Connect with us

Lajmet kryesore

Remenski për dokumentet e informatorëve: Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të fuqisë së bashkësisë së sigurimit dhe zbulimit

Published

on

Për posedimin e dokumenteve për të cilat vlerëson se është e mundur të lidhen me spiunim dhe nëse lidhur me to e ka kontaktuar Prokurorinë, deputetja Frosina Remenski sot deklaroi se ato nuk i ruan në shtëpi, por dokumentet, tha, janë në vendin ku duhet të ruhen.

Në deklaratën për mediat pas takimit në Komisionin për Antikorrupsion, deputetja e LSDM-së tha se ndjehet e tradhtuar nga interesimi i opinionit për të dëgjuar për shumë çështje të rëndësishme, ndërsa nuk ka shfaqur interesim vitin e kaluar, por më shumë është interesuar, siç tha, “për disa çështje dytësore dhe të parëndësishme në kontekst të proceseve gjyqësore dhe në kontekst të njerëzve”.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të fuqisë së bashkësisë së sigurisë dhe të zbulimit dhe në interes të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve të cilët, deri tek ne si anëtarë të trupave mbikëqyrës të Kuvendit, kanë dorëzuar dokumentacion të tillë, nuk mund të flas më shumë publikisht pasi fakti që vetë përshkrimi i veprimeve dhe vetë puna për rastet tashmë do t’i identifikojë njerëzit të cilët kanë punuar në këto raste”, tha Remenski, duke shtuar se bëhet fjalë për denoncimin e ligjit për informatorë dhe bëhet fjalë për vepër serioze.

Me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion sot ka biseduar edhe për ato paraqitje të cilat siç tha “aludojnë për involvimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, madje edhe të Prokurorisë Publike në një pjesë si adresë e mundshme e denoncimit”.

Komisioni për Antikorrupsion dhe Avokati i Popullit si adresë për sugjerim, tha Remenski, nuk posedojnë kapacitete institucionale për të procesuar lëndë të tilla të ndërlikuara.

Lidhur me seancat për rastin “Zhvatja” vlerëson se ka jokorrektësi mediatike në raportimin dhe hiperproduksion të informacioneve në të cilat ka edhe shumë spekulime lidhur me të dhe bashkëshortin e saj.

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Lajme

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Published

on

By

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Shpëtim Pollozhani në facebook:

AVOKATI I ,,POPULLIT” KU JE?

EDHE NJË I BURGOSUR POLITIK VDIQ NË BURGUN E IDRIZOVËS DUKE PRITUR DREJTËSI MBI 14 VJETË!

Continue Reading

Lajme

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Published

on

By

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Rexhail Opaja i dënuar me burgim të përjetshëm mesazh politikanve:

“Unë si kam 11 milion euro për me dale prej burgu, por kam pafajsinë dhe gjithë ato dëshmi që s’po merren për bazë e vuj 14 vite i pafajshëm n’burg”

Continue Reading

Aktuale