Connect with us

Komente

Taravari: Ahmeti keqpërdor figurën e Halil Kastratit për pikë politike

Published

on

Nga Arben Taravari

Lajmi për takim mes Ahmetit dhe humanistit Halil Kastarti rezulton të jetë ,,fake news” i qëllimshëm nga PR i BDl-së me qëllim të përfitimit të pikëve politike.

Ky është një skandal i pa parë deri tani, BDl duke u munduar t’i ikë temës së ballafaqimit publik mes Selës dhe Ahmetit krijojnë lajme të rreme dhe njëkohsisht keqpërdorin figurën e humanistit të madhë Halil Kastrati.

Lajmin e rrejshëm fillimisht e zbuloi portali ,,Zhurnal.mk” kurse të njejtin sot e ka konfirmuar Albazone.media.

Para pak çastesh stafi i portalit Albazone media, ka kontaktuar me manaxherin e profilit të faqes së Humanistit Kastrati, ku në disa media, por edhe ne mediumun tonë thuhej se “BDl me lajme të rreme manipulon opinionin”, kjo sot u konfirumua nga portali Albazone.

Ja çka thonë nga stafi i Halil Kastratit: Po në atë ditë dhe orë Halil Kastrati ka qenë live në një manifestim bamirëse me disporën shqiptare në Angli,

Albazone: A ka pasur takim mes Ahmetit dhe Kastratit?

Menaxheri: ” JO JO nuk pasur takim, pasi hoxha ka qenë në Angli”, këto ishin disa fjalë që dëgjuam në telefon, dhe i njejti na konfirmoj se e kishe parë edhe lajmin tek faqja jonë për takimin e Ahmetit dhe Kastratit, por se pritet që Kastrati ditëve në vijim të prononcohet për skandalin në fjalë.

Continue Reading

Komente

Muhamedi: Kjo shumicë u formua sikur në “kvantashki”, për një përdorim

Published

on

Analisti politik, publicisti, Nijazi Muhamedi në një prononcim për portalin Lider ka thënë se Marrëveshja Zaev-Gashi delegjitimon rolin demokratik të shqiptarëve në jetën politike.

Sipas Muhamedit, synimi është që kjo qeveri të organizojë zgjedhjet e pranverës për t’i fituar ato. Pandershmëria shkon deri aty, thotë Muhamedi, për ta paraqitur këtë krizë të thellë të brendshme të LSDM-së si krizë të shtetit.

I pyetur se Zaev a formoi një shumicë që në afat të gjatë do të sjellë stabilitet dhe perspektivë evropiane në Maqedoni, Muhamedi tha se kjo mazhorancë, me mënyrën se si është “formuar” si treg “kvantashki” i ajvarit, me individë “shpëtimtarë” qoftë shqiptarë apo maqedonas, pa legjitimitet se kë përfaqësojnë, me motive të dyshimta për ofertën e “rolit të shpëtimit”.

Sipas tij kjo qeveri do jetë deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverë, që të jetë ajo më pas që do të organizojë dhe “fitojë” zgjedhjet..!(INA)

Continue Reading

Komente

Gazetari Saliu thumbon Gashin: ‘Mëngjesi me Mickovskin, darka ju zen me Zaevin’ (Video)

Published

on

Gazetari i Televizionit Klan, Furkan Saliu që në opinion njihet si gazetar që lëshon shum thumba kundrejt politikanëve, e ka thumbuar së fundmi edhe kreun e Alternativës Afrim Gashi, partia e së cilit nënshkroi marrëveshje koalicioni me LSDM-në e Zaevit për t’ju bashkuar shumicës qeveritare, njofton monitor.mk

Në kohën kur parashtroi pyetjen Saliu i tha Gashit se mëngjesi e gjen me Mickoskin, kurse darkën me Zaevin…

Sipas Saliut, partitë politike shqiptare, votuesin shqiptar e kanë sjellë në një gjendje të tmerrshme. I pasigurt, konfuz. Saliu thotë se me keqja, është fakti se partitë po e bindin çdo ditë e më shumë se votën e tij nuk ka vlerë.

“Z. Afrim Gashi e sqaroi mirë vendimin e Alternativës. E kupton rrezikun, por thotë se edhe nëse nuk merr asnjë deputet në zgjedhjet e ardhshme, e Maqedonia e merr datën, ai do të largohet nga politika kryelartë dhe faqebardhë. Por nëse nuk ka datë? A do të largohet të nesërmen nga Qeveria, që të dëshmojë atë që e thoshte sot? Që ai dhe bashkëpartiakët e tij nuk kanë janë bërë pjesë e Qeverisë vetëm për shkak të pozitës dhe mbushjes së xhepave. A i mjafton ky shpjegim votuesi të Alternativës? Paaaj, s’di. Të presim janarin, e shkurti pastaj kalon më shpejtë”, ka shkruar mes tjerash Saliu.

Continue Reading

Komente

Profesor Sinani ironizon marrëveshjen e Alternativës me qeverinë e quan Premierë e re “Bretkocat e pushtetit”

Published

on

Profesori universiter dhe analisti i çështjeve politike Arsim Sinani ka reaguar përmes në postimi në facebook në lidhje me koalicionin e qeverisë dhe Alternativës, përcjell in7

Sinani ka ironizuar këtë “aleancë” të cilën e quan premierën e re të filmit “Bretkocat e pushtetit”.

Postimi i plotë

“Premierë e re: “Bretkocat e pushtetit”, Në rolin kryesor: Afrim Gashi. Luajnë:Bekim Sali, Zejd Rexhepi. Regjia: Zoran Zaev, Skenari: Ali Ahmeti.”, shkruan Sinani./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale