Connect with us

Shëndeti

Vitamina C e mposht koronavirusin? Mjekët kinezë, garë për testimin e efekteve

Published

on

Shumë prej nesh kur afron stina e ftohtë dhe virozat, nxitojnë të marrin një dozë shtesë të vitaminës C. Mjekët në Kinë po përpiqen tani të testojnë efektin e saj edhe tek koronavirusi. Bota shpenzon në vit gati 1 miliardë dollarë për suplemente të vitaminës C. Popullariteti i saj kur vjen fjala tek lufta kundër rrufës e gripit buron nga një teori të cilën e pati hedhur fillimisht në vitet 1970 shkencëtari fitues i çmimit Nobel, Linus Pauling.

Ai ishte i bindur tek përfitimet e vitaminës C, dhe vetë personalisht merrte 3 gr në ditë, edhe pse një pjesë e mirë e kërkimit të tij më vonë u hodh poshtë. Sigurisht, kur bëhet fjalë për infeksione apo viruse si ai i gripit, pranohet që ajo është pjesë e rëndësishme e reagimit të imunitetit dhe tretet shpejt teksa ndihmon duke inkurajuar prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë sëmundjen.

Megjithatë studime të shumta nuk kanë arritur ta mbështesin teorinë e Pauling-it për vitaminën C si një suplement parandalues dhe sipas një raporti të vitit 2017 nga Cochrane Collaboration, më e shumta që mund të shpresojmë nga marrja e një doze më të lartë se mesatarja e përditshme e 1000 mg vitaminë C, e redukton jetëgjatësinë e një rrufe me 8 për qind ose 0.4 ditë.

Doza më të larta ndërkohë, mund ta shkurtojnë dhe më shumë sëmundjen; një hulumtim i Universitetit të Helsinki në vitin 2017 zbuloi se doza ditore nga 6g deri në 8g mund t`i tkurrë simptomat e ftohjes në masën 19%.

Por ndonëse mund të ketë një ndikim në luftën ndaj sëmundjes, në verifikimet e përgjithshme vitamina C nuk u gjet të kishte efekt parandalues, pra nuk të ndihmon të mos sëmuresh. Pavarësisht kësaj, shkencëtarët në Wuhan po kryejnë teste mbi 120 pacientë për të parë nëse dozat e larta të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në luftën kundër Covid 19.

Continue Reading

Shëndeti

Shqiptari që ka thyer rekordin, është vaksinuar 4 herë kundër Covidit

Published

on

Altin Hazizaj zbuloi se është nga të paktët shqiptarë që ka marrë 4 doza vaksine: dy doza nga vaksina kineze Sinovac dhe dy nga vaksina e Pfizer.

“Kur duhej të bëja vaksinën, në dispozicion për personat pa probleme të tjera ishte vetëm vaksina kineze, Sinovac. Ndërkohë, në Europë u vendosën kufizime dhe nuk mund të udhëtoje nëse nuk kishe dy doza të një vaksine perëndimore. Kjo më detyroi, për shkak të punës, që të vaksinohem me dy doza të tjera. Por, problem është se sistemi e-Albania më tregonte jo më shumë se dy vaksina. Sot, sistemi më tregon vetëm 3 doza vaksine. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të marrë masat që të më njihet edhe vaksina e katërt”, deklaroi Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

“Dy kinezet i kam bërë te mjeku i familjes, ndërsa vaksinat Pfizer i kam bërë te sheshi “Skënderbej”.

Unë besoj te shkenca dhe njoh edhe njerëz të tjerë që kanë bërë 4 doza vaksine”, shtoi Hazizaj.

Continue Reading

Shëndeti

Dy ​ushqimet që duhen shmangur për mëngjes

Published

on

Zgjedhja e ushqimeve për këtë vakt është gjithashtu shumë e rëndësishme nëse dëshironi të ruani një linjë në formë.

Këtu janë disa ushqime që duhet të shmangni nëse dëshironi një linjë në formë.

Produktet e qumështit që shënohen si variant i lehtë nuk janë zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë mjaftueshëm proteina, kështu që do të ndiheni më shpejt të uritur.

Kërkimet shkencore kanë treguar se kosi me përqindje më të lartë yndyre kontribuon në humbjen e peshës, ndryshe nga varianti i tij “i lehtë”.

Lëngje të shtrydhura

Një tjetër ushqim në këtë listë që mund t’ju habisë është lëngu i shtrydhur, veçanërisht nga agrumet, si portokalli.

Nutricionistët pohojnë se shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngu i blerë, prandaj nuk rekomandohen si pije për mëngjes, sepse mund të ndikojnë në linjë.

Përveç kësaj, kur lëngu konsumohet, nuk ka përtypje, prandaj nuk do të keni ndjenjën se keni futur diçka në trupin tuaj.

Gjalpë

Gjalpi duhet shtuar në këtë listë të ushqimeve që duhen shmangur për mëngjes.

Edhe pse përmban shumë vitamina, ndër të cilat më kryesoret janë A dhe E, dhe përveç yndyrave të shëndetshme, gjalpi përmban shumë yndyra të ngopura, të cilat mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në dhjamosjen.

Si zëvendësues, dietologët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse redukton ndjenjën e urisë.

Continue Reading

Shëndeti

Mjeku shqiptar: Omicron më i butë se Delta, varianti lehtësisht i dallueshëm përmes PCR

Published

on

Paniku që ka përfshirë botën pas zbulimit të variantit më të ri të virusit covid 19, emërtuar Omicron, është i zmadhuar dhe jo i mbështetur në fakte shkencore.

Në një intervistë për News24 eksperti i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se të gjitha gjetjet e dokumentuara në Afrikë dhe në disa shtete të Europës ku është zbuluar prania e variantit Omicron dëshmojnë për një virus më të butë klinikisht sesa varianti qarkullues Delta.

Por a ka rrezik që variant i ri me 32 mutacione ta thyej imunitetin natyror apo mbrojtjen vaksinale?

Mjeku thotë se është ende shumë herët për të konsideruar virusin një kërcënim botëror për aq kohë sa ai nuk shkakton sëmundje të rënda.

Eksperti i njohur thotë se masave kufizuese drastike nuk e frenojnë përhapjen virale, por vetëm sa e shtyjnë atë në kohë.

I pyetur për rritjen e shtrimeve në spitalet Covid të personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, Pfizer dhe Coronavax, doktori Alimehmeti thotë se problemi duhet parë tek metodologjia, faktori kohë dhe përzgjedhja e vaksinave sipas targetgrupeve duke mos përjashtuar edhe mënyrën e ruajtjes së vaksinës Pfizer në zinxhirin ftohës.

Continue Reading

Aktuale