Connect with us

Maqedonia e Veriut

Osmani: Tabela dygjuhësore ka në institucionet që shërbejnë komuna, në të cilat gjuha shqipe është zyrtare

Published

on

Ligji për gjuhë definon qartë se në njësitet rajonale të institucioneve qendrore, që mbulojnë të paktën një komunë në të cilën gjuha shqipe është zyrtare, gjegjësisht janë mbi 20 për qind dhe në këtë institucion gjuha shqipe është zyrtare, u përgjigj sot në konferencën për shtyp zëvendëskryeministri Bujar Osmani i pyetur për deklaratën e Zoran Zaevit se në Strumicë do të hiqet tabela dygjuhësore.

Osmani i udhëzoi të gjithë ata që kanë dilema se ku duhet të jetë tabela dygjuhësore të drejtohen në njërën nga institucionet, gjegjësisht Agjencinë për gjuhë dhe Inspektorat.

“Nuk ka nevojë që politikanët të komentojnë nëse dhe ku të qëndrojnë tabelat dygjuhësore. Kjo do të thotë se institucionet qendrore në Prilep, të cilat i mbulojnë komunat Dollnen, institucionet në Veles, të cilat i mbulojnë komunën Çashkë ose Fondi për sigurim shëndetësor në Veles, i cili e mbulon komunën Likovë janë dygjuhësore”, sqaroi Osmani.

Zaev sot në konferencën për shtyp të partisë tha se ka qenë i informuar se në Prokurorinë publike në Strumicë qëndron tabela dygjuhësore dhe se pret menjëherë ta mënjanojnë, për shkak se në Strumicë nuk ka pasur më shumë se 20 për qind qytetarë të kombësisë shqiptare. Kryetari i LSDM-së, informoi se në Koçan tashmë është hequr tabela dygjuhësore, si dhe në disa vende tjera. Sipas tij, ligji duhet të zbatohet përmes prizmës së nevojës praktike, e jo për goditje të një komuniteti ndaj një tjetri.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Lajme

Një familje nga Maqedonia e Veriut dëbohet nga Gjermania

Published

on

Në kuadër të masave të intensifikuara të kontrollit dhe kërkimit në zonën kufitare me Francën, efektivët e policisë federale gjermane kanë kontrolluar dje në mesditë një familje nga Maqedonia në një parking në BAB 5, afër Achernit.

Rezultoi se autoritetet përgjegjëse të imigracionit kishin lëshuar një urdhërarrest dëbimi ndaj të gjithë personave, pasi ata nuk kishin përmbushur ende kërkesën për t’u larguar nga Gjermania, informon portali Shtegu. Meqenëse kishin pasaporta të vlefshme, ata u deportuan në vendin e tyre me një fluturim nëpërmjet aeroportit Karlsruhe/Baden-Baden mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të masave policore./Shtegu/

Continue Reading

Aktuale