Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ndërrimi i emrit të shkollave shqipe në Çair, aktori maqedonas: Do të na ndërrojnë të gjitha toponimet

Published

on

Ish-drejtori i Teatrit të Dramës në Shkup, Sasho Tasevski është përfshirë në debatin lidhur me ndërrimin e emrave të shkollave shqipe në Çair.

Ai përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se apetitet vetëm se rriten e rriten.

“Ngadal do të ndërrojnë edhe të gjitha toponimet, jo vetëm të shkollave. Ata kanë shkuar aq sa kërkojnë shpërblime edhe në Bubamara”, ka shkruar Tasevski duke aluduar tek shqiptarët.

Sipas tij, ata do të shënojnë edhe territore, do të marrin çdo pëllëmbë, deri kur do të trokas ora e ndarjeve dhe kantonizimit. “Kjo nuk është publikim nacionalist, mos u mundoni ta komentoni si të tillë. Kush më njeh, a është shqiptar apo marsoid, e di se nuk është. Ky është një apel që të ndaloni dhe të hapni sytë. Nëse me vetëdije e lejoni këtë, do të paguani çmimin marramendës secili personalisht, edhe kolektivisht”, ka shkruar ndër të tjera aktori maqedonas./INA

https://www.facebook.com/sasho.tasevski/posts/10158018336167180

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Aktuale