Connect with us

Lajmet kryesore

Remenski e kënaqur nga veprimi i Antikorrupsionit rreth lëndëve për të cilat ka parashtruar padi

Published

on

Komisioni i antikorrupsionit po punon në lëndët dhe tashmë i ka konstatuar disa nga gjërat që i paraqita edhe publikisht. U binda se anëtarët e Komisionit kanë ndërmarrë hapa seriozë dhe se realisht mund të pres epilog nga paraqitjet e mija, deklaroi deputetja Frosina Remenski pasi që me anëtarët e KSHPK sot paradite i shqyrtuan të gjitha paraqitjet aktuale lidhur me veprimin e institucioneve që ajo i ka parashtruar përmes mbikëqyrjes parlamentare, si dhe paraqitjet e ardhshme që duhet të procesohen.

Bëhet fjalë për lëndën për mundësim kundërligjor të pensionit për zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK), Siljan Avramovski nga ana e ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, për çka, siç tha, ka shkelje serioze të ligjit.

Lënda e dytë ka të bëjë me pronën në të cilën jeton ish-drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski, për të cilën, siç tha Remenski, KSHPK në veprimin e deritanishëm ka konstatuar se drejtori jeton në atë pronë.

Mbetet të rihetohen, tha, mundësitë dhe relacionet për korrupsion të mundshëm lidhur me lëndët aktuale të PSP-së përkatësisht nëse ai nga pozita e drejtorit ka ndikuar apo mundësuar ndonjë të mirë për ish-shefin e tij, ndërkaq edhe lidhur me lëndën aktuale të rastit “Zhvatja”.

“Nëse mosveprimi i drejtorit, i cili jeton në shtëpinë e avokatit të Orce Kamçevit është ndoshta arsyeja përse nuk janë ndërmarrë veprime zyrtare të cilat është dashur të ndërmerren”, deklaroi Remenski. Theksoi se paraqitja për atë lëndë në Antikorrupsion nuk është e lidhur me rastin “Zhvatja”, por, tha, lë përshtypje serioze dhe hedh dyshim se “mosveprimi sipas detyrës zyrtare të drejtorit të DSK-së Nikollovski, të cilit disa herë i janë paraqitur veprime nga familja Kamçev, është fakti që ai jeton në shtëpinë e avokatit të tij”. Me atë rast shtoi se krahas veprave penale me veprim, ka edhe vepra penale me mosveprim, përkatësisht edhe pse në nëntor të vitit 2018 ka marrë informata se po ndodhë “Zhvatja”, deri në maj të vitit 2019 nga drejtori nuk ka pasur veprim zyrtar për t’u parandaluar.

Në pyetjen e gazetarëve nëse krahas drejtorit të DSK-së, në atë kohë ka qenë i informuar edhe kreu politik, Remenski tha se supozon se nuk ka qenë.

“Sepse nëse do të kishte qenë informuar kreu shtetëror-politik, atëherë sigurisht nuk do të pasonin paraqitjet publike dhe shoqërimet e politikanëve, prokurorëve publikë, njerëzve nga drejtësia me të akuzuarit në rastin ‘Zhvatja’”, shtoi Remenski.

Është këndshëm e befasuar, tha, nga ajo që Antikorrupsioni po përgatitë veprim lidhur me lëndën shumëvjeçare në parahetimin që ka të bëjë me pajisjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme me laboratore, që ajo e paraqiti në vitin 2013. Ajo paraqitje, tha, deri më 4 prill do të bëhen shtatë vite se si qëndron në sirtarin e prokurores Gordana Smaqovska, por nuk ka veprim të prokurorisë, përkatësisht veprim. KSHPK do të ndërmarrë, tha Remenski, aktivitete për këtë lëndë serioze, në bashkëveprim me prokurorin shtetëror publik.

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale