Connect with us

Lajmet kryesore

Varoshlija dëshmoi për shoqërinë me Boki 13, Todoroviq, Pandeleski dhe Remenski u tërhoqën nga lista e dëshmitarëve

Published

on

Stilisti i modës, Sergej Varoshlija, pronarja e optikës, Maria Jankovska dhe pronari i galerisë, Aleks Kërtov, sot dëshmuan në gjykimin për rastin “Zhvatja”, për atë se prej nga dhe si njihen me të akuzuarin Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe për stilin e tij të jetës.

Varoshlija, i cili dëshmoi i treti, tha se me Bojan Jovanovskin njihet tashmë 15 vite, me të cilin ka bashkëpunuar dhe është shoqëruar.

“Duke udhëtuar shpesh, takonte njerëz shumë të njohur nga biznesi i modës. Për shkak të dallueshmërisë së tij, shpesh ftohej në promovime të ndryshme të modës. Shpesh i dhuronin veshmbathje sepse e konsideronin si figurë ballkanike me ndikim”, deklaroi Varoshlija.

Pas hapjes së 1TV, tha se ka qenë i punësuar si person i mbrojtur.

“Kisha së pari marrëveshje autoriale dhe më pas isha i punësuar, Merrja rrogë në llogari”, tha Varoshlija.

Ana Kamçeva ishte kliente e tij, ndërsa Zoran Milevski, fillimisht e kishte njohur nga qyteti, e më pas edhe intensivisht kur filloi të shoqërohej me Jovanovskin.

Njëherë, theksoi Varoshlija, ka qenë i ftuar në drekë në një restorant nga Bojan Jovanovski, ku ishte edhe Ana Kamçeva.

Në pyetjen nga i akuzuari Bojan Jovanovski, se si është financuar 1TV, Varoshlija tha se kanë pasur shumë klientë dhe reklama, duke cekur se është dashur ta promovojë ujin Pelisterka në emisionin e tij.

Në pyetjen e prokurores Vilma Ruskoska, nëse dinte se ka llogari fiskale për veshje të brenduara, Varoshlija tha se nuk e din, por edhe se nuk pohon se i janë dhuruar.

E para dëshmoi Maria Jankovska, e cila është pronare e optikës, Ajo tha se njihen disa vite me Boki 13 me të cilin ka bashkëpunuar dhe i ka dhënë syze si një figure të njohur për promovim të shitores së saj.

Së bashku kanë udhëtuar në Francë, Itali dhe Greqi, ku kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të modës apo për pushime.

Dësjmitari i dytë, Aleks Kërtov, pronar i një galerie, tha se Bojan Jovanovski ishte klient i tij dhe se kishte punuar disa pasqyra për banesën e tij në Orman.

Gjykimi për rastin “Zhvatja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskoska.

Në seancën e sotme duhej të dëgjoheshin edhe tre dëshmitarë, por Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovle Remenski u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.

I akuzuari i parë akuzohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese” dhe për “pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në seancën e parë për “Zhvatja”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec pranoi fajin për veprën “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”, me ç’rast u dënua me tre vite burg.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Taravari: Për mua Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar

Published

on

Më 25 dhjetor Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët do të diskutojë në lidhje me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përcjell in7

“Mendoj se nëse ka notë një deri në pesë nota është tre. Tre komuna kishim dhe tre komuna kemi. Kuvend është organi partiak ku duhet bisedohet, analizohet, kritikohet dhe në atë Kuvend e shpalim kongresin rregullt, që duhet të mbahet nga fundi i marsit. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, si Sekretar i Përgjithshëm. Unë flas si Sekretar, Gostivarin e fitum, por kam përgjegjësi për Tetovën, Çairin, komuna tjera”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se çdo degë bën analizë për rezultatin zgjedhor dhe të njëjtat rezultate të diskutohen në Kuvend.

Arebn Taravari tha se Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar.

“E them mendimin e një anëtari të Kuvendit Qendror. Aty ka mendime të shumë anëtare tjera. Do ta kritikojmë njeriu tjetrin në Kuvend dhe do të dalim së bashku edhe më të fort”, tha Taravari.

Arbe Taravari tha se ata nuk mund që ta perceptojnë si armiq, ngase kanë kaluar një periudhë shumë të mirë së bashku.

“Thyerje bese është. Ne e kemi informuar Alternativën se në Tetovë dhe Zhelinë do ta përkrahim. Ata na thanë se ju mund ta përkrahni por ne. Gjithnjë u kam thënë anëtarësisë tonë, se ata kanë vendosur, vendimi atyre, a na vjen rëndë, po, shumë më mirë të ishim bashkë, ngase nuk do të kishin shumicë. Praktikisht mos t’i bashkëngjitej, do të ishte 60-60”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Published

on

By

Shkup, 6 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti”, tha Aziri.

Ai gjithashtu ka sqaruar se grupi parlamentar do të funksionojë si grup i veçantë.

“Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha më tej Aziri.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga AAA nuk do të veprojë bashkërisht me këtë grup, ngaqë AAA do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.

Continue Reading

Lajme

RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festa stet ë rore”

Published

on

By

Vazhdojnë gabimet drejtëshskrimore në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Në tabelën e re të pagesës së parkingut, në vend se të shkruhet se në ditët e festave shtetërore është pa pagesë, aty është shkruar: Pa pagesë, e diel dhe festat stet ë rore.

Kjo tabelë është vendosur në Qendrën Tregtare Mavrovasja./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale