Connect with us

Maqedonia e Veriut

Shkrijel: LSDM-ja zbatoi masa të cilat e përmirësojnë jetën e grave, koha është për përfaqësim 50:50

Published

on

Ligji për pagën minimale dukshëm e përmirëson gjendjen ekonomike të grave. Me ligjin janë marrë parasysh industritë në të cilat dominojnë gratë si punëtore. Këto janë masa sensitive në aspektin gjinor për përforcimin e pavarësisë ekonomike të grave dhe kjo është thelbësore. Por ekziston një linjë e kuqe e cila nuk guxon të kalohet, ajo është linja për diskriminim ndaj grave. Do të ishte përgjegjësi prej të gjithë neve në emër të kësaj kauze për mbrojtjen e grave të kemi kujdes dhe të mos e përziejmë atë që do të thotë agjendë partiake me atë që do të thotë luftë e jona si gra. Si për shembull, nuk bëhet fjalë për diskriminim mbi bazë gjinore në rastin me Rashela Mizrahi. Ajo nuk e ka respektuar ligjin dhe prandaj ka reaguar, dhe jo për atë që ajo është grua, analizoi Sanella Shkrijel, anëtare e Komisionit për punë dhe politikë sociale, në emisionin “Otvoreno” në TV 24.

Ajo sqaroi se LSDM-ja ka bërë një set të plotë të vendimeve ligjore të cilat në mënyrë të konsiderueshme e përmirësojnë statusin e grave në shoqëri.

“Vlerësojmë se është koha për 50:50, gjegjësisht se është koha për gra të fuqishme dhe solidare të cilat do të ndalen pas këtij koncepti dhe është koha për ndryshime radikale në shoqërinë tonë. Në 2,5 vitet e kaluara mendoj se kemi dëshmuar se mund të ndërmerren hapa të mëdha të cilat do të prijnë në zhvillimin e gjendjes me mundësitë e barabarta të grave dhe burrave. Do ta përmendja Ligjin e ri për abortin i cili do të thotë liri dhe autonomi e gruas të vendosë për trupin e saj, do ta përmendja ratifikimin e Konventës së Stambollit dhe të gjitha serviset e reja të cilat i kemi hapur janë me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes prej të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave, Ligjin e ri për parandalim dhe mbrojtje prej të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave për dallim prej asaj që është njohur deri më sot vetëm dhunës në familje, Ligjin e ri për mbrojtjen dhe parandalimin nga diskriminimi, më tej zhvillimin e shërbimeve në nivel lokal në mbrojtjen sociale që do të thotë investim i drejtpërdrejtë në ekonomi për kujdesin ndaj grave”, sqaroi Shkrijel.

Ajo vlerëson se shoqëria në Maqedoni edhe më tej është patriarkale dhe ndryshimet shkojnë mjaft vështirë, por procesi ka filluar dhe duhet të vazhdojë.

“Unë vlerësoj se çelësi për realizimin e këtyre ndryshimeve është solidariteti i gruas dhe lufta e grave. LSDM e njohu çelësin për zhvillimin dhe progresin është në përfaqësimin e barabartë të greve dhe pikërisht prandaj ajo që u soll vendim është jo vetëm përfaqësim i barabartë i grave në të gjitha strukturat drejtuese të partisë por edhe përfaqësim i barabartë në listat e deputetëve. Sistemi i cili ofrohet tani është sistem që garanton se gratë do të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në listat e deputetëve”, deklaroi Shkrijel.

Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale