Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti iu dërgon letra zyrtarëve të BE-së – I gatshëm për të punuar me ta rreth dialogut me Serbinë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shkruar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, të cilët i ka informuar për objektivat dhe qëllimet e Qeverisë së re.

Kurti ka thënë se e vetmja mënyrë për marrëveshjen me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve.

“Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon”, thuhet ndër tjera në letër.

IN
LAJMET E FUNDIT
LAJME/ Thaçi: Në Amerikë më premtuan qindra miliona dollarë investime pas marrëveshjes
LAJME/ A ishte agjenda e deputetëve arsye për mos thirrjen e seancës për raportimin e Thaçit – flasin shefat e grupeve parlamentare
CULTBIZ&REVIEW/ E veçanta e videoklipit të ri të Justin Bieber
LAJME/ Thaçi, për takimin me Vuçiqin: E lehtëson mundësinë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
LAJME/ Quni punëson vëllain, zyra e kryeministrit nuk guxon të jep komente
CULTBIZ&REVIEW/ Shumë shpejt kënga e re nga Don Phenom
LAJME/ Thaçi: Në Amerikë më premtuan qindra miliona dollarë investime pas marrëveshjes
LAJME/ A ishte agjenda e deputetëve arsye për mos thirrjen e seancës për raportimin e Thaçit – flasin shefat e grupeve parlamentare
CULTBIZ&REVIEW/ E veçanta e videoklipit të ri të Justin Bieber
LAJME/ Thaçi, për takimin me Vuçiqin: E lehtëson mundësinë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
LAJME/ Quni punëson vëllain, zyra e kryeministrit nuk guxon të jep komente
CULTBIZ&REVIEW/ Shumë shpejt kënga e re nga Don Phenom

KRYEMINISTRI KURTI IU DËRGON LETRA ZYRTARËVE TË BE-SË – I GATSHËM PËR TË PUNUAR ME TA RRETH DIALOGUT ME SERBINË
Insajderi INSAJDERI41 minuta më parë
0
Kryeministri Kurti iu dërgon letra zyrtarëve të BE-së – i gatshëm për të punuar me ta rreth dialogut me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shkruar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, të cilët i ka informuar për objektivat dhe qëllimet e Qeverisë së re.

Kurti ka thënë se e vetmja mënyrë për marrëveshjen me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve.

“Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon”, thuhet ndër tjera në letër.

Kurti ka njoftuar zyrtarët e lartë evropianë edhe vendimin për heqjen e pjesshme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, me shpresën se Serbia do t’i heqë të gjitha barri erat për tregti me Kosovën, si dhe t’i japë fund fushatës së saj të çnjohjeve.

“Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet në dialogun me Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i japë fund kësaj. Si kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju”, shkruan Kurti.

Kjo është letra drejtuar Josep Borrell:

Shkëlqesisë së Tij, Josep Borrell Fontelles,

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetar i Komisionit Evropian

I nderuari z. Borrell,

Po ju shkruaj për t’ju informuar për objektivat dhe qëllimet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Dëshiroj t ë shfrytëzoj këtë mundësi që të ritheksojmë shpresën tonë për thellimin të bashkëpunimit dhe integrim të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në përpjekjet tona për vendosje të sundimit të ligjit, zhvillimit të ekonomisë dhe qeverisjes së mirë. Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të BE-së dhe besojmë se marrëdhënia jonë me BE-në është e bazuar në vlerat e përbashkëta që i kemi.

Programi qeverisës i qeverisë sime është i ndërtuar në dy shtylla kryesore. Fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik; përmes rritjes së investimeve ne do të krijojmë vende të reja pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Për më tepër, jemi zotuar në mënyrë të pakompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto dy prioritete të ndërlidhura të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t’i plotësojmë gjersa vazhdojmë në rrugën tonë drejt integrimit evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve.

Ne e kuptojmë nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Jemi të zotuar ndaj procesit të dialogut dhe besojmë se është e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon.

Në përputhje me këtë zotim, duke fill uar nga 15 marsi, ne do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht ne do t’i heqim tarifat mbi lëndën e parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi; në këmbim të kësaj presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës. Ftojmë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të krijojnë mekanizma monitorimi dhe sanksionimi për të siguruar që të dy palët t’i respektojnë zotimet e tyre në marrëveshjet ekzistuese dhe në ato të ardhshme.

Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet në dialogun m e Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me përfaqësuesit e BE-së për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces.

Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj jemi të palëkundur në bindjen tonë se e ardhmja më e ndritur për vendin tonë është integrimi i plotë në BE. Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me BE-në në çdo nivel, veçanërisht në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje e cila sjell paqe të qëndrueshme për rajonin, zhvillim ekonomik për vendin tonë dhe liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, kjo është letra e Kurtit drejtuar Ursula von der Leyen:

Shkëlqesi a e saj, Ursula von der Leyen

Presidente e Komisionit Evropian

E nderuar Shkëlqesia juaj,

Siç edhe jeni në dijeni, në muajin shkurt të këtij viti qeveria ime ka marr detyrën në Republikën e Kosovës. Po ju shkruaj me qëllim që të ju informojmë në lidhje me objektivat dhe qëllimet e qeverisë tonë të re. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi që të riafirmojmë shpresën tonë për thellimin të bashkëpunimit dhe integrim të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në përpjekjet tona për vendosje të sundimit të ligjit, zhvillimit të ekonomisë dhe qeverisjes së mirë. Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të BE-së dhe besojmë se marrëdhënia jonë me BE-në është e bazuar në vlerat e përbashkëta.

Programi qeverisës i qeverisë sime është i ndërtuar në dy shtylla kryesore. Fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik; përmes rritjes së investimeve ne do të krijojmë vende të reja pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Për më tepër, jemi të pakommpromis në përkushtushtimin tonë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto dy prioritete ndërlidhura me njëra tjetrën të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t`i plotësojmë në rrugën tonë drejt integrimit Evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve.

Ne e kuptojmë nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Jemi të zotuar ndaj procesit të dialogut dhe besojmë se është e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon

Në përputhje me këtë zotim, duke filluar nga 15 marsi, do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht do t’a heqim tarifën në importet e lëndës së parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për të punuar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se ky vendim do të hasë në vendim reciprok nga Serbia; ne presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jo-tarifore për tregti me Kosovën si dhe t’i japë fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës.

Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet e kërkuara në dialogun me Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me diplomatët tuaj për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces.

Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj jemi të palëkundur në bindjen tonë se e ardhmja më e ndritur për vendin tonë është integrimi i plotë në BE. Ne mbetemi të bindur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte përfitues jo vetëm për këtë rajon, por edhe për vet BE-në. Mezi presim të pu nojmë ngushtë së bashku për të thelluar partneritetin tonë, rritjen e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, dhe për çështjet e tjera të interesit të përbashkët.

Sinqerisht,

Albin Kurti

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti: Vendimi i SHBA-së vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës në Mitrovicë

Published

on

Kryeministri Albin Kurtim ka thënë se është i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviq dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se ky grup është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve” , tha Kurti.

Tutje theksoi se vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale.

“Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”, u shpreh tutje.

Sipas tij krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare dhe se Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj.

“Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkroi në fund Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Dosja e snajperistit kosovar të ISIS-it që u zbulua nga FBI: U pagua 100 dollarë në muaj

Published

on

100 dollarë në muaj pagë, Skender Qerimi deklaron t’i ketë marrë nga ISIS, çdo muaj, gjatë qëndrimit për 7 vjet në zonat e luftës në Siri. Autoritet kosovare, me ndihmën e FBI-së kanë gjetur prova se ferizajasi, që xhihadin e tij në vitin 2014 e nisi me një kallashnikov, dy vite më vonë arriti që të inkuadrohet në një kontingjent të snajperistëve të brigadës “Dabik”. Ai u riatdhesua në Kosovë në korrik të këtij viti, disa kohë pasi ishte vetëdorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane të cilat në tri vitet e fundit kanë arritur të marrin nën kontroll disa nga bastionet kryesore të ushtrive të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS).

I pafajshëm për akuzat për pjesëmarrje në grup terrorist është deklaruar të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Skënder Qerimi.

Ferizajasi, i njohur me nofkën “Ebu Dher”, ishte riatdhesuar në Kosovë verën e këtij viti, bashkë me 10 persona tjerë që mbaheshin në kampe në Siri nga Forcat Demokratike Siriane.

Me të arritur në vendlindje, 30 vjeçari nga fshati Muhovc i Ferizajt, u arrestua nga autoritet kosovare, dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, e dënueshme nga 5 deri në 10 vite burgim maksimumi.

Prokuroria pretendon se ferizajasi për 7 vjet rresht ka qenë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk, e ku sipas tyre ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e Snajperistëve.

Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se Qerimi udhëtoi për në Siri më 27 qershor 2014, së bashku me dy shokët e tij, poashtu nga Ferizaj, tashmë të deklaruar si të vdekur në luftime atje, Albert Ukzmjali dhe Valon Qukovci.

Aty përshkruhet se treshja rrugën për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS e bënë përmes Aeroportit shqiptar të Rinasit duke fluturuar deri në Stamboll të Turqisë, nga ku më pas përmes lidhjeve të caktuara arritën deri në qytetin Urfa, ku u pritën nga pjesëtarët e ISIS-it me të cilët depërtuan deri në qytetin Raka dhe u regjistruan për të vijuar tutje trajnimet fizike, taktike dhe luftarake si pjesë e organizatës terroriste që atë kohë e kishin nën kontroll pothuajse gjithë territorin e Sirisë dhe Irakut.

Në aktakuzë shpjegohet se Skënder Qerimi, që në atë kohë ishte vetëm 23 vjeç, luftën e tij për shtetin islamik e nisi me një pushkë automatike AK-47, e njohur si kallashnikov, duke arritur tutje që dy vjet më vonë të rekrutohet edhe si snajperist i Batalionit të Snajperistëve të kontingjentit “Ebu Abdurrahman El Beilavi” në brigadën “Dabik”.

Dëshmi për këto, prokurori special pretendon se ka gjetur në pakot e provave që ua ka siguruar Byroja Federative amerikane e Hetimeve – FBI. Në këto prova, në aktakuzën ndaj Skënder Qerimit, të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, përveç të dhënave që përshkruajnë identitetin e të akuzuarit dhe periudhën kohore shkurt 2016 deri qershor 2017 kur ishte i angazhuar si snajperist i ISIS-it, ka të dhëna të mjaftueshme dhe evidentohen edhe pagat mujore me të cilat u pagua kosovari dhe luftëtarët tjerë të bataljonit të cilit i ishte bashkuar i riu nga Ferizaj.

“Veçmas nga pakoja e provave të përshkruar si më lartë e të siguruara përmes rrugëve diplomatike në mënyrë mjaftë të qartë dhe bindëse vërtetohet aktiviteti kriminal i të pandehurit Skënder Qerimi në zonat e konfliktet në Siri ku përshkruhet saktë edhe përfshirja e tij si ushtarë në batalionin e snajperistëve me numër identifikues 1170016136, me emërtimin Skender Derk Zik Qerimi Kusufi, përkatësisht në kontingjentin “Ebu Abdurrahman El Bejlavi” në Brigadën “Dabik”. I njëjti sipas këtij raporti rezulton se ka marrë paga të rregullta mujore nga ISIS”, thuhet në aktakuzë.

Se ka marrë pagë mujore nga ISIS, Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit ua ka pohuar vetë Qerimi në deklaratat e tij të dhëna pas riatdhesimit në Kosovë, para se t’i ngritej aktakuza për terrorizëm.

Sipas tij, ai gjatë qëndrimit në Siri ka marrë nga 100 dollarë në muaj nga organizata terroriste për të qenë i angazhuar si roje në kampin ku ka qëndruar, duke mohuar tutje se ka marrë pjesë direkt në luftime dhe duke mos pranuar të ketë qenë pjesë e batalionit të snajperistëve.

Qerimi në deklaratën e dhënë në hetuesi ka pretenduar se “ekziston mundësia që përgjegjësit e batalionit të snajperistëve ta kenë vendosur gabim në regjistrat”, të cilat autoriteteve kosovare ua ka dorëzuar FBI.

Thotë se gjatë asaj kohe ka poseduar vetëm armën e zjarrit AK47 me katër karikator me municion.

“Mbrojtjen e të pandehurit se kinse në zonat e konfliktit në Siri ka bërë vetëm roje në një depo të armëve dhe municionit duke u arsyetuar se kinse është e mundur të jetë regjistruar gabimisht në batalionin e lartpërmendur e konsiderojmë jologjike, kontradiktore me gjendjen faktike si dhe me provat materiale të siguruara gjatë hetimeve. Andaj, edhe si e tillë është e koncentruar në shmangie të përgjegjësisë penale”, thotë në aktakuzë prokurori i shtetit, Afrim Shefkiu.

“Në këtë fazë, nuk e pranoj fajësinë”, deklaroi i akuzuari Skënder Qerimi, të martën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi aktakuza ndaj tij u prezantua në seancën e shqyrtimit fillestar.

Në afat prej 30 ditësh, nga dje, i akuzuari përmes mbrojtësit të tij, mund të paraqes kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

I akuzuari për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par 2 të Kodit Penal, më 17 korrik 2021 është riatdhesuar në Kosovë. Me marrjen e kontrollit të shumicës së ish-bastioneve të ISIS-it nga Forcat Demokratike Siriane ai iu ishte dorëzuar këtyre të fundit, para riatdhesimit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ishte vënë në ndjekje të ferizajasit qysh korrikun e vitit 2015, një vit pasi ai kishte shkuar në Siri, kur ishte lëshuar edhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj tij. Por, proceduarat për Qerimin ishin pezulluar deri verën e këtij viti kur ai u riatdhesua bashkë me 10 kosovarë tjerë nga Siria në Kosovë, kryesisht gra dhe fëmijë, për t’u mbajtur në paraburgim dhe për të vazhduar përballjen me drejtësinë kosovare.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu përshëndet vendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Veselinoviq e Radojçiq

Published

on

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë vendosjen e sanksioneve amerikane nga grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

“E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës”, shkruan Haxhiu në Facebook.

“Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjellë rend e ligj në atë pjesë të Republikës”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka thënë se Kosova është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e SHBA-së mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane.

Continue Reading

Aktuale