Connect with us

Argëtim

Pse janë të veçantë të lindurit më 29 shkurt

Published

on

Rreth katër milionë njerëz janë të lindur në ditën e fundit të shkurtit. Kjo është e barabartë me rreth 0,0686% e popullsisë së tokës.

Zakonisht ata festojnë ditëlindjen e tyre një ditë më parë ose një ditë pas, pra më 28 shkurt apo më 1 mars.

Specialistët kanë llogaritur se shanset për të lindur në vitin e brishtë janë përafërsisht 1 në 1.500.

Shumë besojnë se njerëzit e lindur në një vit të brishtë janë të zgjedhur, të lumtur, të ndryshëm nga pjesa tjetër.

Zakonisht për ata thonë se bartin një intuitë të fortë dhe një talent të mprehtë.

Dëgjohen dhe parashikime të kundërta – të gjithë ata që kanë lindur këtë datë janë me fat të keq. Shpesh, shumë prindër dëshirojnë të regjistrojnë datën e lindjes së fëmijës së tyre një ditë më parë ose një ditë më vonë.

Në Librin e Ginisit mund të gjeni historinë e familjes norvegjez, e lidhur në mënyrë të veçantë me këtë datë. Tre nga fëmijët e tyre kanë lindur më 29 shkurt të viteve të ndryshme.

Më 29 shkurt kanë lindur Mel Gibson, Sandra Bullock, Christina Aguilera, Scarlett Johansson, kompozitori Xhakomo Rosini, aktori James Mitchell, aktori bullgar Hristo Çeshmedzhiev.

Duke qenë i lindur më 29 shkurt është një bekim i veçantë, parashikojnë numerologët.

Dhe arsyeja është se kjo është dita e vetme e vitit përtej kohës dhe hapësirës.

Ata që kanë lindur në këtë datë janë karakterizuar gjithmonë nga një prirje jashtëzakonisht e lartë për krijimtarinë dhe artin.

Ata u bënë aktorë idealë, shkrimtarë, muzikantë.

Continue Reading

Argëtim

11 ditë pa gjumë, ky është njeriu që mban rekordin e frikshëm

Published

on

Sa ditë mund të durojë njeriu pa gjumë? Një 17-vjeçar amerikan ka dhënë një përgjigje për këtë pyetje duke rrezikuar jetën dhe duke thyer çdo parashikim.

Ashtu si uji apo ushqimi, gjumi është një nga nevojat më themelore të organizmit të njeriut. Trupi ynë gjatë 24 orëve kalon një periudhë vigjilence gjatë ditës ndaj ka nevojë për disa orë gjumë për përpunuar informacionin që ka mbledhur.

Gjumi ndihmon edhe në shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror të njeriut.

Randy Gardner , një amerikan 17-vjeçar qëndroi zgjuar për 11 ditë dhe 25 minuta në vitin 1964, madje edhe jeta e tij ishte në rrezik. Gardner u fut në Librin Guines të Rekordeve Botërore.

Gardner ishte jashtëzakonisht i lodhur nga pagjumësia dhe gjithashtu shfaqi shumë ndryshime në sjelljen e tij . Atij i mungonte përqendrimi, kujtesa dhe nisi të shikonte halucinacione. Madje në ditën e 11-të atij iu kërkua të numëronte nga 7 nga 100 dhe ai ndaloi sapo arriti në 65. Kur u pyet pse, ai u përgjigj se kishte harruar saktësisht se çfarë po bënte.

Pas përfundimit të eksperimentit, 17-vjeçarit iu deshën disa ditë për tu rikuperuar. Në fillim flinte gati 15 orë, ndërsa disa ditë më vonë më shumë se 10 orë. Disa dekada më vonë, Gradner deklaroi se kishte një problem serioz me pagjumësinë .

Së fundmi, një britanik, Tony Wright, ka pretenduar se ka thyer rekordin e Gardner duke qëndruar zgjuar për 18 ditë, por kjo nuk është zyrtarizuar në librin e Rekordeve Botërore Guinness.

Continue Reading

Argëtim

Moment qesharak në Turqi: Të tjerët nga jashtë, një person mundohej ta shtynte autobusin nga brenda (Video)

Published

on

Turqia po përjeton një nga vitet më të acarta në historinë e saj moderne. Kjo ka bërë që shumë rrugë të qyteteve të bllokohen shkaku i rënies së madhe të borës.

Si pasojë, përveç shumë automjeteve, edhe shumë autobusë kanë mbetur në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës – sidomos në qytetin e Stambollit.

Dhe në një rast të tillë, disa pasagjerë janë munduar ta shtyjnë një nga autobusët e mbetur në rrugë.
Mirëpo, derisa të tjerët e shtynin nga jashtë, një person shihet teksa mundohet ta shtyjë automjetin gjersa gjendet brenda tij.

Ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale teksa po merr komente të ndryshme.

Ndryshe, Stambolli është një ndër qytetet që më së shumti është goditur nga temperaturat e ulëta që kanë rënë nën 0 gradë Celsius.

Continue Reading

Argëtim

Ndodh edhe kjo: 2-vjeçari i bën “kërdinë” nënës, bën porosinë mijëra euroshe nga telefoni i saj

Published

on

Madhu Kumar po surprizohej çdo ditë, pasi në shtëpinë e saj në New Jersey, SHBA mbërrinin mobilie të porositura.

“Personi i parë erdhi me kutinë, dhe e vendosi pranë derës,” tha Kumar për News 12. Më pas mbërriti një dërgues tjetër, pastaj një tjetër. Së shpejti, kutitë ngjyrë kafe mbushën shkallët e përparme. Një tjetër email mbërriti në adresën e saj se porosi të tjera ishin duke ardhur.

E gjithë situata ishte e mbuluar me mister. Edhe pse ajo i kishte parë artikujt në në Walmart ndërsa shfletonte për shtëpinë e re të familjes në Monmouth Junction, Kumar e dinte që nuk kishte blerë asnjë prej tyre. Ajo pyeti edhe bashkëshortin e saj, Pramod, i cili i tha se as nuk e kishte bërë. As dy fëmijët e tyre të mëdhenj nuk e kishin bërë.

Misteri mori zgjidhje. Ayaansh Kumar, vetëm 22 muajsh, djali i vogël i familjes, mori telefonin, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje.

Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobilieve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak (rreth 1 mijë e 700 euro) në llogarinë e saj bankare.

I lindur në pranverën e vitit 2020, Ayaansh ka jetuar në pandemi, duke parë katër të mëdhenjtë në familjen e tij duke punuar, të mësojnë në shkollë, të blejnë dhe të luajnë, të gjithë nga shtëpia, të gjithë duke përdorur elektronikë për t’u lidhur dhe ndërvepruar me botën. Në këtë mënyrë, duket se ai e ka përvetësuar mirë teknologjinë.

“Ai është kaq i vogël, ai është kaq i lezetshëm,” tha Madhu Kumar për WNBC. “Ne po qeshnim që ai porosiste të gjitha këto gjëra,” shtoi ajo.

Continue Reading

Aktuale