë, bile ata do ta kenë edhe një privilegj që duke votuar për herë të parë të bëjnë edhe ndryshimin tek shqiptarët të përfaqësuar në qeveri. Deri tash ka pasur shumë raste ku shumica e qytetarëve nuk e kanë ditur se a janë të regjistruar në listat zgjedhore, prandaj u apelojmë të gjithë qytetarëve që të hyjnë në web faqen Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe të shohin se a janë të regjistruar apo jo, gjë që mund ta bëjnë deri më 11 prill, i lus që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që të mos mbetet për ditën e zgjedhjeve. Ne kemi angazhuar edhe tre numra të telefonit për njerëzit të cilët kanë nevojë për shërbime logjistike, thjesht nëse nuk e gjejnë dot vetveten këto janë në dispozicion që t’ju ndihmojnë dhe të evitohen problemet e mundshme. Gjithashtu e shfrytëzoj rastin që t’ju informoj, por edhe të gjithë qytetarët e maqedonisë së Veriut se tash më pasi u bë koalicionimi LSDM-BESA, anëtarët e komisionit zgjedhor përbëhen pre dy atëtarëve të partive politike maqedonase dhe dy të partive shqiptare. Partitë shqiptare që i kanë anëtarët e komisionit janë të BDl-së dhe anëtarët që i kishte Lëvizja BESA, me automatizëm u takojnë (shpresoj) opozitës shqiptare,e kjo është Aleanca për Shqiptarët, ne për këtë e kemi dërguar kërkesën tonë në KSHZ dhe shpresoj që sot ose nesër të marrim përgjigje. Gjithashtu i kemi informuar edhe pjesëtarët e OSBE-OHDIR-it dhe presim prej atyre që oficialisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si pjesë e koalicionit t’i dorëzojnë emrat e tyre për anëtarë të komisionit. Të gjitha këto emra do të dorëzohen edhe në komisionet komunale, por gjithashtu edhe në KSHZ.”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

https://www.facebook.com/in7.tv/videos/535571157164006/

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Lajme

Një familje nga Maqedonia e Veriut dëbohet nga Gjermania

Published

on

Në kuadër të masave të intensifikuara të kontrollit dhe kërkimit në zonën kufitare me Francën, efektivët e policisë federale gjermane kanë kontrolluar dje në mesditë një familje nga Maqedonia në një parking në BAB 5, afër Achernit.

Rezultoi se autoritetet përgjegjëse të imigracionit kishin lëshuar një urdhërarrest dëbimi ndaj të gjithë personave, pasi ata nuk kishin përmbushur ende kërkesën për t’u larguar nga Gjermania, informon portali Shtegu. Meqenëse kishin pasaporta të vlefshme, ata u deportuan në vendin e tyre me një fluturim nëpërmjet aeroportit Karlsruhe/Baden-Baden mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të masave policore./Shtegu/

Continue Reading

Aktuale