Connect with us

Lajmet kryesore

LSDM: Raporti i KE-së i konfirmoi politikat e suksesshme evropiane të LSDM-së, vazhdojmë në rrugën e reformave dhe integrimit

Published

on

Raporti pozitiv i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet konfirmim tzë politikave të suksesshme euro-integruese të LSDM-së dhe kryetarit Zoran Zaevit dhe të rezultateve të cilat i arritëm në mandatin e shkurtuar prej dy vite e gjysmë.

Reformat të cilat i ndërmorëm janë njohur nga aleatët tanë evropianë, ndërsa vlerësimet e tyre pozitive, si dhe rekomandimin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, janë një lloj konfirmimi se shteti është në rrugë të drejtë, por paraqet edhe motiv të vazhdojmë përpara.

Lidhur me gjyqësinë, Raporti i KE-së vëren një rritëm të përforcuar të implementimit të reformave. Në dobi të kësaj është edhe Ligji për Prokurori Publike i cili për Komisionin është garanci se do të sigurohet përgjegjësi për shkeljen e ligjeve dhe se lëndët e PSP-së plotësisht do të mbyllen me vendim të prerë.

Komisioni Evropian noton reforma pozitive edhe në Sektorin për siguri dhe kundërzbulim kur përmendet ligji i ri, por edhe aktivizimi i Agjencisë Operativ-Teknike (AOT) dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK). Në raport konstatohet se ekziston kapacitet i përforcuar mbikëqyrës në shërbime, por edhe të parlamentit ndaj sektorit të sigurisë.

Raporti i KE-së u përkushton vëmendje edhe reformave në administratën publike ku potencohen aktivitetet qeveritare për transparencë më efikase dhe llogaridhënie, por edhe përpjekjet për digjitalizim dhe thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve ndaj institucioneve.

Presim se pas rezultateve të arritura reformuese, Bashkimi Evropian do të jetë konsekuente në premtimin dhe do ta përmbushë pjesën e vet të obligimit dhe se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i fillojë negociatat me Unionin.

Atë që e pritën qytetarët e Maqedonisë së Veriut 15 vjet, ne arritëm ta realizojmë në dy vite e gjysmë.

Për këtë edhe pas 12 prillit vazhdojmë së bashku me qytetarët në rrugën e reformave dhe integrimit, rrugë e cila siguron të mirën e të gjithëve.

Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale