Connect with us

Maqedonia e Veriut

Standarti i jetesës në RMV, rrogës mesatare i mungojnë 100 euro për të mbushur shportën minimale

Published

on

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, paga mesatare në dhjetor të vitit 2019 ka qenë 26.836 denarë ose 436 euro, kurse shporta minimale sindikale për janar të këtij viti, që e publikoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, (LSM) është 32.791 denarë ose 533 euro.

Në shportën e cila përllogaritet për çdo muaj të vitit, janë përfshirë nevojat minimale për ushqim dhe pije, banim, higjienë, transport, veshmbathje, kulturë dhe shëndet. Ajo tregon që, pothuaj një pagë e plotë mesatare në Maqedoni harxhohet për ushqim, pije dhe për fatura. Më saktësisht, shporta për janar, sipas përllogaritjeve të LSM-së sugjeron që për ushqim dhe pije atë muaj janë nevojitur 13.669 denarë, ndërsa për banim (harxhime komunale, orendi shtëpiake dhe mirëmbajtje) 10.431 denarë ose 41,69 përqind e rrogës. Për transport, mesatarisht, janë nevojitur 2.425 denarë, për veshmbathje 2.155 denarë, për higjienë 2.336 denarë, ndërsa më së paku për kulturë dhe shëndet, 1.966 përkatësisht 706 denarë në muaj.

Vlera e shportës minimale të sindikatës në tre vitet e kaluara është përafërsisht e njëjtë megjithëse, pak a shumë, dallojnë çmimet e rregulluara të rrymës, ngrohjes qendrore, ujit, që i zmadhon shpenzimet jetësore. Për shembull, vitin e kaluar ajo ka qenë 32.751 denarë,kurse muajin e njëjtë 2018 ka qenë 32.354 denarë. Këto përllogaritje të LSM-së janë për familje katër anëtarëshe që jetojnë në banesë prej 50 metra katrorë dhe nuk posedojnë automjet. Ndërkaq aty nuk përfshihen shpenzime për pushim veror dhe dimëror, as shkuarje në kafene apo restorant, si dhe shërbime në floktari apo të tjera të cilat janë gjithsesi pjesë e përditshmërisë.

Sot familja mesatare në Maqedoni nuk jeton shumë më mirë se para 10 vitesh, megjithëse të gjitha qeveritë e deritanishme lavdërohen me rritje të pagave, të pensioneve, të pagës minimale, përmirësim të standardit…

Komunikata e fundit e Entit shtetëror për statistikë për vlerën e shportës së konsumit për ushqim dhe pije, thotë që në periudhën tetor–dhjetor 2010, një ekonomi shtëpiake katër anëtarëshe ka qenë në gjendje me një neto page mesatare ta mbushë shportën mesatare për ushqim dhe pije. Neto-paga mesatare për dhjetor 2010 ka qenë 21.454 denarë, kurse shpenzimet e përgjithshme për ushqim dhe pije janë përllogaritur në 12.342 denarë, ose më tepër se gjysma e rrogës mesatare.

Përndryshe, nga fillimi i vitit 2011 Enti shtetëror për statistikë e ka ndërprerë përllogaritjen e shportës së konsumit sipas kritereve të deritanishme dhe filloi t’u përmbahet rekomandimeve të BE-së në drejtim të harmonizimit të sistemit statistikor të Maqedonisë me atë të vendeve të BE-së. Sipas shembullit të vendeve tjera të Bashkimit edhe te ne obligimin për përpunimin e shportës së konsumit e ka marrë LSM-ja./Meta.mk

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Aktuale