Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ndahet nga jeta mjeku i parë ligjor shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Sot ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku ligjor në Maqedoninë e Veriut, Agim Ramadani.

Ai ka lindur më 3 tetor 1956, në fshatin Zhelinë, rrethina e Tetovës.

Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse specializimin për Mjekësi Ligjore dhe Patologji e kreu në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Për mbi 15 vite ka udhëhequr Mjekësinë Ligjore dhe Patologjinë në Tetovë, kurse ndërkohë ka magjistruar dhe doktoruar në drejtime që lidhen me profesionin primar.

Ramadani ka qenë edhe profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë.

Pas vetes ka lënë kontributin shkencor dhe mjekësor. Në vitin 2015 ka botuar librin e parë në shqip me praktika të mjekësisë ligjore. Gjithashtu ka qenë themelues i Shoqatës së mjekëve dhe stomatologëve shqiptar në Maqedoni.

Ramadani pas vetes ka lënë shoqen dhe tre fëmijët. Varrimi do të bëhet nesër (4 mars) pas namazit të drekës.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Lajme

LSM: Rritja e pagës minimale nuk ka efekte negative për kompanitë

Published

on

Nëse paga minimale rritet deri në 18 mijë denarë, kjo nuk do të ketë efekt negativ për kompanitë në vend. Deri më tani asnjë rritje e pagës minimale nuk ka ndikuar në largimin nga puna të punëtorëve. Përkundrazi, ka rritur produktivitetin dhe punëtorët zgjedhin të qëndrojnë në vendet e tyre të punës, thuhet në analizën e ekspertëve ekonomikë të bërë për Lidhjen e Sindikatave.

Nga sindikata thonë se rritja e pagës minimale duhet të ndodhë që nesër, dhe të mos pritet deri në qershor, sepse qytetarët nuk do të mund ti paguajnë faturat.

“Rezultatet e studimit të prezantuar sot tregojnë se nuk ka asnjë efekt negativ nga rritja e pagës minimale mbi punën së pari në kompani, se punëtorët nuk pushohen nga puna, nuk ka asnjë ndikim në rentabilitetin e kompanive, dhe nuk ka asnjë efekt tjetër negativ”, tha Darko Dimovski- Kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

Sipas analizës, në vend paguhet një nga pagat minimale më të ulëta në Evropë. Më shumë se njëqind mijë qytetarë marrin 15.500 denarë në muaj. Njoftimet e Qeverisë janë se paga minimale do të rritet, por për momentin nuk ka një qëndrim të përcaktuar se kur mund të ndodhë kjo. Të hënën sindikatat do të takohen me qeveritarët dhe nëse nuk ka dritë jeshile për rritje të menjëhershme të pagës minimale, sindikatat kanë paralajmëruar greva në vendet e punës.

Continue Reading

Aktuale