Connect with us

Sport

Ndeshja Maqedoni-Kosovë, radhë të gjata për të siguruar bileta

Published

on

Ka filluar edhe zyrtarisht shitja e biletave për përballjen në mes të përfaqësueses së Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” shihen radhë të gjata të personave që përpiqen të sigurojnë bileta.

Biletat për ndeshjen janë në shitje nga 03 marsi përmes rrjetit të shitjeve të “MKTickets” dhe vendet e mëposhtme:

– Arena Kombëtare “Todor Proeski” (çdo ditë nga 10:00 deri në 18:00)

– TA Globe – Ohër

– TA Bran – Pastep

– Bar koncepti – Strumica

– Kafe Symbol – Shtip

– Literatura – Manastir

– Kiosk Korso – Të pasigurt

– Uni Son – Velesi

– Duhani Leni + – Gjevgjeli

– Libero Travel – Brakes

Biletat për ulëset jugore dhe veriore të Arenës Kombëtare “Todor Proeski” do të shiten për 5 euro dhe 6 euro. Një person mund të blejë një biletë duke paraqitur një dokument identifikimi (ID e vlefshme ose pasaportë).

Continue Reading

Sport

Evra shpërthen për Topin e Artë: Ky është korrupsion, Lewandowski u grabit sërish

Published

on

By

Triumfi në Topin e Artë nga Lionel Messi shkaktoi shumë diskutime. Shumw njerëz, në fakt argumentojnë se çmimi duhej tw shkonte nw duart e Robert Lewandowskit. Mes tyre është edhe ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Manchester United, Patrice Evra, i cili me një video të postuar në Instagram ka treguar gjithë zhgënjimin e tij me vendimet e France Football.

Sipas francezit, çmimi “Yashin”, i fituar nga Donnarumma, duhej t’i shkonte portierit të Chelseat, Edouard Mendy. Evra nuk është i kënaqur nga verdiktet e prestigjiozes franceze, ndaj menjëherë kaloi në kritika.

“Më vjen shumë keq për Lewandowskin. Njerëzit e ‘France Football’ duhej të shpiknin një trofe për të, sepse janë fajtorë. Ata e dinë se ky është korrupsion. Njerëzit duhet të hapin sytë. Njerëzit e lirë duhet ta thonë hapur se kush e meriton një çmim dhe kush jo”.

“Të gjithë shkruajnë në komente: grabitje, grabitje, grabitje. Njerëzit nuk janë dakord me këtë çmim. Jam i sigurt që, nëse do të bëja një sondazh se kush duhet ta kishte fituar Topin e Artë mes Messit dhe Lewandowskit, do të dominonte polaku. Cili është interesi për futbollin? Tifozët. Duhet t’i dëgjoni ata dhe t’iu jepni disa shpjegime”.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Juventusit, megjithatë është i prirur të sqarojë se fjalët e tij nuk janë diktuar nga një ‘urrejtje’ për Messin: “Më thonë se kam humbur tri finale të Ligës së Kampionëve kundër tij dhe prandaj e urrej atë, por nuk është kështu”.

“Nuk duhet të mos respektojmë Barcelonën, sepse kam humbur finalet kundër saj. Xavi dhe Iniesta do ta kishin merituar Topin e Artë, por ai iu dha Messit. Njerëzit gjithashtu thonë: Cristiano është miku yt, prandaj e urren Messin. Nuk dua të flas me ju djema, nëse nuk më pëlqeni mua”.

“Nuk më intereson, mendja juaj nuk është mjaft e hapur. Ju jeni të përqendruar vetëm te dashuria për lojtarin e preferuar. Nëse e doni dikë, e mbroni, kështu që nuk e merrni si duhet mesazhin tim. Mesazhi im është kundër korrupsionit të organizuar masiv në futboll”.

“Messi ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por Lewandowski ka qenë më i miri këtë vit dhe të kaluarin. Ajo që më pëlqen te Messi është se ai ‘vret’ jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Messi mori Topin e Artë dhe i tha Lewandowskit: Robert, duhet të ta japin trofeun, e ke merituar vitin e kaluar. Po këtë vit, Leo? Djema, hapni sytë. France Football, ne kemi nevojë për përgjigje. Robert, më vjen keq që të grabitën përsëri”.

Evra kundërshton edhe vendimin për t’ia dhënë çmimin “Yashin” Donnarumma-s dhe jo portierit të Chelsea, Mendy, por ka shpjegimin e tij: “Nuk shkoi tek ai, sepse është afrikan. Afrika ka pasur gjithmonë një vend të vogël, por për fat të mirë gjërat po ndryshojnë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Futbollisti i Arsenalit përballet me hajnat që ishin të armatosur

Published

on

By

Futbollisti i Arsenalit përballet me hajnat që ishin të armatosur

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, ka pasur një mbrmje të frikshme derisa ëhstë përballur me disa hajna të armatosur me shkopinj bejsbolli, të cilët po përpiqeshin t’ia vidhnin veturën, orën e dorës dhe telefonin.

Braziliani ishte ballafaquar me hajnat në garazhin e vet dhe pamjet nga kamerat e sigurisë, që u publikuan sot, e shfaqin atë duke ia ofruar çelësat e veturës së vet Mercedes hajnit i cili po ia mbante afër fytyrës shkopin e bejsbollit.

Njëri nga hajnat tentoi ta godiste me shkop metali Gabrielin, por mbrojtësi i Arsenalit e goditi atë në fytyrë para se ta hidhte në tokë.

Hajni, i cili ia doli të ikte, e humbi kapelën dhe policia ishte në gjendje ta gjurmonte përmes ADN-së.

Njëri nga hajnat, Abderham Muse, 26-vjeçar, u dënua më pesë vjet burgim muajin e kaluar, nën akuzën për plaçkitje dhe për posedim të armës.

Continue Reading

Sport

Vetëm 13-vjeç dhe ka shënuar 500 gola në tre sezone

Published

on

Francesco Camarda, një emër ky që duhet mbajtur shënim për të ardhmen. Vetëm 13-vjeç, por me shifrat e arritura deri tani, ka shkaktuar jo pak jehonë. Në tre sezone ka mposhtur plot 500 herë portierët kundërshtarë.

Pavarësisht moshës duket si një veteran në futbollin ku luan dhe shumë larg bashkëmoshatarëve të tij. Shumë e shohin si yllin e ardhshëm të Italisë dhe të Milanit, por vlen të theksohet se Camarda është vetëm 13-vjeç.

Performanca e tij po vjen gjithmonë e më tepër në rritje. Në momentin që skauti Francesco Pagani e përmendi në një prej postimeve të tij në Tëitter, me shifrat e golave, Camarda shkaktoi jehonën e madhe mediatike. Me siguri mund të themi se Milani e ka përlën në akademi, ndërsa kjo histori ngjason shumë me atë të Youssoufy Moukoko nga Borussia Dortmund.

Futbollisti gjerman me rrënjë kameruniane spikati me shifrat në ekipet e të rinjve. Në 123 ndeshje për skuadrat e të rinjve, BVB, shënoi gjithsej 192 gola derisa u bë pjesë te ekipi i parë, për të cilin u bë debutuesi më i ri në Bundesligë dhe Champions League sezonin e kaluar.

Continue Reading

Aktuale