Connect with us

Shqipëri

Pas manifestimit, presidenti Meta jep mesazhin e rëndësishëm

Published

on

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë dje në manifestim.

Ai thekson se protesta e djeshme ishte vetëm hapi i parë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, duke vijuar me paralajmërimet për qeverinë.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, shkruan Meta.

Continue Reading

Lajme

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

Published

on

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre. /Abcnews/

Continue Reading

Lajme

I riu gjendet me këmbë të ngrira në oborrin e xhamisë

Published

on

Mesditën e së enjtes, është gjetur i ngrirë në oborrin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd një shtetas nga Maroku.

Raportohet se ai u pa aty në gjendje kritike për jetën nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha i cili menjëherë ka njoftuar Urgjencën Kombëtare dhe Komisariatin e Policisë të rrethit të Librazhdit.

Policia dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi i gjetur i ngrirë i shtrirë në oborrin e xhamisë nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit rezultonte të ishte Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin e Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore.

Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

Edhe pse në gjendje kritike emigranti maroken ka arritur t’iu shprehë mirënjohje stafit mjekësor të Urgjencës së Spitalit të Librazhdit.

Ndërkohë rreth orës 15:30 emigranti maroken që u gjend i ngrirë është transportuar për në Repartin e djegieve në Tiranë./Balkan Web/

Continue Reading

Lajme

Berisha kërkon hetim kundër Ramës dhe Bashës për larja të parave

Published

on

Pas mungesës disamujore nga salla e Kuvendit, ish-presidenti, ish-kryeministri dhe deputet aktual, Sali Berisha, sot nga salla e Kuvendit, drejtoi akuza të rënda në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Ai kërkoi që parlamenti të debatojë për hapjen e hetimit kundër “dy krerëve të meduzës”, sipas tij, Ramës dhe Bashës.

Kundër dy politikanëve, konsideron ai, duhet të fillohet hetim për larja të parave, përmes veprimeve kriminale.

“Kuvendi duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës, të larjes së parave, kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar zyrtarisht nga OSBE për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshor, të cilën s’e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi”, tha Berisha.

Continue Reading

Aktuale